• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj finalizon 3 ditë para zgjedhjeve tenderin për shembjen e godinave 50-vjeçare në Tiranë

09:56 : 13/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Tre ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Bashkia e Tiranës ka finalizuar tenderin për shembjen e godinave arsimore mbi 50-vjeçare në kryeqytet. Tenderi është një kamuflim për godinat e tjera, pasi fillimisht Veliaj do të vlerësojë shkollat dhe më pas të gjitha godinat, për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave në zonat më të lakmuara të Tiranës.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, kryetari aktual i bashkisë ka dhënë urdhër për finalizimin e kësaj procedure sa më parë, madje në ditët para zgjedhjeve, ku vëmendja e të gjithëve do të jetë të kutia e votimeve apo të akuzave të kandidatëve për blerje votash. Kjo me qëllim lënien në harresë të kësaj procedure, e cila është kundërshtuar nga banorë që jetojnë në të tilla pallate, të cilët kanë frikë se në trojet e godinave do të ndërtohen pallate shumë katëshe nga oligarkët, ku banorët aktuale nuk do të marrin as metrat katrorë që kanë aktualisht.

Fillimisht, specialisti Lali Eri filloi me tenderin e objekteve arsimore, por në dokumentet shoqëruese shkruan se “do vlerësohen të gjitha objektet e tjera”. Ka dyshime të mëdha se Lali Eri po bashkëpunon tepër ngushtë me disa biznesmenë të mëdhenj që, edhe nëse humbet zgjedhjet, të japë leje ndërtimi në trojet e këtyre pallateve deri në kalimin e stafetës.

Lexo edhe:

VIDEO/ Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

Shpallja e fituesit të tenderit për ekspertizën e objekteve arsimore mbi 50 vite

Dokumenti më sipër është shpallja e fituesit e tenderit të ekspertizës për objektet arsimore. Lexoni me vëmendje datën e shpalljes, e cila është 11 maj 2023. Pra, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Lexojmë rreshtat më poshtë ku gjejmë se dokumenti i kësaj date i është drejtuar firmës “ATELIER 4” shpk  & “SEED CONSULTING” shpk. Pra, i firmës që qëndron afër mazhorancës dhe që ka fituar tenderët e projekteve të miratuara nga Kryeministria apo Bashkia e Tiranës.

Mësohet se tenderi është me procedurën “shërbim konsulence”, marrëveshje kuadër me disa operatorë ekonomikë, me kushte të papërcaktuara. “Përshkrimi i shkurtër i kontratës është studim-projektim ‘vlerësimi i objekteve arsimore mbi 50 vjeçare’” thuhet në dokumente, teksa fondi i kësaj procedure është 41.666.666 lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 12 muaj kalendarikë. Në procedurë morën pjesën 22 firma me ofertat e tyre, nga të cilat 5 u s’kualifikuan. Fitues u shpall “ATELIER 4” shpk & ”SEED CONSULTING”, me një vlerë të ofruar prej 41.666.660 lekë pa TVSH, teksa morën 92 pikë në total.

Dokumentet shoqëruese të këtij tenderi parashikojnë se do vlerësohen edhe të gjitha godinat të ndërtuara mbi 50 vite

BoldNews.al shfletoi dokumentet shoqëruese të këtij tenderi, i cili kishte si objekt vlerësimin e objekteve arsimore mbi 50 vjeçare. Dhe këtu del qartë plani i Veliajt, i eprorit të tij direkt Edi Rama dhe biznesmenëve që qëndrojnë pas tyre.

“Operatori ekonomik i cili do të kryejë shërbimin për realizimin e ekspertizave të thelluara…, do të kryejë akt-ekspertizën e thelluar duke ndjekur strukturën sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.26, datë 15.01.2020 ‘Për kryerjen e akt-ekspertizës së thelluar në ndërtesat e dëmtuara’ kjo mbështetur në ligjin nr.3/2020, në nenin ‘neni 4/1’” thuhet në dokumente. Në këtë nen shkruhet se “të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Me ‘auditim teknik’ kuptohet akt-ekspertiza e thelluar që vlerëson gjendjen teknike të një objekti dhe kapacitetet e tij mbajtëse”, thuhet në këtë dokument.

Pra, përveç objekteve arsimore, të gjitha godinat e tjera do të vlerësohen dhe në “dorë” të një firme private do të vendoset nëse do të prishen apo jo. Po banorët çfarë përfitojnë?! Natyrisht deri më tani, askush, qoftë nga qeveria apo Bashkia e Tiranës, nuk ka specifikuar se çfarë do të përfitojnë. Nuk ka një VKM të qartë, s’ka rregullore apo ligj sesa metra do të marrin këta banorë. Dhe, deri sa të ndërtohen këto pallate, ku do të qëndrojnë. E gjitha kjo procedurë po bëhet për zonat më të mirë në Tiranë për ndërtime, të cilat pritet të prishen dhe në trojet e tyre do ndërtohen kulla apo komplekse shumëkatëshe.

Etiketa: Bashkia e TiranesErion VeliajGodinat 50-vjeçaretender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Anuela Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë së Tiranës

21:17 : 06/06/2025
AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
AKTUALITET

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025
AKTUALITET

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

09:51 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
Para

Ditë heshtjeje zgjedhore, Luçiano Boçi e shijon me familjen: Pika e forcës

TË GJITHA

Kapet adoleshenti në Gjermani, dyshohet se po përgatiste sulme terroriste

22:26 : 06/06/2025

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese

22:23 : 06/06/2025

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

22:21 : 06/06/2025

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

22:19 : 06/06/2025

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com