• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lleshaj kundër Ramës: Kritika që i bëhet publikisht Kurtit, turpëron shqiptarët

13:59 : 31/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në FB, ish-ministri thekson se të gjithë ata që mendojnë se autorët e masakrave në Ballkan mund të konvertohen në partnerë paqësorë e kanë gabim. Sipas tij agresorët mund të ndryshojnë vetëm nëse ata munden qartësisht.

Gjithashtu ai bëri dhe një kritikë në lidhje me personat që sulmojnë kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se çdo presion që i bëhet publikisht Albin është në dëm të interesit kombëtar.

Një prej tyre ka qenë dhe Edi Rama.

Reagimi

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

Në një postim në rrjeet sociale, Lleshaj shkruan:

GJENI NJË NUMËR TELEFONI TË ALBIN KURTIT

Ata që po ushtrojnë dhunë në veri të Kosovës nuk po kërkojnë të drejtat e natyrshme të një minoriteti etnik. Ata, zotëruesit e dikurshëm, as që mund të pajtohen me idenë se janë minoritet sot. Ata nuk pranojnë, as në parim, që t’i binden një qeverie që drejtohet nga shqiptarë. Lojaliteti i vetëm i tyre lidhet me Serbinë, ndërkohë që lojaliteti i vërtetë i Serbisë lidhet vetëm me Rusinë. Iluzionet se autorët e masakrave në Ballkan mund të konvertohen nga koha në partnerë paqësorë janë dëshpëruese. Historia ka provuar se agresorët mund të ndryshojnë vetëm pasi ata të mposhten qartësisht.

Perëndimit iu deshën pothuajse tri dekada që të kuptojë në Ukrainë kotësinë e iluzioneve rreth Rusisë. Mbetet vetëm të shpresohet që bashkë me Rusinë, Perëndimi të kuptojë, më në fund, edhe Serbinë, pa qenë nevoja e një konflikti të ri ushtarak në Ballkan. Serbia nuk mund të transformohet përmes lëshimeve, por vetëm përmes imponimit.

Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se, që të ushtrosh sovranitet, duhet të kesh jo vetëm të drejtë por edhe fuqi. Çdo hap sovran në terren duhet të jetë i bazuar në llogaritjet e sakta të fuqisë, duke kuptuar me këtë elementët e politikës, të diplomacisë, të ekonomisë, të ushtrisë, etj.. Pa garancinë e fuqisë, veprimet në terren nuk vlejnë, për të mos thënë që edhe mund të dëmtojnë. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, në fund të herës, vendos fuqia. Sado e hidhur dhe e padrejtë të tingëllojë, fatkeqësisht kjo është një e aksiomë e vjetër e historisë.

Ndërsa për ata që janë sulur publikisht kundër Albin Kurtit, mendoj se do të ishte më i dobishëm njëfarë moderimi. Edhe vërejtjet më drejta ndaj qëndrimeve të tij, aktualisht, shndërrohen në të dëmshme, kur ato bëhen në rrugë publike. Të gjithë ata që sot kanë diçka të arsyeshme për t’i thënë atij, mund ta bëjnë këtë gjë në një rrugë tjetër, pa bërtitur në media. Dhe, në të vërtetë, ka një mijë gjëra që i duhen thënë Albin Kurtit sot. Por në rrugën e duhur.

Nxitimi meskin për të larë llogari personale apo partiake me Kurtin, në një moment kur cenohen interesa madhore kombëtare, në rastin më të mirë, është dobësi. Presioni publik që po i bëjnë të tjerët mjafton dhe tepron, ndërkohë që presioni që i bëhet atij publikisht nga shqiptarë turpëron.

Etiketa: albin kurtiSander Lleshaj

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
RAJONI

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, voton Albin Kurti

09:19 : 09/11/2025
RAJONI

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

19:50 : 08/11/2025
RAJONI

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
Para

Pasaportat e arta, ambasadori holandez: Shtetësia europiane nuk është për t’u shitur

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com