• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot mbahen zgjedhjet vendore, shtohen kandidatët, por rrudhet popullsia

07:39 : 14/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Fushatat zgjedhore sa po vijnë e po bëhen të larmishme në kandidatë, por nga ana tjetër, votuesit po reduktohen në numër si rrjedhojë e emigracionit masiv dhe rënies së lindjeve në këto tre dekada tranzicioni.

Sot u hap procesi i votimit për zgjedhjet vendore, nëpërmjet të cilave do të shpallen fituesit për 61 kryetarë bashkish dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjithë vendin. Në garë për këto poste zyrtarisht janë 145 kandidatë për kryetarë dhe 23,646 kandidatë për këshilltarë.

Sipas listave zyrtare, në këto zgjedhje rreth 3.65 milionë shqiptarë janë ftuar të hedhin votën, por burime të rezervuara pohuan se një census pilot që ushtroi INSTAT vitin e kaluar verifikoi se popullsia banuese në vend nuk është më shumë se 2.4 milionë banorë.

Ndërkohë sondazhet pranë partive politike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të popullsisë banuese në vend.

Lexo edhe:

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

Sipas të dhënave zyrtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ishin në listat e votimit 3,588,860 persona, por morën pjesë në votime vetëm 1,661,212 ose më pak se gjysma.

Pas përqindjes së ulët në votime, fshihet numri i ulët i popullsisë banuese në vend, pasi lista zgjedhore merr për bazë regjistrin e gjendjes civile që ka shumë më tepër se 4 milionë banorë.

Sipas një analize nga Rrjeti i investigimit BIRN, Bashkia e Klosit në Mat numëron 561 kandidatë dhe 15 mijë votues ose 1 kandidat për çdo 28 votues, ndërsa nuk mbetet pas Tropoja, që numëron 534 kandidatë për 22 mijë votues.

Në përgjithësi, bashkitë e mëdha kanë një raport më të arsyeshëm mes numrit të kandidatëve dhe votuesve. P.sh., në Tiranë, garojnë 1057 kandidatë për anëtar të këshillit para afro 700 mijë votuesve.

Risia këtë vit do të jetë pilotimi i pajisjeve elektronike për numërimin e votave. Për votuesit e Bashkisë Elbasan, Kamëz dhe Vorë numërimi do të bëhet elektronik dhe rezultatet do të jepen në kohë reale.

KQZ deklaroi se që pajisja elektronike e votimit është 100% e sigurte dhe fshehtësia e votës së tyre është e pacenueshme.

Votuesi sot ka në duar dy fletë: një për kryetarin e bashkisë dhe një për këshillin bashkiak.

Për të votuar në mënyrë të vlefshme, zgjedhësi duhet të shënojë me X ose + përbri në kutinë e bardhë anash emrit të kandidatit për fletën e kryetarit të bashkisë dhe anash emrit të partisë për fletën e këshillit bashkiak.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019, opozita shqiptare bojkotoi zgjedhjet duke bërë që socialistët të garonin të vetëm në 31 bashki. Vetëm Shkodra dhe Finiqi u fituan nga kandidatët e opozitës, ndërsa të gjithë kryetarët e tjerë dolën nga Partia Socialiste.

Sipas shifrave zyrtare, pjesëmarrja ishte 22,97% ose 812,249 persona. Opozita deklaroi se sipas përllogaritjeve të tyre pjesëmarrja ka qenë 15.12%./Monitor

Etiketa: 14 majiemigracionizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

21:10 : 03/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut, sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

08:41 : 02/11/2025
AKTUALITET

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Ja si të plotësosh Fletën e Votimit (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com