• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alibeaj njofton dorëheqjen nga drejtimi i PD së vulës: Do vazhdoj të jem nënkryetar

17:07 : 17/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj

Kreu në detyrë i Partisë Demokratike së vulës, Enkelejd Alibeaj njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Megjithatë, shtoi se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së partisë. Alibeaj njoftoi një mbledhje kryesie të premten në mesditë.

Në një dalje për mediat, Alibeaj tha se zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj.

Por para së gjithash, shtoi, “ne duhet të shohim nga vetja”.

“Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet. Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar. Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en. Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend. Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi. Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen”, deklaroi ai.

Lexo edhe:

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: E vetmja zv.kryeministre e pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

Salianji pas atentatit në Rinas: Në Shqipërinë e Ramës nuk ecet me monopatina, por me makina të blinduara e armë

“Ka qenë një vendim i Kryesisë që vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike. Këtë vit që e kam drejtuar partinë kemi patur disa arritje për të cilat jam krenar. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të zhbëhet. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë drejt Lindjes. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit. Gjithashtu, ne kemi mësuar të flasim lirisht. Ne kemi mësuar të themi të vërtetën. Ne kemi kuptuar që PD duhet të jetë e djathtë, duhet të jetë demokratike, duhet të jetë euroatlantike. Sepse e tillë lindi dhe ky është misioni ynë. Kam njoftuar mbledhjen e Kryesisë të premten në orën 12.00”, shtoi.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: E vetmja zv.kryeministre e pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025
AKTUALITET

Salianji pas atentatit në Rinas: Në Shqipërinë e Ramës nuk ecet me monopatina, por me makina të blinduara e armë

16:41 : 11/11/2025
AKTUALITET

PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën Administrativo-Territoriale, aleatët marrin pjesë

12:54 : 11/11/2025
AKTUALITET

Berisha pas zgjedhjeve të pjesshme: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje, ishin farsë

17:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

“Bojkoti s’është opsion”, Berisha: Do përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi t’i kthehet rregullit

17:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

PD mbledh grupin parlamentar pas bojkotit të komisioneve/ Korreshi: Të ngujohemi te zyra e Peleshit

13:17 : 10/11/2025
Para

Mes polemikave dhe tensionit, Vllaznia merr fitore të artë për Europën ndaj Teutës

TË GJITHA

“Benz”-i del nga rruga dhe përfundon në kanal në Vlorë, 5 të plagosur

20:53 : 12/11/2025

Atentati në Rinas/ Berisha ndan videon: Vrasësit i panë të gjithë përveç policisë

20:52 : 12/11/2025

Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari nga Kukësi: Shteti më vodhi

20:44 : 12/11/2025

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

20:28 : 12/11/2025

Kryenin transaksione miliona dollarë edhe në Shqipëri, bllokohen 13 kazino në Meksikë

20:05 : 12/11/2025

PD njofton protestë para Kryeministrisë: Pas Lali Erit, radha e Ballukut dhe Ramaduros për t’u ndëshkuar

19:47 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com