• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

19:05 : 04/06/2023
në BOTA

Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evropian, është afër synimit për tu klasifikuar si vend “pa duhan pirje”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të marrë këtë status, niveli i pirjes së duhanit në një vend duhet të jetë më pak se 5 për qind. Suedia është shumë afër arritjes së këtij niveli.

Në zonat publike në Suedi, një vend me 10.5 milionë banorë, nuk është e zakonshme të shohësh njerëz duke pirë cigare.

Pirja e duhanit është e ndaluar në stacionet e autobusëve, platformat e trenave, jashtë spitaleve dhe ndërtesave të tjera publike.

Ashtu si në pjesën më të madhe të Evropës, pirja e duhanit nuk lejohet brenda restoranteve, por që nga viti 2019, ndalimi i pirjes së duhanit në Suedi zbatohet edhe për mjediset e jashtme publike, në natyrë.

Lexo edhe:

Evropa në alarm, i nxehti rekord pritet të vazhdojë përtej qershorit

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

Sipas agjencisë së statistikave Eurostat, vetëm 6.4 për qind e suedezëve mbi 15 vjeç ishin duhanpirës të përditshëm në vitin 2019, niveli më i ulët në Bashkimin Evropian. Në bllokun 27 anëtarësh mesatarisht 18,5 për qind e banorëve ishin duhanpirës të përditshëm në vitin 2019.

“Jo, nuk pi duhan. Nuk e di pse. Nuk e kam filluar kurrë”, thotë banori i Stokholmit, Andreas Modig.

“Na pëlqen një mënyrë e shëndetshme e të jetuarit, mendoj se kjo është arsyeja. Nuk më pëlqen aroma, dua të kujdesem për trupin tim, kështu që jo, nuk ka qenë kurrë një interes për mua”, thotë Carina Astorsson, një tjetër banore e Stokholmit.

Shumë ekspertë thonë se ky është rezultat i fushatave dhjetëra vjeçare dhe ligjeve kundër duhan pirjes.

“Nuk mund të pish duhan në rrugë, është e ndaluar në kaq shumë zona. Nganjëherë më vjen pak keq për duhanpirësit sepse është e ndaluar pothuajse kudo”,thotë Cecilia, banore e Stokholmit.

Por ekspertët theksojnë përhapjen e “snus”, një produkt duhani pa tym që është i ndaluar në vendet e tjera të BE-së, por që shitet në Suedi si një alternativë ndaj cigareve.

Këtë produkt, të paketuar në qese të vogla me duhan të lagur, njerëzit e përdorin duke e vendosur nën buzët e sipërme.

Suedezët e pëlqejnë aq shumë këtë produkt duhani, të ngjashëm me disa produkte që shiten në Shtetet e Bashkuara, saqë kërkuan një përjashtim nga ndalimi i BE-së për duhanin pa tym kur u anëtarësuan në BE në vitin 1995.

Për “Swedish Match”, një kompani e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve të duhanit, “snus” është pjesë e identitetit suedez.

“Është pjesë e kulturës suedeze, është si ekuivalenti suedez i proshutës italiane të Parmës apo ndonjë zakon tjetër kulturor”, thotë Patrik Hildingsson, zëdhënës i kompanisë “Swedish Match”, prodhuesi më i mirë i “snusit” në Suedi, e cila u ble nga gjiganti i duhanit “Philip Morris” vitin e kaluar.

Gjatë dhjetë viteve të fundit përdorimi i duhanit të lagur dhe formave të tjera pa tym të nikotinës u rrit nga 11.2 në 13.7 për qind.

Marina Sohlberg, pedagoge në Universitetin e Stokholmit, thotë se politikat kundër duhanit në Suedi kanë pasur efektin e stigmatizimit të duhan pirjes dhe duhanpirësve, duke i larguar ata nga hapësirat publike në oborret e shtëpisë dhe në zonat e caktuara për duhanpirjen.

“Ligjet dhe politikat tona po u dërgojnë sinjale duhanpirësve se kjo nuk pranohet nga shoqëria”, thotë ajo.

Zonja Sohlberg e pranon se edhe duhani i lagur është i rrezikshëm për shëndetin. Por ajo thotë se duhet të ketë një përqëndrim më të madh në pakësimin e dëmit ndaj shëndetit në luftën kundër duhan pirjes.

“Për t’i larguar njerëzit nga pirja e duhanit, që është i dëmshëm për shëndetin, ne duhet tu ofrojmë atyre një alternativë që është më pak e dëmshme”, thotë ajo.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kalimi nga një produkt i dëmshëm në tjetrin nuk është zgjidhje.

“Nxitja e të ashtuquajturës “qasje për reduktimin e dëmit” ndaj duhanit është një mënyrë tjetër se si industria e duhanit po përpiqet të mashtrojë njerëzit rreth natyrës së rrezikshme të këtyre produkteve”, tha OBSH përmes një emaili për agjencinë e lajmeve Associated Press./VOA

Etiketa: Evropepa duhanpirjeSuediavendi i parëvoa

Lajme të lidhura

BOTA

Evropa në alarm, i nxehti rekord pritet të vazhdojë përtej qershorit

17:26 : 24/06/2026
BOTA

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026
AKTUALITET

Demokratët Europianë – Ramës: Shqiptarët duan Europën, jo marrëveshje private për oligarkët

21:06 : 22/06/2026
BOTA

Kush flet për Evropën me Moskën?

08:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
Para

"Rruga në Nju Jork do të mbajë emrin “Ismail Qemali”/ Berisha: Nderim për babain e Pavarësisë

TË GJITHA

Fallxhorja me 23 milionë ndjekës paralajmëron: Alienët do pushtojnë ndeshjen Skoci–Brazil! Reagon FBI

18:49 : 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş