• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputetët dhe qeveria e meritojnë rritjen e pagës

18:00 : 24/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pa u mbushur dy javë nga zgjedhjet lokale, deputetët u mblodhën për të trajtuar një çështje shumë të rëndësishme: rritjen e pagave të tyre. Diskutuan gjatë, hodhën e pritën dhe të gjithë ishin të mendimit se pagat duhet të kishin një hierarki sipas rëndësisë së postit. E nisën me presidentin që ja mbushën goxha kuletën, më pas me kryeministrin, i cili vërtetë nuk ka kërkuar gjë për vete, por i vinte zor, ku kohët e fundit edhe për të blerë lapsa për të pikturuar nuk kishte para.

Kabineti qeveritar i gjithi kishte dhënë shenja se kriza i kishte prekur thellë. Ministrat në përgjithësi po shfaqen prej të paktën dy vitesh të parruar. Në fillim femrat e show bizit diskutonin se mund ta mbanin leshin në fytyrë për modë, por në fakt ata nuk kishin para as për të blerë brisqe. Pa harruar se me shpenzimet e tyre kryenin fushatë dhe herë pas here në zonat ku takonin qytetarët shihnin sesi edhe në fshatrat më të thellë krekoseshin nga pasuria e vendosur. Madje ministrave të deleguar në bashki të ndryshme të vendit nuk u dilnin paratë as për pilaf, e jo më paçe koke. Ministrat për vete porosisnin ndonjë kafe, duke iu thënë kamarierëve të xhelatuar dhe veshur shtrenjtë: “ma mbushni edhe një gotë ujë depozite”. Aq keq i kishte dërmuar kriza në këto vitet e fundit.

Ministreshat gjithashtu e lëshuan ca veten, shihnin me ëndje klinikat estetike dhe parfumet e shtrenjta në internet, por aq guxonin të porosisnin, paga nuk u dilte. Mbanin edhe shumë halle të tjera të familjes, ku fëmijët e ministreshave nuk blinin dot një patatinë në kioskat e shkollave shtetërore, burrat e papunë të ministreve shfrynin e shtynin kohën në lokalin e lagjes me ndonjë kafe apo teke raki që ua jepnin kryesisht pensionistët që iu ishte rritur me kohë pensioni dhe u dilte për të ngrenë, pirë, shëruar në klinika private, madje pronotuar edhe pushime në Dubai.

Në hall sa nuk ka ku shkon ishin edhe 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë. Prej kohësh shfaqeshin gati në depresion ku shfrynin sikletin e pamundësisë ekonomike në foltoren e kuvendit. Në fund deputetët menduan edhe për veten, duke e rritur pagën e cila hyn në fuqi që me një prill. Në llogaritë bankare të qershorit do të kenë të shtuar pagën dhe mund të lajnë edhe borxhet që ua kanë marrë kryesisht qytetarëve të pasur dhe mbi të gjitha pensionistëve të majmur nga rritja e çmendur e pensioneve. Një pensionist merr mesatarisht 11 mijë lekë në muaj. Për ta del e tepron…

Lexo edhe:

Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

Sipas projektligjit për “Kompetencat për caktimin e pagave” deputetët përfitojnë rritjen më të madhe me 98 për qind, duke e çuar pagën bruto me 310,250 lekë nga 156,777 lekë që është aktualisht. Paga e ministrave rritet me 82 për qind, duke shkuar në 310,250 lekë në muaj nga 174,760 lekë që ishte më parë. Rritje me mbi 72% pësoi edhe paga e kryeministrit dje Kryetarit të Kuvendit, ndërsa paga më e lartë në vend ajo e Presidentit që është në krye të hierarkisë së pagave arriti me 425.000 lekë nga 257, 000 lekë që është aktualisht me rritje 65%. E meritonin. Tashmë ministrat mund të rruhen, ministreshat mund të lyhen, e kryeministri ka para për të blerë lapsa, bojë dhe kanevacë për pikturat e tij. E meritonin këtë rritje, sidomos tani pasi zgjedhjet përfunduan.

Etiketa: deputeteKuvendipagat e deputeteve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

10:33 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Debati PS-PD për raportimin e krerëve të drejtësisë, Balla kërcënon se do kalohet në votim

12:17 : 27/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Debati me Peleshin, PS kërkon përjashtimin 30-ditor të Gazment Bardhit nga Kuvendi

19:49 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
Para

Jurgen Bardhi shkëlqen në Turqi, ish-mesfushori i Partizanit është mes asistuesve më të mirë

TË GJITHA

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025

Lulzim Basha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja (Video)

16:18 : 30/10/2025

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025

Këlliçi-Ballës: Një pjesë e mirë e grupit të PS do të votojë për Florian Binajn

15:57 : 30/10/2025

‘Ha e pi me familjarët e Ramës’/ Noka: Irena Gjokën e mbani se i bindet partisë

15:48 : 30/10/2025

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025

Vrasja e Edmir Bregut/ Lihet në burg vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Në fuqi masa edhe për “Rrumin”

15:39 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com