• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Senatori Menendez: Asociacioni mund të sjellë paqëndrueshmëri, jam i shqetësuar

20:24 : 19/05/2023
në AKTUALITET, RAJONI

E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi ishte në qendër të një seance dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të mbajtur të enjten në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në Senat të Shteteve të Bashkuara. Në raportimet e tyre, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar folën mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas seancës, kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Senatori Bob Menendez tha se nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, ndërsa shprehu shqetësimin se Asociacioni mund të krijojë paqëndrueshmëri

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, Bob Menendez, thotë se thelbi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor është një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë e drejtë për të dyja palët.

“Duket qartë se kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të shqetësuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e botës dhe Evropës. Historia na tregon se atje konfliktet mund të ndizen me shpejtësi. Është e rëndësishme të bëjmë atë që duhet dhe të sigurohemi që të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj vendeve si Kosova, për shkak të dëshirës tonë për të parë një zgjidhje përfundimtare. Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë”, thotë Senatori.

Duke iu referuar ndikimit në Bosnje dhe Hercegovinë të së ashtuquajturës “Republika Serbe”, zoti Menendez kritikoi trysninë e shtuar ndaj Kosovës për krjimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, megjithë shqetësimin që ai mund të bjerë ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është asociacioni i komunave serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kalurën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri”, thotë zoti Menendez për Zërin e Amerikës.

Lexo edhe:

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: Trump ndaloi Serbinë të pushtonte Kosovën

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

Ai i bëri këto komente pas seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.

Në këtë seancë, raportoi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të dy thanë se Ballkani Perëndimor është përparësi për administratën e Presidentit Joe Biden.

Zoti Chollet tha se marrëveshja e Ohrit, e arritur më 15 maj midis Kosovës dhe Serbisë, përcakton rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Kjo marrëveshje mund të sjellë shumë përfitime për Kosovën dhe Serbinë. Është një përparim i rëndësishëm në tejkalimin e një cikli krizash që e ka karakterizuar marrëdhënien midis këtyre dy vendeve për shumë kohë. Por është shumë e brishtë. Duhet punë dhe guxim politik. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi që palët të përmbushin zotimet e tyre”, tha zoti Chollet.

Por sipas tij, sfida kryesore është zbatimi i marrëveshjes.

“Për fat të keq, nuk po shohim shumë zbatim të marrëveshjes nga asnjëra palë. Prandaj jemi të angazhuar në një diplomaci intensive që të nxisim të dyja vendet të përmbushin marrëveshjen”, tha zoti Chollet.

Beogradi akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve, me refuzimin e saj për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për shkelje të marrëveshjes së Ohrit, për shkak të qëndrimeve të saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.

“Qëndrimi ynë është se asociacioni është një detyrim ekzistues ligjor në kuadër të marrëveshjes së Brukselit. Por, ne vazhdimisht i kemi thënë Kosovës se do ta ndihmojmë në formësimin e tij sipas një modeli evropian, që nuk shkel sovranitetin, strukturën kushtetuese dhe funlsionalitetin e saj”, tha zoti Escobar.

Ai shtoi se krijimi i një asociacioni sipas këtyre modeleve nuk e lejon një vend fqinj që të pengojë kushtetutshmërinë ose strukurën ligjore të një vendi tjetër.

“Ajo që duam të shohim, është përdorimi i asociacionit për të penguar atë që Serbia po bën në veri të Kosovës, duke e futur atë nën strukturën dhe ligjet e Kosovës. Nuk e shoh këtë si një lëshim për Serbinë. Unë e shoh këtë si një mënyrë që Kosova të jetë në shërbim të qytetarëve që jetojnë në të”, tha zoti Escobar.

Megjithatë as zoti Chollet, as zoti Escobar nuk thanë konkretisht se si do të garantohet kjo përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa udhëheqësit e Kosovës kanë thënë se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, zyrtarët e lartë amerikanë veçuan pikërisht këtë çështje, edhe në kuadrin e përmirësimit të shanseve për njohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe afrimin me BE-në.

Në seancë, ligjvënësit dhe zyrtarët e lartë shprehën shqetësimin për gjendjen në Bosnjë, rikonfirmuan mbështetjen për anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, si edhe vlerësuan hapat e Malit të Zi drejt Evropës.

Etiketa: kosovemenenndessenatori

Lajme të lidhura

RAJONI

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: Trump ndaloi Serbinë të pushtonte Kosovën

20:25 : 30/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

19:02 : 30/06/2025
RAJONI

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025
RAJONI

4 të mitur përleshen në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë

11:58 : 30/06/2025
RAJONI

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

11:21 : 30/06/2025
RAJONI

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

16:13 : 29/06/2025
Para

Shifrat e INSTAT, zhvlerësimi i euros godet eksportet shqiptare

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com