• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Rexhina Merlika dështoi të provonte burimet e një apartamenti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se gjyqtarja Rexhina Merlika ka kryer deklarim të pasaktë, të paplotë dhe se gjendet në kushtet e mungesës së burimeve financiare të ligjshme lidhur me pasuritë.

11:57 : 19/05/2023
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja e Tiranës, Rexhina Merlika u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 13 mars 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë për pasurinë, si dhe kishte mungesë burimesh financiare për mbulimin e një pjese të çmimit të një apartamenti e një garazhi në Tiranë. Ndërkohë, u vlerësua si kishte arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel minimal kualifikues për profesionalizmin.

Vendimi për shkarkimin e Merlikës u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Rexhina Merlika e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe u emërua kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013 dhe deri në shkarkimin na detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni konstaton mospërputhje në lidhje me sipërfaqen dhe çmimin e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë të pasqyruar nga kontratën e porosisë dhe atë të shitblerjes. Kjo, pasi në kontratën e porosisë të vitit 2008 figuron apartament me sipërfaqe 115.29 m2 dhe një vend parkimi automjeti në shumën totale rreth 172 mijë euro, ndërsa në në kontratën e shitblerjes apartamenti rezulton me sipërfaqe e banesës 105.13 m2 dhe çmimi total i dy pasurive në vlerën 145 mijë euro.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

Pavarësisht këyre mospërputhjeve, Komisioni ka vlerësuar të pasqyrojnë në analizën financiare shumat e paguara sipas dokumentacionit përkatës ligjor dhe në kohën kur janë kryer.

Si burim për krijimin e këtyre pasurive, subjekti ka deklaruar të ardhurat neto për periudhën 1989-2016 nga puna si prokurore, gjyqtare, si dhe pagesë nga Shkolla e Magjistraturës si dhe të ardhurat e bashkëshortit nga puna si ndihmësgjyqtar, si gjyqtar, pagesë papunësie dhe si avokat në vitet 1994-2016. Gjithashtu, si burime janë listuar pensionet dhe dëmshpërblimet e vjehrrëve, të ardhurat e vëllezërve nga emigracioni si dhe të ardhura të tjera.

Nisur nga fakti që në deklaratën “veting” subjekti dhe bashkëshortja nuk kanë bërë një ndarje të burimeve të krijimit të kësaj pasurie lidhur me pagesat, Komisioni ka vlerësuar që analiza ligjore dhe financiare të kryhet për çdo këst, në kohën e shlyerjes.

Për pagesën e këstit të parë në shumën 62 mijë euro në vitin 2008, subjekti ka deklaruar ndër të tjera si burim, edhe një depozitë në shumën 36 mijë e 600 euro. KPK ka konstatuar në hetimin paraprak se subjekti dhe bashkëshorti nuk kanë pasur burime financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e depozitës në vitin 2007 bë shumën 35 mijë euro, pasi ka rezultuar me bilanc negativ në shumën rreth 1.2 milion lekë.

Kur është përballur me rezultatet e hetimit, subjekti ka pretenduar se si burim për krijimin e kësaj depozite kanë shërbyer edhe kursimet e prindërve të bashkëshortit në shumën 1.7 milionë lekë, të krijuara në periudhën 1989 – 2002.

“[…]Subjekti dhe personi i lidhur kanë shtuar një burim të ri për krijim të këtyre vlerave monetare, burim i cili nuk ka qenë i deklaruar në asnjë deklarim paraardhës, përfshirë edhe përgjigjet e pyetësorit nr. ***, në të cilin është pyetur drejtpërdrejt për burimin e krijimit të shumës 35,000 euro”, vëren KPK dhe ka çmuar se kursimet e mundshme të pretenduara se janë krijuar nga prindërit e bashkëshortit nuk mund të merren në konsideratë, duke qenë se nuk janë shënuar në delaratën e interesave privatë.

“Bazuar në nenin D, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar tatimet, ndërkohë që në rastin konkret kursimet e realizuara, si cash, ashtu edhe në formën e likuiditeteve në bankë, të pretenduara si kursime të prindërve nuk janë deklaruar nga ana e subjektit të rivlerësimit në çdolloj forme”, konstaton KPK dhe konkludon se Merlika ka bërë deklarim të pamjaftueshëm lidhur me krijimin e depozitës në shumën 35 mijë euro dhe se rezulton me bilanc negativ.

