• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manipulimi i votës/ Prokuroria: Janë regjistruar 31 kallëzime dhe 18 procedime penale

10:15 : 19/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Të dielën të 14 majit qytetarët në të gjithë Shqipërinë iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët që do të qeverisin pushtetin lokal për katër vitet e ardhshme.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare edhe këto zgjedhje nuk ishin në standardin e kërkuar pasi u evidentuan shumë problematika, nga përdorimi i resurseve të administratës në funksion të fushatës elektorale deri tek shit-blerja e votës.

Prokuroria e Përgjithshme ditën e sotme ka dalë me një informacion mbi veprat penale të kryra në fushën e zgjedhjeve, ku në total rezultojnë 31 kallëzime në rang vendi. Organi i akuzës bën me dije se janë regjistruar 18 procedime penale, dhe janë prangosur në flagrancë 6 persona, 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

“Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm”, njofton Prokuroria e Përgjithshme.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

Lexo edhe:

Deklaratat e Von der Leyen, Strazimiri tregon me ironi ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

• Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

• Janë regjistruar gjithësej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:

5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;
4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;
4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;
3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;
2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;
2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;
1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;
1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe
1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

• Janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

• I është atribuar vepra penale 25 personave.

• Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

• Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.

• Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

 

  • Berisha i ka cilësuar “masakër elektorale” zgjedhjet e 14 majit, problematika e blerjes së votës:

“Masakër elektorale” e ka etiketuar Sali Berisha zgjedhjet lokale të 14 majit duke ngritur akuza të forta ndaj qeverisë e cila sipas tij ka manipuluar votën e shqiptarëve.

Pas përfundimit të numërimit Partia Socialiste ka fituar shumicën e bashkive në zgjedhjet vendore duke siguruar 53 bashki, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ 7 bashki dhe 1 bashki MEGA.

Pas humbjes, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit, duke u shprehur se qytetarët u intimiduan nga grupet e bandave të stacionuar pranë qendrave të votimit dhe e shprehën vullnetin e tyre nën presion dhe shantazh konstat.

Procesi zgjedhor për Berishën ishte një farsë dhe këtë kryedemokrati e argumentoi duke iu referuar raportit paraprak të OSBE-ODIHR për shkeljet e hasura gjatë votimeve, të cilat lidheshin me shit-blerjen e votës, presionin ndaj administratës dhe votimin në grup ose familjar.

Në krahun tjetër kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se po përgatitet “dosja” që dokumenton se qeveria shkatërroi procesin zgjedhor më 14 maj e cila për pasojë solli edhe humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkitë kryesore të vendit.

Gjithashtu, Berisha denoncoi shit-blerjen e votës nga mazhoranca ndërsa shtoi se në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro.

Etiketa: 14 majiEdi Ramamanipulimmasaker elektoraleprokuroria e pergjithshmezgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklaratat e Von der Leyen, Strazimiri tregon me ironi ç’bën “keqkuptimi” në komunikim…

14:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

13:48 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Reforma zgjedhore e pamundur pa ODHIR”, Berisha: Rama kërkon ta katandisë vendin me 28 bashki

13:32 : 13/10/2025
AKTUALITET

Berisha kundër mazhorancës për Avokatin e Popullit: Rama i pangopur, ta hedhin kandidaturën në votim!

13:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025
Para

Turi i 80-të çiklistik në Shqipëri, Policia njofton shoferët: Akset që bllokohen!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com