• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardh Spahia dhe Shkodra që duhet të na ruajë një fije nderi

23:45 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Nga BoldNews.al

Në 32 vite pluralizëm politik Shkodra nuk është qeverisur asnjëherë lokalisht nga e majta. Janë shumë arsye që vota e qytetarëve të kryeqendrës së veriut, që mbart histori dhe kulturë nuk ka anuar majtas. Është një zonë që edhe komunizmit nuk iu përul. Padyshim që nuk futet fare në bashkitë që votojnë për traditë apo inertësi djathtas. Shkodra e ndëshkoi qeverisjen Berisha në vitin 1996 ku nuk zgjodhi as kandidatin e PD-së as të PS-së, por ia besoi pushtetin lokal një të pavaruri. Edhe ky detaj tashmë i harruar nga koha tregon shumë.

Shkodra sot duhet pikërisht të ruajë nderin jo vetëm të vetes, por të gjithë vendit. Ajo duhet të tregojë që vota nuk blihet, pavarësisht se Rilindja e ka mjet thelbësor për të marrë e mbajtur pushtet. Shkodra duhet të tregojë se bandat nuk e trembin, pavarësisht se janë bërë aq të fuqishme sa ndikojnë dhe trembin jetën e çdo qytetari të ndershëm.

Kjo barrë i ka rënë Bardh Spahisë, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe nuk e ka aspak të lehtë. Në vendin ku çmenduria e pushtetit zbraz arkat me para për vota dhe kërcënon me tytën e kobures për të trembur opozitarët, nuk është aq e kollajtë, pavarësisht “trimërisë” në facebook që shfaqim si komb. Përballë Bardh Spahisë është një makineri e madhe pushteti. Dy ndikuesive lokalë, që shitën veten e shpirtin në krahun e Ramës, i shtohet edhe ministrja Elisa Spiropali që më shumë se bën politikë si e dërguara personale e “Sulltanit të Rilindjes”, kujton kohën e parë si kryedoganiere e vendit. Para e ndyrë që kërkon të ndikojë në votën deri tani të bardhë.

Megjithatë Bardh Spahia ka treguar se është një figurë politike e dalë nga PD-ja që theu rëndë vërshimin e Ramës në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars 2022. Shkodra nuk ra dhe kjo çmend edhe më shumë një pushtet që çmendurinë dhe shtypjen e ka moto pushteti. Edhe në një vit si kryebashkiak Bardh Spahia më së paku ka rritur reputacionin si një menaxher i mirë që me ato pak të ardhura që vinin nga taksat lokale, investoi sa mundi në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimet e tjera të nevojshme.

Lexo edhe:

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

Ka dhe pati kundër pushtetin qëndror, veçanërisht kryeministrin i cili me mosarsyetimin e tij ende nuk e ka kuptuar arsyen e vërtetë se përse arroganca e pushtetit nuk ka vend në Shkodër. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka nevojën që të mbështetet jo vetëm të atyre që tradicionalisht janë djathtas, pasi këtë radhë e kanë “dëtyrim moral” më shumë se kurrë, por edhe të lëkundurve, apo të tjerëve që era u ka fryrë gjithnjë majtas. Është momenti që Shkodra të na mbajë nderin e çdo qytetari në Shqipëri që vuan nga padrejtësia e pushtetit, që vuan nga shtypja policore e lidhur me politikën, që vuan nga papunësia, varfëria dhe emigrimi i fëmijëve.

Mbi të gjitha duhet të tregojë se Shkodra nuk ka frikën e bandave të lidhura me pushtetin dhe që nuk joshen nga thesi i miellit eketoral. Më shumë se kurrë zgjedhjet e 14 majit në këtë qytet nuk janë vetëm lokale, por mirëfilltas politike, për të mbajtur gjallë frymën e opozitarizmit njerëzor dhe jo vetëm politik, në një vend autokratik si yni.

Avantazhet

Bardh Spahia ka avatazhin pasi vjen nga një familje e njohur qytetare shkodrane, me zanafilla të forta antikoministe dhe profil të lartë njerëzor duke ruajtur traditën e trashëgimisë si mjekë. Bardh Spahia është djali I Ali Spahisë ish-deputetit të PD-së, një mjek i njohuir në Shkodër.

Bardh Spahia nuk është përfulur dhe ka qenë jashtë çdo afere korruptive. Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë një zë që me të vërtetat që thonte vinte në siklet krerët e mazhorancës.

Avantazhin kryesor Spahia e ka pasi është kandidat në Shkodrën që nuk iu nënshtrua as regjimit më të egër siç ishte komunizmi. Njihet gjithashtu si një zonë e djathtë dhe që është persekutuar nga mungesa e investimeve nga mazhoranca aktuale për dhjetë vite rresht.

Bardh Spahia ka favor faktin që vota e zonës urbane në Shkodër bën diferencën dhe pikërisht në pjesën qytetase PD ka qenë gjithnjë përpara së majtës.

Spahia ka avatazhin pasi PD edhe pse e përçarë në qendër, nuk ndihet në Shkodër dhe thuajse e gjithë anëtarësia atje doli në mbështetje të kandidaturës së tij.

Disavatazhet

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka kundër një makineri të madhe pushteti e cila është përqëndruar në atë zonë më shumë se kurrë për ta pasur nën kontroll.

Spahia ka disavantazhin pasi media e shitur lehtësisht është fokusuar në propagandën e madhe në favor të rivalit. Është hedhur para e konsiderueshme si për fushatën e shtrenjtë të rivalit, ashtu edhe në dhënien hapësirë në mediat qëndrore, duke tentuar që ta konsiderojnë si “menaxher të mirë” kandidatin e PS-së.

Disfavori kryesor i Badh Spahisë duket se është fenomeni masiv i vlerjes së votave e cila e ka rrezikun e madh që të ndodhë sidomos në dy ditët e fundit para zgjedhjeve.

Bardha Spahia nuk mbështetet nga bandat kriminale ku sin ë çdo qytet edhe në Shkodër “jetojnë të qetë” nën mbrojtjen e frikshme të strukturave lokale policore dhe qenevrisja qëndrore. Ka rrezik serioz që në ditët e fundit të aktivizohen dhunshëm për të shantazhuar zgjedhësit e djathtë.

Gjithashtu Spahia nuk po mbështetet nga partitë e tjera që në dukje janë opozitare, por që në këtë rajon ua ka blerë paraja e pushtetit.

Etiketa: bardh spahiaqeverisjeShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkodër/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motor, plagoset i mituri

16:49 : 27/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim vetëm roja i pyllit dhe kryepleqtë

09:25 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

18:46 : 24/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen 3679 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

11:13 : 24/06/2025
AKTUALITET

Përplasen dy automjete në aksin Shkodër–Muriqan, dy të plagosur 

20:27 : 23/06/2025
Para

Igli Cara, shpresa e së djathtës në Durrësin e krim-pushtetit

TË GJITHA

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025

Pas konfirmimit të trajnerit të ri, Flamurtari rinovon me dy futbollistë

19:17 : 27/06/2025

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

19:05 : 27/06/2025

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com