• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria voton/ Policia merr në ruajtje 4080 QV, vijon shpërndarja e bazës materiale

20:39 : 13/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Përfundimi i fushatës 1 mujore për zgjedhjet lokale të 14 Majit në mbrëmjen e së premtes, u pasua sot nga heshtja zgjedhore, teksa dita e nesërme do të jetë tërësisht e qytetarëve që do të zgjedhin drejtuesit e tyre vendorë për një mandat 4 vjeçar.

Në zgjedhjet vendore të kësaj të diele të drejtën për të votuar e kanë 3.6 milionë qytetarë, ndërsa në 3 bashkitë e vendit, Kamëz, Elbasan dhe Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik.

Duke nisur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes 5213 qendrat e votimit do të qëndrojnë ta hapura për qytetarët.

Ndërkohë që në të gjithë territorin e vendit vijon shpërndarja e bazës materiale në qendrat e votimit, Policia e Shtetit në një njoftim të fundit bën me dije se ka marrë në ruajtje deri më tani 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim e pjesës tjetër, në mënyrë që nesër të ruhet rendi dhe siguria e procesit zgjedhor.

Njoftimi:

Lexo edhe:

VIDEO/ Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen fidanë kanabis

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët në Kukës, Shkodër dhe Dibër

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave institucionale që i përcakton ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.

Punonjësit e Policisë, të planëzuar në të gjithë vendin, për ruajtjen e objekteve zgjedhore, janë paraqitur pranë KZAZ-ve dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore.

Në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera.

Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën, komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet zonale të administrimit zgjedhor.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionon grupi i drejtimit, për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.

Punonjësit e Policisë raportojnë në kohë reale te grupi i Drejtimit në DPPSh, nëpërmjet sistemit të menaxhimit të procesit të marrjes në dorëzim të objekteve zgjedhore, dorëzimin e objekteve dhe deri në përfundim të procesit.

Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.

Etiketa: policia e shtetitzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen fidanë kanabis

12:59 : 23/06/2026
AKTUALITET

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët në Kukës, Shkodër dhe Dibër

09:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

12:14 : 22/06/2026
AKTUALITET

Duken si ëmbëlsira por përmbajnë drogë, Hita shkresë Kumbaros: Bëni kujdes nëpër shkolla

18:12 : 16/06/2026
policia e shtetit
AKTUALITET

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit – EMRAT

19:42 : 15/06/2026
Lajmet e Dites

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje

17:59 : 02/06/2026
Para

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan në aleancë me një parti radikale

TË GJITHA

Rëndohet bilanci i tërmetit në Venezuelë, shkon në 164 numri i viktimave

13:17 : 25/06/2026

“S’jemi zëdhënës të protestuesve”/ Bardhi: Refuzimi i debateve, shkelje e rregullores së Kuvendit

13:11 : 25/06/2026

Kultivuan bimë kanabisi, arrestohen dy persona në Lezhë

12:55 : 25/06/2026

INSTAT: Prodhimi vendas humbet terren! Ekonomia rriti varësinë nga importet

12:54 : 25/06/2026

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, qeveria njofton ndërprerje të furnizimit me gaz

12:31 : 25/06/2026

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet