• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse arrestimi i Fredi Belerit “kërcet” ligjërisht nga të gjitha anët

17:22 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Në mesnatë duke u gdhirë kjo e Premte para-zgjedhore, një dyzinë forcash policore arrestuan “në flagrancë” kandidatin e opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, nën dyshimet se po blinte vota me para.

Arrestimi i një personazhi të tillë, i cili ka qenë tabelë qitje e përroit të vrullshëm vulgar të kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të fundit, natyrisht do të kalonte me shumë zhurmë.

Beleri është ndër të rrallët, në mos i vetmi kandidat për kryetar bashkie që arrestohet dy ditë para zgjedhjeve në historinë pluraliste të Shqipërisë.

Beleri është figurë që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri dhe arrestimi i tij, afërmendsh, shkaktoi reagimin e zyrtarëve më të lartë të Republikës së Greqisë fqinje.

Lexo edhe:

Beleri – Celibashit: S’të vjen turp, ke 1 javë që numëron 1 milionë e gjysmë vota

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

Arrestimi i tij, krahas dimensionit politik, ka edhe një dimension ligjor.

Dhe, siç ka dyshime që arrestimi i Belerit është i motivuar politikisht, ka edhe shumë pikëpyetje mbi veprimet proceduriale të ndjekura nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës, të cilat u finalizuan me prangosjen e Belerit dhe dy personave të tjerë.

1.Pse prokuroria Vlorë dhe jo SPAK?

Në mesditën e së premtes, drejtuesit e policisë dhe prokurorisë së Vlorës deklaruan në një konferencë për shtyp se Fredi Beleri u arrestua për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, në kuadër të një procedimi penal të nisur 4 ditë me parë për këtë vepër penale.

Kodi i Procedurës Penale parashikon që veprat penale të korrupsionit, përfshirë ato në zgjedhje, janë kompetencë lëndore e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Bazuar në përcaktimet ligjore, Policia e Vlorës duhet të referonte në SPAK dyshimet e saj për përfshirjen e Belerit në korrupsion.

Po pranojmë që Policia gaboi me prokurorinë ku duhet të dërgonte materialet referuese. Po prokuroria e Vlorës, e cila ka detyrë të kontrollojë veprimet policore, përfshirë edhe çështjen e kompetencës lëndore, pse nuk i përcolli materialet në SPAK?

Nga kjo pikëpyetje e parë kalohet tek dyshimi i dytë.

2.Prokurorja e çështjes, ish-zyrtare e rëndësishme socialiste

Kryeministri Edi Rama, në reagimin e tij pas arrestimit të Fredi Belerit, u kujdes të theksojë se veprimet janë kryer nga Prokuroria e Vlorës. Kjo ishte një tentativë për të davaritur dyshimet që Beleri është arrestuar nga Policia, e cila fatkeqësisht i përgjigjet verbërisht “urdhërave” të shefit të qeverisë.

Prokurorja që ka mbështetur veprimet e Policisë quhet Matilda Peza.

Prokurorja është rishtare në sistemin e drejtësisë dhe ka marrë titullin magjistrate në vitin 2022.

Në vitin 2018, Matilda Peza ka qenë drejtuese e Hipotekës së Kavajës, pra një zyrtare e rëndësishme e Partisë Socialiste në pushtet.

Babai i saj, Aqif Peza, ka qenë gjithashtu një eksponent i rëndësishëm socialist në Kavajë, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe i arrestuar e dënuar për aferën e tjetërsimit të tokave në Spille.

Vëllai i saj, Enkel Peza, është drejtues i gjykatës së Vlorës dhe kaloi me sukses Vetingun, pavarësisht problematikave që iu zbuluan nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Pra, një prokurore me biografi personale dhe familjare të lidhur ngushtësisht me partinë e Edi Ramës, udhëhoqi veprimet e policisë për arrestimin Fredi Belerit, kandidatit të shumë-anatemuar nga kryesocialisti.

Për këtë arsye nuk u përcoll rasti në SPAK? Dyshimet qëndrojnë.

3.Kush është “provokuesi”?

Sipas policisë, Fredi Beleri u arrestua pasi kishte biseduar për t’i dhënë para në këmbim të votave në favor të tij një personi, i cili më pas rezultoi se ishte një i infiltruar i policisë.

Burime nga policia e Vlorës deklarojnë në mënyrë konfidenciale se “i infiltruari” është një kontigjent i policisë dhe që përdoret prej uniformave blu në çështje të ndryshme hetimore.

Ekzistojnë dyshimet se ky person është infiltruar nga policia, me qëllim provokimin e Fredi Belerit.

Nëse e gjitha është një provokim, atëherë si policia, ashtu edhe prokuria e Vlorës ka kryer shkelje të parashikimeve të nenit 294/a të Kodit të Procedurës Penale.

Në atë nen parashikohet se: “nuk duhet provokuar një akt kriminal, duke shtyrë një person të kryejë një krim, të cilin nuk do ta kishte kryer po të mos ishte ndërhyrja e policisë. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret”.

Pra, nëse e gjithë situata është stisur dhe provokuar nga policia me “të infiltruarin” e saj, kjo përbën një precedent shumë të rrezikshëm, ku institucionet ligjzbatuese ndërhyjnë dhunshëm në fushatë elektorale.

4.A është arrestuar “blerësi i votave”?

Policia njoftoi se Fredi Beleri është arrestuar në flagrancë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje“, pra ka paguar ose ka premtuar para në këmbim të votave në favorin e tij në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Vepra penale e “korrupsionit aktiv“, natyrisht shoqërohet edhe me person/persona që kanë kryer “korrupsion pasiv në zgjedhje“, pra që kanë marrë paratë në këmbim të votave.

A ka të arrestuar për “korrupsion pasiv” në rastin e Himarës. Policia nuk dha asnjë sqarim për këtë gjë.

5.Pse janë para korrupsioni?

Policia dhe prokuroria deklaruan zyrtarisht se, gjatë arrestimit në flagrancë të Fredi Belerit, u sekuestruan edhe 40 mijë lekë të reja, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për blerje votash.

Nga aq sa u tha zyrtarisht, është e paqartë se si është arritur në konkluzionin që ato para janë për korruptim qytetarësh.

Fredi Beleri u arrestua në ambjentet e lokalit të tij në Himarë dhe shuma që u kap nga policia mund të ishte, fjala vjen, xhiroja ditore e lokalit.

Policia dhe Prokuroria e treguan shumë të rezervuara për detaje, ndërkohë që ishte në interes të tyre të ishin sa më transparent për të shuar çdo dyshim që forcohet gjithnjë e më shumë se janë përdorur në funksion të axhendës politike të kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: arrestimiBashkia HimareFredi Belerizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beleri – Celibashit: S’të vjen turp, ke 1 javë që numëron 1 milionë e gjysmë vota

08:45 : 19/05/2025
AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
AKTUALITET

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK sekuestron pamjet filmike te Blloku i Sigurisë, ja me kë kontaktoi

14:23 : 28/04/2025
AKTUALITET

DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës

17:33 : 20/04/2025
Para
Foto ilustruese

Tiranë - Përfshihet nga flakët makina në ecje, çfarë dyshohet

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com