• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teknologji apo politikë?/ Celibashi hodhi në erë procesin e votimit dhe 25 mln euro

17:11 : 14/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u detyrua t’i drejtohet për herë të dytë kutisë së votimit, mesditën e së dielës së 14 Majit 2023.

Ai shkoi i pari në qendrën e tij zgjedhore, në orën 7 të mëngjesit, për të votuar për kandidatin e tij të preferuar në një listë 6-emërore për Bashkinë e Tiranës.

Por, sistemi elektronik, ai që kishte ngritur vetë duke shpenzuar mbi 30 milionë euro, dështoi.

Teknikat e votimit dhe e identifikimit elektronik e la në baltë të parin Celibashin dhe në vijim, shumicën e votuesve shqiptarë për të paktën 3 orët e para të procesit elektoral.

Lexo edhe:

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

Maliqi/ Celibashi koka e krimit që drejtoi masakrën zgjedhore

Edhe në vijim, gjatë të gjithë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte në pamundësi absolute për të marrë të dhëna për numrin e votuesve në fasha orare të ndryshme nga thuajse gjysma e qendrave të votimit në Shqipëri.

Është një dështim i elektronikës apo është një tentativë për të dekurajuar votuesit që t’u drejtohen kutive të votimit? Kjo është e vështirë për t’u thënë në këtë moment, megjithëse si aspekti teknik, ashtu edhe ai politik, nuk janë për t’u përjashtuar.

Ilirjan Celibashi ka qenë ministër i kabinetit qeveritar të Edi Ramës dhe është zgjedhur disa herë në krye të KQZ-së nga Partia Socialiste.

Dekurajimi i votuesve shkon në dëm të opozitës, pasi një rregull i pashkruar, por i konfirmuar shpesh sugjeron se pjesëmarrja e madhe në votime është një goditje kundër qeverisë në pushtet.

Nga ana tjetër, mëse i dukshëm është fakti që teknika multi-miliona euro për infrastrukturën e votimit dhe identifikimit elektronik, ka dështuar.

Ilirjan Celibashi e mori përgjegjësinë për problematikat e sistemit. Gjithsesi, ai nuk e konsideroi problem fshirjen lehtësisht të bojës së përdorur për timbrimin e gishtave të qytetarëve, që kishin votuar.

Praktikisht, ana teknike e zgjedhjeve të 14 Majit 2023 është një dështim i plotë. Një dështim me vlera me shumë zero në euro.

“Boldnews.al” ka përmbledhur të gjithë tenderat e zhvilluar së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vetëm për aspektin teknik dhe teknologjik të procesit të votimit.

Tendera 25 mln euro

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përdori për herë të parë masivisht sistemin e identifikimit elektronik. Vlera e atij tenderi ishte rreth 20 milionë euro.

Ajo teknologji, më saktësisht aparaturat, u përdor edhe në zgjedhjet lokale të këtij 14 Maji, duke përditësuar të dhënat dhe softet përkatëse të pajisjeve elektronike.

Në vijim, KQZ ka zhvilluar në dy muaj e fundit edhe të paktën 6 procedura të tjera, që lidhen të gjitha me identifikimit dhe votimin elektronik.

– Procedura me negociim, pa shpallje paraprake, me objekt “Modulet për modernizmin e shërbimeve të KQZ” dhe me vlerë 72.000.000 lekë të reja.

– Procedura me negociim, pa shpallje paraprake, me objekt “Implementimi i projekt pilot të votimit dhe numërimit elektronik  në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore  të datës 14 Maj 2023”, me vlerë 6.326.957 lekë të reja.

– Procedura me negociim, pa shpallje paraprake, me objekt “Shërbimet e administrimin dhe menaxhimin e të dhënave të informacionit parazgjedhur dhe informacionin për rezultatet e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 2023”, me vlerë 17,460,000 lekë të reja.

– Procedura me negociim, pa shpallje paraprake, me objekt “Shërbime (logjistike dhe soft) për pajisjen e identifikimit elektronik”, me vlerë 316,832,179 lekë të reja.

– Procedura me negociim, pa shpallje paraprake, me objekt “Ngritja e sistemit për regjistrimin e procesit të numërimit të votave në VNVdhe transmetimit në kohë reale në KQZ, për zgjedhjet e vitit 2023”, me vlerë 126,745,300 lekë të reja.

– Procedura me negociim, pa shpallje paraprake, me objekt “Infrastruktura TIK e institucionit KQZ”, me vlerë 54,190,755 lekë të reja.

Kësaj liste i shtohet edhe procedura “Bojë timbruese për zgjedhësit”, me vlerë 15,990,000 lekë të reja.

Etiketa: Ilirjan Celibashitendera abuzivzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025
AKTUALITET

Maliqi/ Celibashi koka e krimit që drejtoi masakrën zgjedhore

12:28 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi

11:57 : 14/06/2025
AKTUALITET

Celibashi: Rinumërimi i votave për Tiranën e Fierin do bëhet nga stafi i KQZ, ja se kur do nisë

10:33 : 10/06/2025
AKTUALITET

“Administrimi i zgjedhjeve skandaloz”, Koka: Celibashi të hetohet për shpërdorim detyre

19:23 : 29/05/2025
AKTUALITET

Celibashi i përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara

13:24 : 22/05/2025
Para

Incidente në qendrat e votimit në Elbasan, mbërrin policia

TË GJITHA

Goli i Weiper nuk mjafton, Anglia mund Gjermaninë dhe shpallet kampione e Europianit U-21

08:14 : 29/06/2025

Pritet zyrtarizimi/ Drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë ish-trajneri i Kukësit

08:04 : 29/06/2025

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:03 : 29/06/2025

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com