• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A janë fitimet e korporatave ato që nxisin inflacionin global?

08:29 : 29/05/2023
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI

Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në shumë vende, disa ekonomistë thonë se inflacioni i vazhdueshëm është pjesërisht për shkak të korporatave që kërkojnë rritjen e fitimit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell mendimet e disa ekspertëve për faktorët e ndryshëm që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit.

Në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington, studiuesi Daniel Leigh thotë se ka një farë optimizmi për një ulje modeste të nivelit të inflacionit global këtë vit.

“Por kjo do të jetë një luftë e gjatë. Nuk mendojmë se shumica e vendeve do të arrijnë nivelin e ulur të dëshiruar të inflacionit deri në vitin 2025“, thotë zoti Leigh.

Faktorë të ndryshëm kanë kontribuar që ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim ta kenë inflacionin më të lartë nga objektivat e tyre.

Lexo edhe:

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

“Një faktor ishte rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Dhe përveç kësaj shumë vende po përballen me mungesat në tregun e punës. Mungesa e punëtorëve të mjaftueshëm, po rrit pagat”.

Në ekonomitë kapitaliste, rritja e kërkesës sjell rritjen e çmimeve. Por disa analistë shohin një formë të pazakontë inflacioni, edhe pse, sipas vlerësimit të tyre, kërkesa mbetet e qëndrueshme.

“Në përgjithësi, kompanitë që janë mjaft të afërta me konsumatorët, kanë qenë në gjendje të bindin ata që të pranojnë jo vetëm rritjen e kostos, por edhe pak më shumë se aq. Dhe kjo është sigurisht rritja e kufirit të fitimit”, thotë Paul Donovan, ekonomist me kompaninë ‘UBS Global Wealth Management’.

Kjo mund të mos jetë një qasje e qëndrueshme, vë në dukje zoti Donovan.

“Nëse konsumatorët fillojnë të thonë në fakt, ’kjo nuk është një rritje e drejtë e çmimit, nuk do të paguaj për këtë’, atëherë kompanitë do të fillojnë të shqetësohen se nëse i rrisin kufijtë e fitimit shumë, vlera e emrit së tyre do të dëmtohet”.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë përfaqëson një spektër të gjerë kompanish. Hulumtuesi kryesor i saj pohon se kërkesa e konsumatorëve është rritur në mënyrë dramatike dhe i vlerëson argumentat e “inflacionit të udhëhequr nga fitimi” si “të drejtpërdrejta”.

“Çdo ditë shumë nga kompanitë tona mendojnë për uljen e çmimeve. Kur çmimet e mallrave rriten kudo dhe inventarët janë të ulët, shitësit me pakicë i kalojnë disa nga këto kosto tek konsumatorët”.

Atë që disa mund ta shohin si rritje të çmimeve, të tjerë e shohin si kufirin e çmimit që përballon tregu. Disa mund të kritikojnë “fitimet e tepërta”, ndërsa të tjerë vërejnë se rritja e fitimit është normë në një sistem të tregut të lirë.

Ekonomistët thonë se fitimi mund të rritet edhe nëpërmjet praktikave të mira të menaxhimit.

“Nëse ke klientë më të mirë ose nëse ke një kapital njerëzor më të mirë brenda kompanisë, padyshim që do të kesh potencial ose do të kesh norma më të mëdha fitimi”, thotë Jonathan Fortun me Institutin e Financave Ndërkombëtare.

Ulja e kërkesës së konsumatorit mund t’i detyrojë kompanitë të heqin dorë nga rritja e çmimeve dhe të frenojnë inflacionin – synimi kryesor i bankës qendrore amerikane, e cila kohët e fundit rriti normat e interesit për të dhjetën herë në pak më shumë se një vit./VOA

Etiketa: inflacionkorporataRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

08:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

08:15 : 18/06/2026
AKTUALITET

Limoni, domatja, nafta dhe kafeja me rritjen më të fortë të çmimeve, si ndryshoi shporta e shqiptarëve

17:45 : 15/06/2026
AKTUALITET

Inflacioni ‘kërcen’ në 3%, niveli më i lartë në 29 muaj

11:14 : 08/06/2026
AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Çmimet rriten edhe përtej naftës, pjesa më e qëndrueshme e inflacionit “kërceu” në prill

10:11 : 22/05/2026
Para

Ironia e rritjes së pagave

TË GJITHA

Botërori 2026/ Zbulohen katër çiftet e para të fazës me eliminim direkt

10:29 : 26/06/2026

Inceneratori i Tiranës dhe dosja 5D/ GJKKO liron nga arresti i shtëpisë Taulant Tushen

10:26 : 26/06/2026

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

10:17 : 26/06/2026

Shkon në 64 numri i të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU

10:04 : 26/06/2026

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026

Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?

09:27 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet