• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Roland Bejko, “desanti” i amerikanëve në Tiranë

23:05 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Në kulmin e konfliktit të përçarjes së PD-së, më 8 janar 2022, Roland Bejko zgjodhi të ndodhej në momentin dhe kohën e gabuar, teksa u përplas verbalisht dhe paksa fizikisht me mbështetës të PD-së, pjesë e grupit të Rithemelimit të përfaqësuar nga Sali Berisha. Tashmë Bejko zgjodhi të jetë kandidat i PD-së zyrtare, e dalë nga rryma e vogël e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, që ka vulën dhe logon e rëndë të PD-së, por nuk ka elektorat. Votimi për Roland Bejkon thelloi ndarjen mes dy rrymave brenda grupit “Alibeaj” pasi tre deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi në shenjë proteste refuzuan të marrin pjesë në votim.

Bejko sakaq e ka nisur fushatën e tij për bashkinë e kryeqytetit duke sulmuar drejtpërdrejtë kandidatin e dalë nga “Primaret” në PD, Belind Këlliçi, i cili do të kërkojë votën në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka komentuar premtimet e kandidatit të çiftit Meta-Berisha, Belind Këlliçi, duke u fokusuar tek ajo për transport publik falas.

Në një intervistë në televizion, pak orë pasi u zgjodh si kandidat Bejko tha se Këlliçi është në hall dhe po bën premtime jorealiste, të cilat nuk i beson as ai vetë, por nuk komentoi aspak fushatën e kryebashkiakut aktual, Erjon Veliaj.

Lexo edhe:

Rrugë me pengesa nga Bashkia e Tiranës/ Të thyejmë kokën, këmbët, ç’të mundemi të qytetarit

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

“Ndonjëherë është mirë që krizës apo mungesës së besimit të qytetarëve, të mos i hidhet një lloj shurupi i tillë përsipër, për t’i ëmbëlsuar ata, dhe për t’u bërë i pëlqyeshëm. Jo çdo premtim populist është i realizueshëm sepse nesër do të ballafaqohet me qytetarët. Kemi dëgjuar premtime të tilla të bujshme në Shqipëri. Kush është në hall bën premtime që edhe vetë nuk i beson dot. Nëse i beson nuk është në këtë realitet, jeton në një botë tjetër”, tha kandidati i PD-së.

Pas përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike dhe rezultatit të zgjedhjeve të 6 Marsit 2022, Bejko u rreshtua hapur kundër Lulzim Bashës, duke i kërkuar publikisht dorëheqjen, por edhe kundër Sali Berishës, për të cilin shprehet se ka kundër amerikanët. Bejko shprehej në media se ai ia kishte kërkuar dorëheqjen Bashës, por se Berisha e mundi me propagandë duke u rikthyer si kryetar i PD. Në këtë pikë Bejko ka një problem thelbësor pasi ka ngatërruar kundërshtarin e vërtetë politik. Në qëndrimet e deritanishme ai ka sulmuar ashpër Berishën dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, duke lënë si të “dorës së dytë” problemin e vërtetë qa ka Tirana me kryetarin aktual Erion Veliaj, i provuar për tetë vite radhazi.

I ndodhur në këto kushte Bejko po tenton të marrë “flamurin e proamerikanizmit” për ta shëtitur nëpër kryeqytet si trofeun që mendon se do i sjellë vota. Kandidimi i Bejkos si njeri i amerikanëve, ngjan me desantimin e aleatëve  të Xhevdet Mustafës në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës. Problemi që ka Bejko në këto kushte është fakti që a sjell vota në kuti të qënit proamerikan?! 6 Marsi i vitit 2022 tregoi që sulmet e ambasadores amerikane ndaj kandidatëve të Berishës sollën mbështetje për Ramën dhe fshirjen nga domeini politik i grupimin Basha-Alibeaj. Pra ky qëndrim i Bejkos mund të favorizoj më shumë Erion Veliajn sesa vetë atë. Ndërkaq dihet mbështetja e hapur që ambasadorja amerikane ka mbajtur këto vite ndaj Veliajt.

Po ashtu një deklaratë e mëparshme sapo u zgjodh kandidat për Bashkinë e Tiranës se nëse humbet fajet i ka Berisha duket se nuk është “lajthitje” apo lapsus momenti, por diçka e mirëmenduar. E Gjithë fushata e Bejkos po shkon në sulm kundër të “tijëve” që dikur ndau të njëjtat ideale politike, e madje edhe vizion për mënyrën e qeverisjes.

Avantazhet

1-Edhe pse një figurë politike e vjetër në strukturat e PD-së, Roland Bejko nuk ka mbajtur poste ministrore, duke mos mbartuar edhe barrën e asaj çfarë mund të ketë shkuar keq në qeverisjen e djathtë.

2-Roland Bejko gjithsesi ishte nga të parët që pasi mbështeti fuqishëm ish-kryetarin Lulzim Basha kërkoi menjëherë dorëheqjen e tij.

3-Ndonëse vetë Bejko në çdo dalje sulmon më shumë Berishën dhe Këlliçin sesa Ramën dhe Veliajn, sërish PD-ja reale ka vendosur të mos e anatemojë, kjo mund të jetë në favorin e Bejkos, por jo për meritë të tij.

4-Ka luksin që t’i kërkojë Alibeajt që nga thesi i madh i fondeve që kanë marrë nga KQZ, të sigurojë edhe ai një “trastë” për të zhvilluar fushatën në Tiranë. Pra paratë për organizme dhe takime nuk i mungojnë.

5- Erion Veliaj jo vetëm nuk e sulmon, por e ka “aleatin e heshtur” më të madh, duke nxitur përçarjen brenda së djathtës me shpresën se edhe me ndihmën e tij Bejko do të rrëmbejë disa vota që potencialisht janë për Belind Këlliçin. Në këtë mënyrë, edhe pa “marrëveshje verbale” Bejko do të ketë mbështetjen indirekte të Veliajt dhe në hesapin fundor të votave kjo mund ta ndihmojë që të mos dalë i fundit në renditje.

Disavantazhet

1-Roland Bejko është kandidati i PD-së së vulës që ndonëse ka paratë e buxhetit të shtetit për fushatë dhe mbajnë vulën dhe logon e rëndë të PD-së, përfaqëson një grupim që deri më tani ka treguar që përroin e vogël të saj po ia bashkëngjit “Lumit të rrëmbyeshëm të Rilindjes”.

2-Ka një numër të vogël mbështetësish publik që vijnë nga radhët e PD-së historike. Në çdo takim që ka kryer e ka pasur të pamundur që të krijoj masivitet qoftë edhe duke u krahasuar me partinë Çame të Idrizit..

3-Mban koston se është futur në një garë jo për të fituar, por për të dëmtuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi. Edhe në artikulimet e tij të guximshme dhe optimiste nuk e përmend asnjëherë fitoren e bashkisë së Tiranës.

4-Deri më tani në daljet publike ka tentuar të anashkalojë dyshen Rama-Veliaj si problem për keqqeverisjen e vendit dhe të bashkisë së kryeqytetit dhe këto detaje shihen mirë nga votuesit dhe kjo mund të jetë një arsye më shumë që votuesit e djathtë të mos e konsiderojnë shumë kandidaturën e Bejkos. Por edhe elektorati gri vështirë t’i bashkohet dikujt që ka hyrë “të flejë me mullixhiun për inat të vjehrrës”.

5-Ndonëse kandidon për bashkinë e kryeqytetit, nuk ka qenë pjesë e strukturave politike të PD-së së Tiranës. Kjo do të thotë që ka pak mbështetje dhe brenda grupimit të vulës duke marë parasysh faktin që Jorida Tabaku, Gaz Bardhi dhe deputet të tjerë nuk e mbështetën kandidimin e Bejkos në Tiranë.

LEXO EDHE:

https://boldnews.al/2023/04/22/belind-kellici-mes-sakrifices-dhe-ambicies/

https://boldnews.al/2023/04/21/erion-veliaj-dhe-14-maji-si-beteja-e-tij-finale/

Lajla Përnaska, djathtistja që anoi majtas

https://boldnews.al/2023/04/20/arlind-qori-idealisti-i-majte-kandidati-antisistem/

Etiketa: Bashkia e TiranesPartia Demokratikeroland bejkozgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrugë me pengesa nga Bashkia e Tiranës/ Të thyejmë kokën, këmbët, ç’të mundemi të qytetarit

15:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

09:31 : 14/09/2025
AKTUALITET

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama e “lëshoi”, pasi e përdori/ Reagon Anuela Ristani

16:07 : 11/09/2025
AKTUALITET

Teliti: Tiranën e drejton Rama, jo bashkia! Mbledhjet e Këshillit, atipike

20:30 : 09/09/2025
Para

SKANDALI në Dibër/ Uka: Ceno Klosi i 'Tatimeve' erdhi të shpëtojë vartësit e Ballukut nga prangat

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com