• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk votojmë në 14 Maj”/ Bërxulla kërcënoi, por votoi masivisht kandidatin e Ramës

12:36 : 16/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Pak më shumë se një muaj më parë, për të qenë ekzakt në një protestë të datës 9 prill, kohë kur fushata elektorale për zgjedhjet e 14 Majit kishte nisur, banorët e Bërxullës shpreheshin para mediave se nuk do të dilnin për të votuar në procesin zgjedhor për njësitë e qeverisjes vendore.

Teksa protestonin për të disatën herë duke bllokuar aksin Qafë Kashar-Rinas për të kundërshtuar projektin e autostradës Thumanë-Kashar dhe kërkonin shpronësime me vlerën e tregut, ata paralajmëruan bojkot të 14 Majit, nëse problemi i tyre nuk do merrte zgjidhje.

“Ata vetëm shohin, bëjnë fresk. Shteti po na vret, pasojat po i vuajmë vetëm nga drejtuesit, na godasin nga lart. Kemi 7 kërkesa elementare, certifikimin e pronës dhe vlerësimin sipas çmimit të pronës kërkojmë, e thotë vetë ligji. Nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Edhe akomodimi, ku do shkojmë ne nëse na shembet banesa, kemi 1 muaj që ia kemi bërë me pika. Nuk ka votime më 14 maj për Bërxullën. Kur ata nuk na njohin ne pse duhet ta bëjmë, zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, tha një prej përfaqësuesve të banorëve të Bërxullës në këtë tubim.

Rruga do të kalojë në pronat e tyre për të cilat, institucionet nuk i kanë gjetur zgjidhje për dëmshpërblimin edhe pse ata u endën rrugëve dhe dyerve të institucioneve për 7 muaj duke protestuar.

Aksi nga ku kalon autostrada e florinjtë Thumanë-Kashar prek rreth 30 ha tokë në Bërxullë dhe 20 banesa për të cilat banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut, e më pas edhe bonus qeraje.

Lexo edhe:

Kallëzuan Ballukun në SPAK, protestuesit e Thumanë-Kashar mblidhen para Parlamentit

Protesta në Thumanë-Kashar, Berisha: Rama racist! Taksoi banorët e 4 qarqeve të veriut

Por, pavarësisht sorollatjes në dyert e shtetit dhe forcës që policia ka ushtruar mbi ta në këto 7 muaj që kanë protestuar, banorët e Bërxullës, e cila është një njësi që bën pjesë në bashkinë e Vorës nuk i qëndruan zotimit të bërë publikisht.

Bojkoti masiv që ata premtuan në emër të të drejtës për pronën ka dështuar, pasi sipas projeksioneve të KQZ-së nga 12 qendra votimi të njësisë Bërxullë rezulton se kanë votuar 3708 qytetarë.

Dy kandidatët për bashkinë e Vorës e përfunduan garën, respektivisht me 9638 vota për Blerim Sherën e Partisë Socialiste dhe 3471 vota për Indrit Hoxhën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Diferenca mes tyre është mbi 5 mijë vota, ku një rol e ruan edhe Bërxulla me pjesëmarrjen prej 41% të zgjedhësve, e cila tregon se nuk ka pasur edhe aq pakënaqësi sa pretendohej nga ata që protestonin për pronat e tyre.

Konkretisht, nga 41% pjesëmarrje, ajo u përkthye për kandidatin Blerim Shera në 2266 vota ose 61.11 %, ndërsa për Indrit Hoxhën në 1442 vota ose 38.89 %.

Vota në Bërxullë tregon për rezistencën e një grupi social të lirë që zgjodhi t’i kundërvihej pushtetit në shi e në diell, para Ministrisë së Infrastrukturës, Kryeministrisë dhe Agjencisë Shetërore të Kadastrës, duke sfiduar pushtetin me deklarata për bojkot në zgjedhje.

Por edhe pse akuzojnë qeverinë se po i vjedh pronat dhe djersën që kanë investuar aty në 32 vite, banorët treguan të kundërtën në kutitë e votimit dhe legjitime është të thuash se edhe nëqoftë se dalin sërish për të protestuar pas 14 Majit, kauza e tyre është bërë për të drejtën e pronës si një nga liritë themelore të njeriut është zhvlerësuar dhe bërë nul.

Etiketa: Banorët e BërxullësThumanë-Kasharzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kallëzuan Ballukun në SPAK, protestuesit e Thumanë-Kashar mblidhen para Parlamentit

17:33 : 02/09/2024
AKTUALITET

Protesta në Thumanë-Kashar, Berisha: Rama racist! Taksoi banorët e 4 qarqeve të veriut

20:56 : 30/08/2024
AKTUALITET

Protesta në Thumanë-Kashar/ Qytetari: Rama nuk është shqiptar! S’jemi të varfër, por të vjedhur

20:25 : 30/08/2024
AKTUALITET

Protestuesi: Qeveria qëllimisht nuk i jep zgjidhje Thumanë-Kashar, që t’i shtypi qytetarët

19:32 : 26/08/2024
AKTUALITET

Banorët e Krujës dhe Thumanës sërish në protestë: Rama nuk na ndal dot me Polici

20:48 : 20/08/2024
AKTUALITET

Protestuesit përplasen me policë në aksin Kashar-Thumanë: Po na provokojnë

19:47 : 16/08/2024
Para

Pas përfundimit të Eurovision, Albina Klemendi jep mesazhin e rëndësishëm

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vuçiç: Nuk ka vonesa e as falsifikim për projektin e Kushnerit në Beograd

14:57 : 16/05/2025

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

14:45 : 16/05/2025

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com