• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama relaks 3.6 milionë euro në “Parkun e Edit”…!

14:38 : 29/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në oborrin e kryeministrisë do ketë harlisje të madhe kacavjerrësish, pemë, barishte të veçanta dhe aromë natyrale lulesh të shumëllojshme, të ngjashme me kopshtet e sheikëve dhe të bosëve të kokainës. Kushton fare “pak” ky projekt, jo më shumë se 3.6 milionë euro. Tanimë është fakt. Vetëm dy javë pas zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama mori lajmin që e priste se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Fusha” si fituese e tenderit për instilacionin “Parku Eden”.

Ky projekt ishte i gatshëm për tu finacuar një vit më parë, por Rama si një “nikoqir i mirë” bëri disa hesape. Pati reagimë të shumta sesi në mesin e krizës energjitike dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë të shpenzohet për luks kryeministror. Projekti u shty në kohë, madje u tha se mund të anulohej, por koha erdhi tani më shumë se kurrë. Zgjedhjet lokale përfunduan me marrjen e 53 bashkive të vendit nga PS dhe si shpërblim për veten, brenda dy javëve nga zgjedhjet, Rama shtoi rrogën e tij, të presidentit, ministrave dhe deputetëve, ndërsa në fund do ketë edhe mundësi relaksi në “Edenin personal”. Madje me të drejtë mund ta quajë edhe “Parku Edi”, jo “Parku Eden”.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik u bë njoftimi se tashmë kontrata është lidhur dhe kompania do ta ndërtojë këtë objekt me një fond 398 milionë lekë apo rreth 3.6 milionë euro sipas ofertës që bëri gjatë garës së zhvilluar. Janë 480 metra katrorë oborr brenda kryeministrisë që do të kthehen në kopshtin e ëndrrave, ku Rama me ministrat dhe të ftuarit e tij mund të zhvillojë evente nga më të ndryshmet me verën që derdhet lumë pranë oazit të ngushtë të Shqipërisë surreale që kanë vizatuar në konceptin e tyre në dhjetë vite të superpushtetit.

Lexo edhe:

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

Aty në atë vend mund të merren edhe vendime të rëndësishme për dhënien me konçesion të rrugëve, lartësimin e kullave të reja, apo vendimi më i shpejtë që pritet për prishjen e pallateve mbi 50 vjeçare që të lirohen trojet e kullave oligarkike.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit është organizatë zhvillimore që i përgjigjet sfidave dhe partnerëve të saj në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. E themeluar që në vitin 1993, FSHZH ka një përvojë 30 – vjeçare zhvillimin e infrastrukturës, urbanizimit, turizmit dhe bashkëpunimit ndërkufitar”. Ky është funksioni i FSHZH-së dhe në asnjë prej pikave të cilat mbështet në projekte dhe fonde nuk përmendet qëllimi për t’i dhuruar kryeministrit relaks 3.6 milionë euro.

Me një fond të tillë do ishte ndërtuar një ujësjellës për shumë zona në vend që ende vuajnë për pikën e ujit. Por Rama këtë e di mjaft mirë dhe është i ndërgjegjshëm se përderisa e votuan masivisht, duke pranuar të nxjerrin në treg dinjitetin me shitjen e votës, përse të mos bëjë personalisht një luks të shfrenuar.

Si një kryeeksprimentues prej dhjetë vitesh kryeministri është njohës i mirë i mentalitetit, sidomos në momentin kur qytetarët hedhin votën. Pasi janë larguar nga keqeverisja mbi 800 mijë qytetarë, pjesa më e madhe të rinj, me të mbeturit, kryesisht pensionistë dhe nëpunës të administratës publike e ka mjaft të lehtë të qeverisë i qetë, për të shfrenuar edhe fantazinë në krijimin e oazeve relaksuese. “Kopshti i Edit” le të shkojë përpara…!

Etiketa: Edi RamaFondi Shqiptar i Zhvillimitkompania Fushakryeministriparku eden

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

09:23 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

21:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

21:29 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

16:55 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal, Paloka: Enveri do të na duket lule para një mostre si Rama

16:43 : 28/07/2025
Para

Rikonfirmimi i Erdogan President, Rusia: Kemi synime shumë ambicioze me Ankaranë

TË GJITHA

Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore, arrestohen 2 inxhinierët, në kërkim pronari

10:54 : 29/07/2025

Denoncimi/ Lokali i vëllezërve Gazheli s’ka çmontuar tendat, IMT i favorizon

10:52 : 29/07/2025

Mot i paqëndrueshëm/ Sinoptikania: Ja çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

10:40 : 29/07/2025

U mbyt në Drinin e Zi në Kukës, identifikohet viktima/ EMRI

10:38 : 29/07/2025

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com