• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mitsotakis mesazh “shtetit policor” të Ramës: Lironi Belerin, ose harroni Bashkimin Europian!

13:14 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI, Zgjedhje Vendore 2023

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar rastin e arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin.

Me nota të ashpra ndaj qeverisë dhe shtetit policor të Edi Ramës, Mitsotakis ka paralajmëruar se nëse nuk lirohet nga burgu Beleri, atëherë Shqipëria nuk do të afrohet me Bashkimin Europian.

Autoritetet greke gjatë reagimeve të shumta ditën e sotme kanë bërë me dije se arrestimi i kandidatit për kryetar bashkie në Himarë është kryer pa prova dhe në kundërshtim me ligjin.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himara dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek. Dua, t’i dërgoj një mesazh mikut tim, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, shkruan Mitsotakis.

 

Lexo edhe:

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

  • Gjithashtu ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias thotë se për arrestimin e Fredi Belerit ka njoftuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze që ka Presidencën e BE. Dendias shprehet se do të ishte një skandal absolut nëse arrestimi i Belerit është bërë pa patuar prova.

Ai thotë se qeveria greke do të monitorojë nga afër zhvillimet mbi arrestimin e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës.

“Do të doja të mbaja një qëndrim për një çështje jashtëzakonisht serioze. Arrestimi i anëtarit të minoritetit grek Fred Beleri, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në Shqipëri, dua të them që nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie 2 ditë para zgjedhjeve është një skandal. Për këtë gjë kam njoftuar përfaqësuesin e lartë të BE, Borrell, dhe Ministrinë e Jashtme të Suedisë që ka Presidencën e BE. Qeveria Greke do ta ndjekë nga afër rastin. E përsëris, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie 2 ditë para zgjedjheve përbën skandal nëse nuk ka prova të forta”, thuhet në reagimin e ministrit grek Dendias.

 

  • Ndalimi nga policia 2 ditë nga zgjedhjet/ Përplasja Rama-Beleri pak para arrestimit

Në mënyrë të paprecedentë, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës Fredi Bejleri është arrestuar nga policia, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Bejleri është pjesë e PBDNJ-së e drejtuar nga Vangjel Dule, i cili e quajti arrestimin e tij “rrëmbim” nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ndërkohë ka ashpërsuar gjuhën së fundmi ndaj kandidatit të opozitës. Bejleri akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i Fredi Blerit:

Bejleri është ndaluar pas mesnate, para një lokali në shëtitoren e qytezës.

“Ky shtetas (Beleri) është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore Orgert Thoma.

 

Siç duhet nga pamjet e sigurisë së lokalit, Beljeri qëndron në këmbë në trotuar bashkë me tre persona të tjerë. Duket sikur bisedojnë. Ora shënon 00:15 kur drejt tyre sulen disa persona, disa prej tyre me uniformë të policisë e të tjerë të veshur civilë.

Bejleri bashkë me tre personat e tjerë, avokati një përfaqësues i shtabit elektoral dhe një tjetër person, janë neutralizuar. Burime bëjnë me dije se 3 persona janë shoqëruar për në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Vlorës.

Një prej tyre, pjesëtari i stafit të kandidatit për Bashkinë e Himarës, ka shfaqur probleme shëndetësore me zemrën dhe është transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal nga drejtoria e policisë.

Avokati ndërkohë është liruar disa orë pas shoqërimit.

Fredi Bejelri mbetet ende në polici, ndërsa mësohet se ai ka mohuar akuzat për blerje votash para uniformave blu.

Etiketa: arrestimbashkimi europian greqiaEdi RamaFredi BelerihimareKyriakos Mitsotakis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
Para

Aksident në Maliq, autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin

TË GJITHA

Shtyhet seanca në GJKKO për çështjen e Sali Berishës, arsyeja

13:38 : 27/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Britani 30-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal

13:37 : 27/10/2025

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025

‘Të rregullojmë trafikun’/ Binaj: Në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë

13:25 : 27/10/2025

GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

13:18 : 27/10/2025

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com