• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, palët ende larg pajtimit

10:08 : 27/05/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Kosova dhe Serbia janë ende larg pajtimit për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj. Nga Qeveria e Kosovës thonë se kanë dorëzuar komentet për propozimin e ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak për zbatimin e marrëveshjes, por theksojnë se pala serbe nuk është konstruktive për të ecur tutje në zbatimin e ujdisë së dakorduar.

Në partinë në pushtet theksojnë se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi dhe s’duhet të ketë diferencim për zbatimin e nenit shtatë, ku flitet për vetëmenaxhim. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian nuk komentoi pyetur nga KosovaPress, se si do të bëhet sekuencimi dhe metodologjia për zbatimin e marrëveshjes pas pranimit të komenteve të palëve.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit për dialog, Besnik Bislimi theksojnë se Qeveria ka dorëzuar komentet e veta për dokumentet e propozuara për zbatimin e marrëveshjes dhe se tani janë në pritje sa i përket takimit të radhës për diskutimin e tyre.
Zbatim të marrëveshjes në tërësi kërkon edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, i cili thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian nuk duhet të insistojë që neni shtatë të zbatohet i pari, por duhet në mënyrë të planifikuar dhe sekuencuar të zbatohet e tërë marrëveshja.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i bënë thirrje kryeministrit Kurti që të shkojë të raportojë në Kuvend për zbatimin e marrëveshjes bazë me Serbinë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel dhe janë pajtuar për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër, megjithatë, palët ende nuk kanë gjetur pajtueshmëri për planin e zbatimit të marrëveshjes.

Lexo edhe:

Gjurmët e spiunëve rusë në Serbi

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

Etiketa: kosovemarreveshjaSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjurmët e spiunëve rusë në Serbi

08:15 : 03/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:44 : 02/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

13:20 : 30/09/2025
Para

Vendoset sot se kush do të jetë presidenti turk për 5 vitet e ardhshme

TË GJITHA

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025

Gjendet një person i vdekur nga banorët e zonës në Tale të Lezhës

19:04 : 03/10/2025

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

19:00 : 03/10/2025

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025

Rama angazhon të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtuesit për fushatë në Tiranë, caktohen zonat

18:31 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com