• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i policisë, qytetari me azil politik në Gjermani ndalohet në Kukës

22:32 : 22/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Gazmend Zeqiri, një shtetas kosovar, por që prej vitit 2018 ka pasaportë gjermane, pasi ka fituar azil politik në Gjermani.

Gazmendi tregon se nuk ka të drejtë të shkojë në Kosovë, por nënën e sëmurë ia sjellin ta takojë në Tiranë. Herën e fundit, në mes të Majit 2023, kur po kthehej për në Gjermani nga aeroporti i Kukësit, i thonë se ka shkresë nga Kosova për ekstradimin e tij.

Gazmend Zeqiri: Për shkaqe sigurie dhe për siguri të familjes time dhe timen, më është rrezikuar jeta në Kosovë dhe kam emigruar në Gjermani. Në Gjermani kam marrë statusin e azilantit dhe kam mbrojtje ndërkombëtare. S’kam të drejtë me shku në Kosovë dhe shumë herë diku te 10 herë, kam qenë në Tiranë, sepse mamën e kam shumë sëmurë prej kohësh dhe vij të familja ime në Tiranë, shkoj në Durrës, rrija 7-8 ditë dhe u ktheja nga Tirana përsëri në Gjermani.

Gazetarja: Keni patur probleme në pikën doganore të Rinasit?

Gazmend Zeqiri: Kurrë, kurrë! Asnjëherë, hiç! Në datën 2 maj, e kam ble një biletë Gjermani-Kukës. Kapiteni na lajmëroi, që për shkak të motit, do të zbresim në Tiranë. Kemi zbrit në Tiranë dhe kam ndejt me familjen deri në datën 13 Maj. Në datën 13 Maj isha me makinë të vëllait dhe solla makinën në Kukës, siç më duket, kam qenë ‘non stop’ në ndjekje. Në aeroport të Kukësit kemi mbërrit rreth orës 14:00 të datës 13 Maj dhe kur shkova te Policia dhe i dhashë pasaportën, më thanë “Gazmend me keqardhje më thanë është një fletë-arrest nga Kosova”. Unë u shtanga, e humba, gati pësova infarkt.

Lexo edhe:

Plazh me fekalet në Durrës, ana tjetër e ‘mrekullisë’ turistike

Shteti si “makineri zgjedhore”, OSBE/ODIHR dhe BE denoncuan qeverinë për qindra milionë euro

I marrin dokumentet dhe e mbajnë gjithë natën aty, duke ia anuluar fluturimin e kthimit. Të nesërmen në mëngjes, i thanë të firmosë që policia e ka trajtuar shumë mirë dhe e kanë lënë të udhëtojë me një biletë të re.

Gazmend Zeqiri: Më kanë marrë në shoqërim të Policisë dhe më kanë futur në një dhomë, që kishte qenë e shefit të aeroportit dhe aty hynin dhe dilnin policë. Erdhi ky shefi, që ishte me rroba civile. Në ato momente më është marrë pasaporta dhe karta e identitetit, është fotografuar dhe i është dërguar “Interpol Tirana”. Në orën 12:00 të natës vjen një email prej Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës prej personit Gazmend Qitaku, “Ky shtetas duhet të ekstradohet në Kosovë patjetër.” I bëj një pyetje shefit të Policisë së aeroportit, shkruaja një email, që në qoftë se Gazmend Zeqiri është në Interpol, atëherë do ta ekstradoj, ma dërgo një dokument! Atëherë këta i kanë shkruar dhe nuk ia sillte Kosova atë dokument. E ka marrë në telefon Hilmi Jakaj dikë edhe e ka pyetur, “për çfarë e kërkoni Gazmend Zeqirin? Në qoftë se kërkoni me Interpol, atëherë duhet ta na sillni një dokument”! I thonë, që Gazmend Zeqirin e kërkojnë privatisht. Kemi shkuar në Hotel “Tirana” në Kukës dhe në momentin, që jam fut, ata e kanë mbyllur derën, ky polici e ka mbyll derën dhe kam qenë i burgosur. Në mëngjes, rreth orës 7:00, kemi dalë prej aty dhe kemi shkuar për të ngrënë dhe më pas kemi shkuar në zyrën e këtij shefit në Aeroportin e Kukësit dhe aty kam ndejt deri nga ora 11:00. Në orën 11:00 shefi i policisë, Hilmi Jakaj më ka dhënë një fletë A4 dhe ça ka thënë ai e kam shkruar dhe më kanë kthyer pasaportën dhe kartën gjermane. Unë shkrova atë që më tha Hilmi Jakaj. “Jam mirënjohës për policinë, më ka ofruar kushte komode, i kanë respektuar të gjitha kufizimet, oraret e ndalimit”. Kam shkuar më pas te ato jashtë dhe kam prerë një biletë 85 Euro edhe kam hip në avion.

