• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Igli Cara, shpresa e së djathtës në Durrësin e krim-pushtetit

23:50 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Në zgjedhjet e 6 marsit 2022, emri i Igli Carës u shëtit dendur ndër demokratë, si figurë që duhej të përballej me zgjedhjet e pjesshme lokale, por ai diti të gjejë kohën dhe mënyrën kur dhe si të kthehej. Tashmë ai është kandidat i dalë nga Primaret e PD-së me një shumicë të “frikshme” mbështetëse.

Padyshim që Cara nuk është emri që Rama do të donte të ishte në garë. Një figurë që nuk pranoi të përulej as kur ishte në pushtet, madje nuk e fsheh se ka qenë mik i Sokol Olldashit, jo vetëm në raport njerëzor, por edhe në mendime politike që asokohe nuk shkonin në të njëjtën linjë me liderin e sotëm Sali Berisha. Në sitën e demokratëve kjo është vlerë dhe po shpresojnë që përmbysja e madhe të ndodhë për ta pasur Carën jo vetëm si një “menaxher i mirë” i qytetit, por si format që morali dhe qytetaria në politikë ekziston akoma.

Në Durrës ka nisur të ketë shpresë, jo vetëm për të ndryshuar krah politik në një njësi lokale, por për t’i treguar pushtetit se ndëshkimi i vjen atëherë kur mendojnë se janë më të fuqishëm se kurrë. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” vijon fushatën e dendur duke zgjedhur takimet në rrugë, në banesa, në bizneset e vogla dhe kudo tjetër në takime me qytetarët apo edhe në media. Pa mbledhje të mëdha, pa “muzikë tallava”, pa banderola dhe luks të shfrenuar. Kandidaturë më të mirë PD nuk mund të gjente, po a mjafton kaq për të fituar bashkinë?

Durrësi ka një miksim interesash në trinomin e pandashëm pushtet-krim-ndërtim. Bandat kanë nisur të njihen si “biznesmenë”, drejtuesit lokal janë njësh të lidhur me botën e errët të tjetërsimit të pronave nga “njerëzit me kollare” duke ua lënë në duar krimit dhe elitës politike e cila nuk bën dot pa të. Kjo mund të jetë një panoramë në të gjithë Shqipërinë, por Durrësi është më rëndë, saqë sot atje edhe pas çdo krisme arme mes të fortësh shfaqet një pushtetar herë i “madh” e herë në dukje “periferik”.

Lexo edhe:

S’mund të fitonte i paracaktuari? Sako e Durrësit anulon tenderin 300 mijë euro të kanaleve Rrushkull

Vizita e një njeriu në hall

Me emrin e tij Cara po tenton të kthejë shpresë dhe kjo nuk është pak në mizorinë e një makinerie të fuqishme që nxjerr krye në treditëshin e fundit të zgjedhjeve, duke transportuar shuma të mëdha në qëllimin e blerjes së votave.  Kryeministri Edi Rama është deputet në këtë qark. Jo pa qëllim zgjodhi të ikte nga Vlora dhe të vendoste kandidaturën e tij në Durrës. Idetë i kishte të qarta ku në qytetin bregdetar ku buzëdeti shihet si vend ndërtimi dhe Porti si “rrugëkalim” i lirshëm i kokainës ka edhe një plan që do jetë “makro-abuzimi” i shekullit. Është pikërisht ndërtimi i një kompleksi të madh që shitet nga Rilindja në pusht si Dubai i vendit. Në fakt, Durrësi i historisë së lashtë është i mbytur nga “modernizimi” i dyshes krim-pushtet. Zgjedhjet e 14 majit janë sprova e madhe për të kuptuar nëse fryma qytetare do e mposhtë ose jo paranë e pisët që as uji i detit nuk e lan, por përdorin lavatriçen e pushtetit.

Avantazhet

-Kandidati i PD-së Igli Cara gëzon mbështetjen e gjerë të elektoratit të djathtë, aq sa edhe tentativa e “PD-së me vulë” për t’i gjetur një rival brenda llojit në shërbim të pushtetit, dështoi tërësisht pasi u refuzua nga anëtarësia.

