• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre “shkodranë” për Shkodrën pa llogaritur… kryeministrin

17:14 : 21/05/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të momentit- fituesin e reality show-t dhe kryebashkiakun e ri të Shkodrës, ngall kuriozitet për të kuptuar se çfarë ka ndërmend të bëjnë njeriu që qeveris vendin, njeriu më i famshëm për momentin dhe njeriu që do të drejtojë kryeqytetin e Veriut.
Tema e podcastit të shtatë pritej më e qetë, në analogji me ditën e 7-të: “Pasi krijoi qiejt dhe tokën, së bashku me të gjitha krijesat e gjalla, Zoti vuri re se puna e tij ishte kryer dhe e shpalli ditën e shtatë si ditë pushimi.

Podcasti “Blu Brothers”, një gjetje që bashkon protagonistin e “djathtë” shkodran të Big Brother me të “djathtin” e sapo zgjedhur si kryebashkiak, nuk zhgënjen.
Tema e intervistës me Luis Ejllin dhe Benet Becin ishte Shkodra.

Në 44 minuta, Shkodra vetëm nga intervistuesi (kryeministër) u përmend 20 herë. Ideja kontrolluese e bisedës ishte: “Ne (të tre) e kemi Shkodrën në zemër dhe në mendje”.

Podcasti shërbeu edhe për përsëritjen e mesazheve/batuta të fushatës përmes podcastit. “Ky është i djathtë, por këtë radhë qyteti ka votuar jo me zemër, por me mendje”, “Po të pyes si një i djathtë që ka votuar…”, “The se isha i djathtë, por në punë je futur në kohën e qeverisë së majtë…”.
Edhe shigjeta kryesore që kryeministri kishte në zgjedhje u fut “natyrshëm” në podcast, përmes pyetjeve të shkurtra informuese për Luizin:

Lexo edhe:

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

-Ti e ke familjen në Amerikë?
-Po.
-Po a shkon atje….?
-Po.
-Domethënë e merr vizën?
-Unë nuk jam “non grata”.

Intervistuesi ja arriti qëllimit deri tek minutat e fundit të bisedës.

Tejet i qartë në objektiv, (Shkodra) duke kombinuar pyetjet e gjata me të shkurtra (pse? kush?), dëgjimin me vëmendje dhe me pyetje follow-up, gjuajtjen e “lajmit”, me rrëfëmin e shkurtër, ironinë me autoironinë (unë kam mbarur punë me flokët).

Tek minutat e fundit intervistuesi veshi xhaketën e kryeministrit dhe tregoi llërët e politikanit që mban gjithmonë lapsin në dorë: “projektet e mëdha i bëj vetë”. “Ti do të rrish në Shkodër, këtë mos ta diskutojmë se e kam gati zëvëndësuesin…” dhe (pyetja drejtuar Luizit)“çfarë do doje ti nga Beneti, se nderin ja ktheve s’mund t’i kthesh nderin gjithë jetën? Ja lave jeni zero-zero”.

Podcast nis me kuriozitet për fëmijërinë e dy protagonistëve që intervistuesi kërkon t’i lidhë me Shkodrën edhe pse kryebashkiaku i ri është rritur në Tiranë.
“…po më përpara (Benet) në fëmijëri ke shkuar në Shkodër”?

Mes dy “shkodranëve” të sotëm edhe intevistuesi kthehet 32 vite pas dhe e fut veten mes shkodranëve anti-regjim në meshën e parë të Dom Simon Jubanit në Shkodër në dhjetor të ‘90.

Por nga minuta e parë deri tek e fundit, biseda ofron sa aftësitë e intervistuesit, edhe një lloj droje për t’u futur në batuta me Luiz Ejllin.

-Kjo martesa sapo dole është e vërtetë apo vazhdim i spektaklit?

Pyetja është një ngritje topi për Luizin që ja kthen duke futur në lojë Lali Erin.

Intervistuesi e nuhat që nuk duhet ta vijojë ping-pongun dhe kalon nga Beneti, tashmë nuk e pyet, por i dikton si kryeministër: “Duhet të shoh faturën e dritave që konsumon duke ndenjur në Shkodër dhe jo si disa (kryebashkiakë) që shkojnë dhe vijnë në Tiranë.

Mbyllja e podcastit janë fjalët që intervistuesi kryeministër ja “grabit” çdo kritiku: “Këta ishin të ftuarit sot dhe besoj se jo për meritën time, kjo do të jetë një ngjarje në historinë e podcastit dhe do të ndiqet shumë, sepse vazhdon një kuriozitet i caktuar që unë nuk kam lidhje, por që natyrisht regjimi i shfrytëzon të  gjitha dhe të gjithë”.

Nëse do të kishte më shumë kohë Kryeministri pa dyshim për pasionin e dukshëm që ka dhe për mungesën e konkurrencës mund të arrijë të bëj intervista dhe biseda shumë të mira.

Pyetja: Nëse kohën e podcasteve do t’i kushtohej qeverisjes, natyrisht merr përgjigje të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

*Marrë nga FB i autorit

Etiketa: Edi Ramalutfi dervishipodcast

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

13:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë

13:22 : 25/10/2025
AKTUALITET

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

10:58 : 25/10/2025
Para

Partizani-Vllaznia/ Bekim Balaj tund rrjetën, shkodranët rihapin ndeshjen (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com