• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviç-it

15:11 : 31/05/2023
në RAJONI

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje në krime në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në një qytet në Kroaci. Ata u cilësuan si anëtarë të një plani të përbashkët kriminal për t’i dëbuar joserbët nga këto zona, gjatë luftërave ballkanike të viteve të 90-ta.

Dhoma e apelit në Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale përmbysi vendimin për t’i liruar ata nga akuzat për përfshirje në këtë plan kriminal dhe rriti dënimet për Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq nga 12 në 15 vjet.

Gjykatësja kryesuese, Graciela Gatti Santana, tha se të dy burrat, tani në të 70-tat, “ndanë synimin për ta çuar përpara qëllimin e përbashkët kriminal për t’i larguar me forcë dhe përgjithmonë shumicën e jo-serbëve nga zona të mëdha të Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës nëpërmjet kryerjes së krimeve për të cilat akuzohen në aktakuzë”.

Ky vendim i Apelit i jep fund gjykimit më të gjatë të krimeve të luftës që daton nga luftërat ballkanike të fillimit të viteve 1990.

Lexo edhe:

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

Millosheviç ishte gjykuar për krime lufte në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në vitet 1990, por kishte vdekur në qelinë e tij në vitin 2006, derisa ishte endë në proces gjyqësor.

Kryeprokurori i Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykata Penale, Serge Brammertz, e quajti vendimin për rritjen e dënimeve për dy bashkëpunëtorët e Millosheviçit “me të vërtetë të rëndësishëm”.

“Ky është i vetmi vendim që kemi ku zyrtarë nga Beogradi janë të dënuar si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, tha ai.

Stanishiq ishte në gjykatë gjatë seancës dëgjimore, ndërsa Simatoviq e ndoqi atë përmes një video-lidhjeje nga një njësi paraburgimi e OKB-së.

Gatti Santana e quajti vendimin e Apelit një “një moment historik” për gjykatën, e cila merret me çështjet e mbetura nga gjykatat e krimeve të luftës të OKB-së, që tashmë u ka përfunduar mandati, për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën

Stanishiq dhe Simatoviq u dënuan dy vjet më parë për ndihmë dhe nxitje për vrasje dhe krime të tjera të kryera nga paraushtarakët serbë në vitin 1992 në qytetin Bosanski Samac në Bosnjë e Hercegovinë, por u liruan nga përgjegjësia për krime të tjera. Dhoma e Apelit i anuloi të dyja këto vendime dhe rriti dënimet e tyre.

Stanishiq, ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, dhe Simatoviq, zyrtar i lartë i inteligjencës në këtë shërbim, janë të vetmit zyrtarë serbë që janë dënuar nga një gjykatë e OKB-së për përfshirje në krime në Bosnje e Hercegovine.

Stanisiq dhe Simatoviq fillimisht ishin liruar një dekadë më parë nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi, por një Gjykatë e Apelitnmë vonë urdhëroi një rigjykim.

Brammertz tha se gjyqet për krimet e luftës do të vazhdojnë në Ballkan pasi shumë viktima dhe të mbijetuar ende presin drejtësinë.

“Për ne, ishte rasti i fundit”, u tha Brammertz gazetarëve. “Por ne e dimë se ka qindra raste që ende duhet të ndiqen penalisht brenda vendit”.

Munir Tahiroviq, udhëheqës i një shoqate të viktimave të luftës dhe gjenocidit, tha se ai kishte pritur 30 vjet për një vendim që lidh Beogradin me krimet e kryera në vendin e tij.

“Ky gjykim vërtetoi gjithashtu se Serbia ka kryer agresion jo vetëm ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, por edhe ndaj Kroacisë,” tha ai./Rel

Etiketa: gjykata e hagesOKBserbSllobodan Millosheviç

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

22:08 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
BOLD BLOG

Bota e paqëndrueshme: çfarë pritet të ndodhë?

14:48 : 12/10/2025
BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
BOTA

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

08:52 : 30/09/2025
BOTA

Irani refuzon sanksionet e OKB-së: Të paligjshme dhe të pavlefshme

20:00 : 28/09/2025
Para

IGJEUM: Vera do vonojë, qershori me reshje shiu dhe shtrëngata

TË GJITHA

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025

Horoskopi, e premte,16 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/10/2025

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

22:49 : 16/10/2025

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025

Një “top betoni” 20-katësh, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit

22:33 : 16/10/2025

Turqia planifikon burg për promovimin e LGBTQI dhe kufizime në ricaktimin e gjinisë

22:29 : 16/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com