“Stop” komunikoi në telefon me punonjësin e policisë, Hilmi Jakaj, i cili thotë se pas verifikimeve, pretendimet e Gazmendit rezultuan të drejta dhe ndaj ai u la i lirë. Në pasaportën e qytetarit, thuhet se ky shtetas nuk lejohet të shkojë në Kosovë.

Gazetarja: Arsyeja e ndalimit?

Hilmi Jakaj: Është ndaluar për llogari të shtetit të Kosovës. Ka qenë në “stop-list” për llogari të Kosovës. Në pasaportën e tij, ky shtetas nuk është lejuar të çohet drejt Kosovës dhe është lënë i lirë.

Gazetarja: Në ç’kuptim për llogari të Kosovës? Kishte një urdhër arresti ndërkombëtar?

Hilmi Jakaj: S’ka urdhër arresti ndërkombëtar, po për shkak, që ne kemi një marrëveshje me Kosovën, që për çdo shtetas, që është në “stop-list” i dorëzohet palës së Kosovës.

Gazetarja: Pse nuk u çua rasti konkret meqë qenka i ndaluar dhe i kërkuar nga Kosova?

Hilmi Jakaj: Nuk është çuar, pasi në pasaportën e tij ka shënime, që nuk i lejohet të shkojë në Kosovë dhe prandaj janë kryer verifikimet.

Gazetarja: A jeni në dijeni që ka pasur dhe hyrje të tjera në Shqipëri dhe ky problem nuk i ka dalë në asnjë moment?

Hilmi Jakaj: Del vetëm në sistemin TIMS në zonën kufitare me Kosovën.

Gazetarja: Pra ju del vetëm juve në Kukës?

Hilmi Jakaj: Po, po!

Gazetarja: Sistemi TIMS funksionon për të gjithë shefi.

Hilmi Jakaj: Nuk e di unë!

Gazetarja: Sistemi TIMS funksionon si për Korçën si për Tiranën, si për Kukësin. Nuk është i përcaktuar vetëm në një qytet. Mos kemi të bëjmë me një kërkesë private nga ana e ndonjë punonjësi policie apo shtetit të Kosovës kundër këtij shtetasi?

Hilmi Jakaj: Jo, jo, absolutisht jo!

Gazetarja: Në momentin që është ndaluar dhe në momentin që është liruar dhe është sqaruar situata. I është dhënë thjesht që të bëjë një deklaratë me shkrim që jam trajtuar mirë nga ana e punonjësve të policisë.

Hilmi Jakaj: Pikërisht ju ka marrë deklaratë, që s’ka pas vërejtje.

Por tani shqetësimi i Gazmendit, është dekonspirimi i adresës dhe të dhënave të tij në një kohë që kjo nuk duhet të ndodhte.

Gazmend Zeqiri: Shqetësimi im është më i madh, që në Kosovë më kanë ndodh shumë gjëra të këqija, që nuk mund t’i them për publikun. Por tani në Gjermani nuk jam i sigurt, sepse të gjitha të dhënat e i mia i kanë shkuar Policisë së Kosovës. Për arsyet e ndalesës dhe arsyet e lejimit për t’u kthyer në Gjermani, nuk jam i informuar dhe s’kam asnjë dokument.

/Tvklan.al/

Etiketa: denoncimpoliciskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plazh me fekalet në Durrës, ana tjetër e ‘mrekullisë’ turistike

10:36 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shteti si “makineri zgjedhore”, OSBE/ODIHR dhe BE denoncuan qeverinë për qindra milionë euro

22:00 : 11/06/2025
AKTUALITET

Devoll, 42-vjeçarja shantazhon një burrë: Më jep para që të mos publikoj fotot

15:23 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Denoncimi i 21-vjeçares: Më kanë hapur profil fals për të më prishur imazhin

10:55 : 11/06/2025
RAJONI

Arrestimi i ish-efektivit, Serbia e akuzon për Banjskën. Avokati: Përndjekje politike

21:09 : 10/06/2025
AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025
Para

Bardh Spahia: E vërteta pse humbëm bashkinë e Shkodrës

TË GJITHA

Përplasen dy makina në aksin Bilisht-Korçë, njëra përfundon jashtë rruge

17:05 : 15/06/2025

Trump: Kosova dhe Serbia ishin shumë pranë luftës, por unë e ndalova atë!

16:55 : 15/06/2025

Denoncimi me VIDEO: I riu tenton të rrëmbejë një fëmijë te Shkëmbi i Kavajës

16:38 : 15/06/2025

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

16:21 : 15/06/2025

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

16:12 : 15/06/2025

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com