-Është fakt që Cara përveçse gëzon mbështetjen e elektoratit tradicional të së djathtës, PD-së dhe çdo force tjetër po djathtas po arrin të sigurojë simpatinë e elektoratit gri, që në një vend si Durrësi do të jetë vendimtar për të përmbysur çdo pushtet.

-Po bën një fushatë pozitiviste me mbështetjen e të rinjve dhe takimeve shtëpi më shtëpi. Vota më shumë se racionale është emocionale dhe këtë pjesë Cara ka ditur që ta tërheqë duke ofruar qytetari dhe siguri që të nesërmen zëri qytetar do ketë një zyrë ku të dëgjohet.

-Ka mbështetjen edhe të disa figurave politike influente në zonë. Publikisht kreu i PAA-së dhe disa partive të tjera të djathta kanë bërë thirrje që elektorati i tyre të votojë Carën.

-Edhe pse ka mbajtur poste të larta si deputet dhe kreu i PD-së së Durrësit, Cara nuk është përfolur për afera korruptive dhe është një nga arsyet që banorët e Bashkisë Durrës të bëjnë ndryshimin e madh. Gjithashtu si rivale ka një person që i cili masivisht në Durrës konsiderohet si “zonja kukull”, pasi pas çdo leje ndërtimi, tenderi dhe betonizimi, fshihen individë të tjerë që në qytetin bregdetar i njohin si të lidhur ngushtësisht me krimin.

Disavantazhet

-Igli Cara në letra e ka rivalitetin me Sakon, por në të vërtetë rivalin kryesor ka kryeministrin Edi Rama, i cili Durrësin e sheh si “Dubain e tij”, ndaj nuk do të donte të kishte asnjë pengesë lokale që ta ndalonte në aferën e frikshme. Të kesh sot kryeministrin kundër, që ka kapur çdo pushtet dhe ka një makineri të frikshme monetare dhe interesi nga pas nuk është diçka e lehtë.

-Kandidati Cara Nuk ka pas vetes elementët e botës së krimit. Deri në këtë pikë ka arritur Durrësi sa hesapet se nga do të anojë vota nuk maten me frymën dhe me vlerën e secilit kandidat, por kush bos krimi e mbështet. Paradoksalisht, kushdo që është i palidhur me bandat kriminale duhet të cilësohej si vlerë, por në Durrësin e interesave krim-pushtet, bandat përcaktojnë shumë.

-Igli Cara ka një makineri të madhe kundër duke nisur nga pushteti qendror dhe deri tek ai lokal që në Durrës është shumë i fuqishëm. Përgjatë fushatës po hidhet para e madh si në propagandë, takime të shumta, joshje me vende pune dhe një blerje të frikshme të medias që i jep hapësirë rivales Sako në çdo lëvizje të saj në fushatë.

-Cara po bën një fushatë modeste për nga mënyra e organizimit, ndonëse është shumë aktiv në takimet në rrugë, banesa e biznese kudo në qytet. Përveçse si strategji kjo formë fushate, është edhe pamundësi e mjeteve financiare.

Etiketa: Bashkia e DurrësitIgli Carazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

S’mund të fitonte i paracaktuari? Sako e Durrësit anulon tenderin 300 mijë euro të kanaleve Rrushkull

13:20 : 03/05/2025
AKTUALITET

Vizita e një njeriu në hall

20:33 : 12/05/2024
AKTUALITET

Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje/ 65 familje të dëmtuara nga tërmeti protestojnë në Durrës

15:59 : 16/04/2024
AKTUALITET

“Zgjedhorja”/ Cara tregon kërkesat kryesore të opozitës: Listat e hapura janë detyrim ligjor

19:40 : 15/04/2024
AKTUALITET

Afera e portit të Durrësit/ Igli Cara: Do duhen 200 vjet për të larë investimin

21:11 : 13/01/2024
AKTUALITET

“Video e Gjicit goditi në shenjë”/Cara: “Mundi” portin, kanabisin, Kosovën dhe euron

22:08 : 18/06/2023
Para

Këmbimi valutor 13 maj/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com