• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raiffasen Bank humb gjyqin/ Nuk hiqet sekuestro ndaj makinave që banka i dha me qera Anton Gjinit

23:27 : 25/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Banka e Nivelit të dytë Raiffeisen Bank, nëpërmjet departamentit Raiffeisen Leasing SHA ka kërkuar që Gjykata e Lartë të heq sekuestron për dy automjete luksoze në pronësi të bankës të cilat ajo i kishte dhënë me qira (leasing).

Në vendimin e atashuar në këtë shkrim, shihet se Kolegji Penal ka argumentuar se si SPAK ashtu edhe Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm kanë vepruar drejt duke sekuestruar pasuritë e të afërmve të Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) pasi edhe qiratë e paguara janë me burime ende të pajustifikaura.

Ndërkohë Raiffeisen Bank ka pretenduar të hiqet sekuestro pasi pronare e mjeteve është ajo dhe jo personat subjket të ligjit antimafia.

Në argumentimin pika 18 dhe 19 të këtij vendimi thuhet:

“18.      Kolegji vëren se gjykatat e faktit, bazuar në ligjin parandalues, kanë argumentuar se shtetasi Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe personat e lidhur me të (në rastin konkret, bashkëshortja dhe e bija, zotëruese të pasurisë së pretenduar nga kërkuesi) janë subjekte të këtij ligji. Gjykatat e faktit kanë vlerësuar se, nga të dhënat e disponuara në fashikullin e këtij hetimi pasuror, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova mbi ligjshmërinë e burimit të pasurisë së këtyre subjekteve të ligjit parandalues, ndër të cilat edhe të pasurive objekt të këtij gjykimi si: Autovetura e tipit “Mercedes-Benz”, modeli G 63 AMG, me numër shasie WDB4632761X327336 dhe autoveturë e tipit “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 D4MATIC Coupe, me numër shasie WIN1673231A160131, në pronësi të Raiffeisen Leasing SHA, për të cilat, siç është bërë me dije nga organi i prokurorisë gjatë gjykimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, po kryhen ende verifikimet e nevojshme, pra çështja ndodhet ende në fazën e hetimit pasuror. Për më tepër, që nga përmbajtja e kontratave të qirasë financiare, të administruara me cilësinë e provës, rezulton se nga ana e qiramarrësve Anton Gjinaj dhe Radusha Gjini janë paguar shuma të konsiderueshme monetare, si paradhënie për çmimin përfundimtar të blerjes së mjeteve objekt kontrate, përkatësisht 45.000 dhe 29.100 euro, burimi i ligjshëm i sigurimit të të cilave, është ende në fazë verifikimi.

Lexo edhe:

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

Meta kërkon heqjen e masës “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës

19.       Masa e sekuestrimit të pasurive është një masë parandaluese, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i pasurive/të ardhurave nga subjektet e ligjit parandalues. Të dhënat e dokumentuara nga prokuroria në kuadër të këtij procedimi pasuror kanë qenë të mjaftueshme për të justifikuar vënien e masës parandaluese të karakterit pasuror, nëpërmjet sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme/luajtshme objekt në gjykim, për të shmangur rrezikun e tjetërsimit apo të marrjes së kësaj pasurie nga persona të tjerë/të tretë (element i parashikuar nga neni 11 shkronja ‘a’ të ligjit parandalues dhe i argumentuar nga gjykatat e faktit). Ligji parandalues i ka njohur të drejtën subjektit dhe/apo personit të lidhur që të provojnë të kundërtën, pra ligjshmërinë e të ardhurave dhe të pasurive të tij, fakt që do të jetë objekt i shqyrtimit të kësaj çështjeje në rast se do të konkludohet nga organi i akuzës se ka vend për konfiskimin e saj. Në këtë vështrim, Kolegj thekson se hetimi pasuror është në vijim e sipër dhe tashmë, i takon subjekteve të këtij ligji, apo palëve të prekura nga vendimi i sekuestros së pasurisë, të provojnë ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive të tyre, apo të drejtat pasurore mbi psuritë e sekuestruara, duke paraqitur para prokurorit të çështjes të gjitha aktet/dokumentet/provat që ato disponojnë.

Vendimi-Raiffeisen-Bank-SPAK-GJL

/weblajm.com/

Etiketa: Anton GjiniGjykata e larteRaiffasen Bankspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon heqjen e masës “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës

18:29 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dumani drejt fundit të mandatit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK

16:05 : 15/09/2025
AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas dhe Altin Hajrit, 5 akuza ndaj ish-deputetit

14:14 : 15/09/2025
AKTUALITET

I mori 8 mijë euro një klienti për ta liruar nga burgu, SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu

12:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025
Para

Foto/ “Tirona ra ke gropa”, lojtari i Partizanit “thumbon” bardheblutë pas rokadës në klasifikim

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com