Ndërkohë, Merlika ka rezultuar se ka pasur mundësi për një pagesë cash në shumën 25 mijë e 100 euro, në tetor të 2008-ës.

Në lidhje me pagesën e këstit të dytë në shumën 30 mijë euro në mars të vitit 2009, janë deklaruar si burim një llogari bankare prej 1.3 milion lekësh dhe një hua në vlerën 20 mijë euro marrë nga shtetasi A.L..

Nga Komisioni vlerësohet se nuk është provuar me dokumentacion ligjor mundësia e huadhënësit për kursimin e kësaj shume dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në analizën financiare, as huaja dhe as këstet e deklaruara për shlyerjen e saj.

Situatë e ngjashme është konstatuar edhe për pagesën e këstit të tretë në shumën 30 mijë euro në vitin 2010. Si burim për këtë pagesë është deklaruar një hua e marrë nga shtetasi P.H.. Në vendim thuhet se nuk është provuar me dokumentacion ligjor mundësia e hudhënësit për shumën 5 milionë lekë dhënë bashkëshortit të subjektit, që ka shërbyer për pagesën e këstit në vitin 2010.

Edhe për shlyerjen e këstit të fundit në vitin 2011 në shumë n 25 mijë e 391 euro, Merlika ka deklaruar një hua të marrë atë vit në shumën 15 mijë euro. KPK vlerëson se, bazuar në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit administrativ, edhe në këtë rast nuk është arritur të vërtetohet mundësia e huadhënësit për krijimin e një pjese të vlerës 15 mijë euro.

Subjekti ka arritur të dokumentojë burimin e të ardhurave të dy prej vëllezërve në emigracion, lidhur me dhurimet që i kanë bërë, një vlerë monetare, një automjet dhe kuzhinën. Për të ardhurat e një prej vëlleëzrve para vitit 2011 është konkluduar se Merlika gjendet në kushtet e pamundësisë objektive për të disponuar dokumentacionin. Megjithatë ajo ka provuar marrdhënien e punësimit dhe qëndrimin e vëllait për periudhën pas vitit 2011.

Subjekti ka pretenduar se gjendjet cash kanë shërbyer për shlyrjen e huave, por kjo situatë vlerësohet e paqartë nga Komisioni pasi në deklarimet vjetore nuk është pasqyruar pakësimi i këtyre likujditeteve.

KPK vëren se për cash-in ka mospërputhje në deklarimet e interesave periodike private me deklarimet e kryera nga subjekti në procesverbalet e ILDKPKI-së, si dhe në përgjigjet e pyetësorëve nga Komisioni. “…Këto mospërputhje shoqëruar edhe me pasaktësi në deklarim të shlyerjes së huave, kanë shtuar paqartësitë në lidhje me ecurinë e këtyre likuditeteve në banesë”, shprehet KPK dhe vlerëson se mbajtja dhe shtimi në një periudhë të caktuar i likuditeteve cash në vlera të konsiderueshme nga subjekti, nuk shkon me pretendimet e saj se qëllimi i marrjes së huave ka qenë pamundësia për të likuiduar këstet e shtëpisë me të ardhurat e tyre.

Në vlerësimin përfundimtar për apartamenin dhe garazhin, si dhe për burimin e krijimit të tyre, trupi gjykues arrin në konkluzionin se subjekti dhe bashkëshorti i saj nuk kanë pasur mundësi financiare për krijimin e tyre me burime të ligjshme.

Sipas KPK, gjyqtarja Rexhina Merlika është gjendur në kushtet e deklarimit të pasaktë e të paplotë të pasurive, si dhe me mungesa të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e tyre./Reporter.al

Etiketa: deklarim i pasakte pasuriegjyqtarja e TiranëskpkRexhina Merlika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj

21:29 : 07/04/2025
Para

Theu derën e postës dhe tentoi të vidhte paratë, arrestohet 32-vjeçari në Lushnje/ Emri

TË GJITHA

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com