• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si mund t’i luftojë OBSH-ja pandemitë në të ardhmen?

15:30 : 24/05/2023
në BOTA, SHENDETI

Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), se si të përballet me pandemitë, nëse ndodh që të ketë ndonjëherë në të ardhmen. Më 24 maj 2024 pritet që të realizohet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e që duhet të miratohet nga 194 vendet anëtare të organizatës.

Për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një pakt i ri është prioritet tani, duke shtuar se “të gjithë duhet të kemi angazhim brezash në mënyrë që mos t’i kthehemi ciklit të vjetër të panikut dhe neglizhencës”, në asamblenë vjetore të agjencisë së OKB-së. Ky pakt i kërkuar ka për qëllim të mbështet dhe ngjallë organizatat dhe trupat mbrojtës në gjithë botën në luftën kundër patogjenëve të mundshëm pas pandemisë së COVID-19, e cila vrau afër 7 milionë njerëz në gjithë botën.

Çfarë është ky traktati pandemik?
OBSH-ja tashmë ka rregulla të detyrueshme të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, me të cilat që nga viti 2005 përcaktohen detyrimet për ato vende ku ngjarje që kanë të bëjnë me shëndetin publik kanë potencial për t’i kaluar kufijtë. Këto përfshijnë këshillimin e menjëhershëm të OBSH-së për një emergjencë shëndetësore dhe masat për tregtinë dhe udhëtimin.

Këto rregullore, të cilat u miratuan gjatë përhapjes së virusit SARS në vitet 2002-2003, aktualisht shihen si të përshtatshme në rast të përhapjes së sëmundjeve si Ebola, por të pamjaftueshme për një pandemi në nivel global. Pas përhapjes së COVID-19, këto rregullore janë duke u shqyrtuar. Vendet anëtare kanë vendosur që traktati i ri më gjithëpërfshirës i pandemisë, duhet të jetë ligjërisht i zbatueshëm për ata që regjistrohen duke kapërcyer dyshimet e hershme nga Kombet e Bashkuara.

Lexo edhe:

OBSH jep alarmin për kancerin: Priten 35 milionë raste të reja deri në vitin 2050

OBSH paralajmëron Evropën për valën e re të të nxehtit: Mund të përballet me javë më vdekjeprurëse

 

Pas Konventës Kuadër të vitit 2003 për Kontrollin e Duhanit, një traktat që përpiqet të dekurajojë pirjen e duhanit nëpërmjet taksave dhe rregulloreve për etiketimin dhe reklamimin, ky traktat i pandemive do të ishte pakti i dytë shëndetësor i këtij lloji. Megjithatë, ky traktat ka tërhequr kritika në rrjetet sociale, kryesisht nga kundërshtarët e krahut të djathtë, të cilët shqetësohen se mund të rezultojë në transferimin e pushtetit nga shtetet tek OBSH-ja.

Organizata e kundërshton këtë, duke theksuar se qeveritë janë në krye të diskutimeve dhe kanë të drejtë të refuzojnë marrëveshjen. Përkrahësi kryesor i marrëveshjes shihet të jetë Bashkimi Evropian, i cili e propozoi vetë këtë traktat. Pas akuzave për “aparteidin e vaksinave” nga shefi i përgjithshëm i OBSH-së Tedros, vendet në zhvillim, veçanërisht ato në Afrikë, janë të interesuar për të shfrytëzuar diskutimet që të përmirësohet qasja në vaksina.

Drafti më i fundit prej 208 faqesh, i cili u arrit pas pesë rundesh diskutimesh zyrtare, ka ende shumë paqartësi sidomos terminologji të paqartë, si përkufizimi i fjalës “pandemi”. Me kaq shumë vende anëtare të përfshira, nënshkrimi i marrëveshjes mund të jetë më i ndërlikuar. Nuk është ende e qartë se si rregulloret e vitit 2005 dhe marrëveshja e re e pandemisë mund të përshtaten së bashku.

Mirëpo, sugjerohet se ato duhet të jenë plotësuese, në mënyrë që rregullat ekzistuese të zbatohen për përhapje lokale me rregullat e reja që fillojnë nëse OBSH-ja shpall një pandemi – diçka që aktualisht nuk ka mandat për ta bërë. Gjithashtu, nuk është ende e qartë se çfarë ndodh nëse nuk respektohen masat. Një bashkë-drejtues i bisedimeve tha se do të preferohej që të kishte një proces rishikimi me kolegët nga shtetet, në vend se të sanksionoheshin shtetet që nuk pajtohen.

Çfarë reformash tjera janë në proces?
Gjithsej 300 amendamente janë propozuar nga kombet në diskutime të veçanta mbi reformimin e udhëzimeve të vitit 2005.

Sugjerimet fillestare nga Uashingtoni kërkuan transparencë dhe t’i sigurojnë OBSH-së qasje më të shpejtë në zonat epidemike. Sidoqoftë, OBSH-ja pretendon se Pekini ende po fsheh të dhëna klinike nga rastet e hershme që mund të përfshijnë tregues për origjinën e virusit SARS-CoV-2. Kina lejoi ekipet e ekspertëve të udhëhequr nga OBSH-ja që të vizitojnë epiqendrën e COVID-19 në Vuhan.

Etiketa: OBSHpandemi

Lajme të lidhura

SHENDETI

OBSH jep alarmin për kancerin: Priten 35 milionë raste të reja deri në vitin 2050

20:55 : 12/07/2026
BOTA

OBSH paralajmëron Evropën për valën e re të të nxehtit: Mund të përballet me javë më vdekjeprurëse

16:56 : 07/07/2026
BOTA

OBSH shpall fundin e epidemisë së hantavirusit, shërohet edhe pacienti i fundit

17:11 : 04/07/2026
BOTA

OBSH: 1 300 vdekje në Evropë lidhen me valën e paprecedentë të të nxehtit

09:29 : 29/06/2026
AKTUALITET

Temperaturat ekstreme në Evropë, OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala e të nxehtit

18:13 : 28/06/2026
AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
Para

Kremlini: Të merremi seriozisht me luftën ose do përballeni me revolucion

TË GJITHA

Hegseth vendos të bëhen teste testosteroni për ushtarakët amerikanë

12:33 : 16/07/2026

Ish-kryetarja e FRPD: Me Berishën nuk fitohen zgjedhjet! PD duhet rinovuar

12:19 : 16/07/2026

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

12:11 : 16/07/2026

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş