• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Piro Vengu bën tendera për mirëmbajtjen e Portit, privatët shesin apartamente

22:19 : 02/06/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Territori i Portit të Durrësit është kthyer në një “lavatriçe” të madhe parash, ku nga njëra anë drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu, bën tendera mirëmbajtje me afat 3-vjeçar dhe nga ana tjetër firma private ka filluar të shesë njësi shërbimi.

Një paradoks i madh, i cili ndodh në disa metra distancë nga njëra tjetra. “Durrës Yacht Marina” ka zyrat në ambientet e portit, ndërkohë që Vengu vepron pak metra më larg. Çdo ditë, agjentët e firmës private presin dhe përcjellin dhjetëra klientë, shqiptarë dhe të huaj për apartamente, dyqane apo njësi të tjera.

Ndërkohë, Vengu nga ana tjetër, po mundohet të zhvasë edhe qindarkat e fundit, duke bërë tendera me afate të gjata, kur e di shumë mirë se eprorja e tij direkte, Belinda Balluku, ka firmosur marrëveshjen me Mohamed Ali Alabbar. Në faqen e internetit, të vetë kësaj firme shkruhet se “projekti ‘Durrës Yachts & Marina’ drejtohet nga Grupi i Shoqërive ‘Eagle Hills’, ku Mohamed Alabbar është kryetari i Grupit”.

Shpallja e tenderit për mirëmbajtjen 3 vjeçare të pajisjeve të APD-së
Shpallja e tenderit për mirëmbajtjen 3 vjeçare të pajisjeve të APD-së

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur një tender me objekt “mirëmbajtja e aseteve elektronergjitike (3 vite)”. Pra, me kohëzgjatja të kontratës prej 36 muajsh! Në tender kanë marrë pjesë disa firma, ku në fund ka fituar shoqëria “HTM” shpk. Në të njëjtin dokument shkruhet se vlera e ofertës së këtij autoriteti është 85.348.800 lekë, pa TVSH.

Pra, një shumë e madhe, ku nëse do t’i shtojmë edhe TVSH shkon në rreth 900 mijë euro. Ku po i gjen gjithë këto para’ Pirro Vengu? Dhe, më e rëndësishme, përse po bëhen tenderët me periudhë 3-vjeçare kur të gjithë, i madh dhe i vogël, kanë mësuar se në atë territor do ndërtohen pallate, lokale, restorante, qendra të tjera. Për më tepër, që firma që ka marrë truallin shtetëror të Portit të Durrësit, ka filluar të shesë apartamentet, dyqanet dhe njësitë e tjera të shërbimit. Takspaguesit janë më të prekuri, kur nga njëra anë shikojnë se si po iu merret trualli shtetëror, dhe nga ana tjetër, po paguhen sërish paratë e tyre për tenderat e radhës, ose më saktë për qokat e radhës.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

Faqja e internetit e firmës “Durrës Yacht Marina” që lajmëron shitjen e njësive të shërbimit

Nëse Pirro Vengu, drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, ska informacione se në atë vend, edhe te godina e APD së po shiten apartamente, po i kujtojmë që të hapë faqen e internetit të “Durrës Yacht Marina”. Ose të paktën të shikojë dhe lexojë lajme, ku disa muaj më parë, vetëm pak orë nga hapja e zyrës së shitjeve të projektit, gati 90% e apartamenteve janë rezervuar. Edhe pse kompleksi rezidencial pranë portit të qytetit nuk ka nisur endë të ndërtohet, interesi për blerje ishte shumë i madh.

Çmimet variojnë nga 110 mijë euro një apartament 60 m2, deri në rreth 1.2 milionë euro apartamentet 3+2 me një sipërfaqe 400 metra katrorë. “Mënyra e pagesës është me 7 këste. 20% e vlerës jepet vetëm pasi jepet leja e ndërtimit. Në varësi të fazave të ndërtimit, në 7 faza të ndryshme bëhet edhe pjesa e likuidimit. Kësti final, 5%, bëhet në momentin që merret certifikata e pronësisë”, pohojnë agjentët imobiliar. Në total, në përfundim të projektit, në territorin e Portit do të ndërtohen 13 mijë apartamente, si dhe disa hotele me 5 yje. Por, Vengu i Ballukut, vijon të bëjë tendera mirëmbajtje! Do mirëmbajë pallatet apo veprat e aktuale (rrënojat që do ngelin)?

Etiketa: apartamenteAutoritetit Portual të DurrësitDurrës Yacht MarinaPirro Vënguporti i durresitskandalitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

10:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Pse u arratis Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë

11:36 : 27/10/2025
Para

Si ka mbajtur Erdogan një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në vend

TË GJITHA

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com