• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Belerit/ Reagon Berisha: Hakmarrje e Ramës, ka qëllime mafioze me trojet e Himarës

12:28 : 12/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për veprën penale të shit-blerjes së votës.

Gjatë deklaratës nga selia blu, Berisha bëri përgjegjës Edi Ramën i cili sipas tij po hakmerret ndaj kandidatit të opozitës pasi e ndjen humbjen që e pret më 14 maj.

Berisha tha se janë qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve të Himarë dhe bregdetit, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve.

“Komenti im për këtë ngjarje është një veprim i verbër politik, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime, me angazhim të një manipulatori dhe ish-bashkëpunëtori të bandave, që drejton sot Policinë e Vlorës dhe që quhet mos gaboj, Ermal Muça.
Ky ka qenë bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe banda të tjera dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj çdo akt shitblerje vote kudo që kjo të ketë ndodhur. Por, duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Edi Ramës ndaj tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë. Sikundër, përdorimi i dhunës është një akt in-ekstremis për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty”, tha Berisha.

Ai denoncoi terrorin dhe në Dropull dhe zona të tjera, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Lexo edhe:

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

“Unë kam gjetur në Dropull një klimë terrori, ku policia thërriste zgjedhësit dhe u bënte presion të mos votojnë për kandidatin tonë të shkëlqyer, Thanas Manekën, por të votonin për kandidatin e Edi Ramës. Terror është ushtruar nga Belinda Balluku, e cila shoqërohet me banditë dhe drejtorë. Është ushtruar në Pukë nga kriminelë të armatosur të Gjon Gjonajt. Por këto nuk do pengojnë fitoren e opozitës shqiptare më 14 maj. I them Edi Ramës se me dhunë dhe terror, do bëhesh përgjegjës para ligjit se ke bërë prokurorin ndaj Fredi Belerit. Ka një javë që e ka bërë epiqendër e sulmeve të padenja për një njeri. Po të jetë puna për blerje votash, ato në mënyrën flagrante janë tentuar duke thënë bonusin mbi 600 mijë pensionistëve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të cilin Edi Rama e konsideron kinezëri; me përdorimin masiv të punësimeve. Vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë, pa kontribute. Vetëm për aftësitë ndryshe janë shpërndarë në Dibër 400 milionë lekë nga thesari, etj. Janë shpërndarë në Shqipëri 10 miliardë lekë. Kjo ka qenë masive dhe nëse ka një njeri që ka kryer një megakrim elektoral, është Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Tom Doshi e me radhë”, tha Berisha.

 

  • Berisha: 14 maji është dita e kurorëzimit të pluralizmit politik

Berisha tha në nisje të komunikimit se 14 maji është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik, e triumfit të ndryshimit dhe të kandidatëve tanë.

“Në këtë fushatë, në rrugët dhe sheshet, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, në mendjen dhe zemrat e qytetarëve u përballën dy alternativa. U përball alternativa e njerëzve të lirë, alternativa e pluralizmit, alternativa e dinjitetit, e të ardhmes së shqiptarëve, alternativa e interesave individuale dhe kombëtare të shqiptarëve me alternativën e pushtetit në duart e një njeriu, me alternativën e monizmit të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, me alternativën e bazuar në terrin dhe mafien, me alternativën që u krijoi shqiptarëve dramën më të madhe me shpopullimin e vendit. Një alternativë që varfëroi shqiptarët në mënyrën më të pamëshirshme dhe i largoi nga vendi i tyre. Vij sot për të shprehur mirënjohjen të pakufishme atyre qindra mijëra qytetarëve me të cilët u takova në sallat, sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, për mbështetjen e madhe, për epërsinë totale morale që vendosëm në këtë fushatë ndaj krahut obskur, krahut monist. Në kushtet më të pabarabarta që mund të zhvillohej një fushatë, epërsinë më të madhe e pati koalicioni ynë ‘Bashkë Fitojmë’’.

Fushata ishte mbi të gjitha një fushatë për qytetarin, një fushatë në të cilën qeveritarët tanë të ardhshëm vendorë paraqitën para qytetarëve programet më të mira për problematikat e mëdha të krijuara këto vite të qeverisjes shumë, shumë problematike të Rilindjes. Në këtë kontekst, ishte një festival do të thosha, programesh, vlerash, optimizmi, që qarkoi të gjithë vendin me sukses të plotë.

Ndaj dhe kam vetëm mirënjohje të pakufishme ndaj qytetarëve, mirënjohje të pakufishme ndaj kandidatëve tanë për frymën qytetarë që përcollën në këtë fushatë, krahasuar me kandidatët e territ, e valixheve me euro krimi, të cilët nuk guxuan kurrë njësoj si kryetari i tyre të paraqiten në debate televizive apo sheshe para qytetarëve për të debatuar për alternativën dhe bilancet.

Kurora e fushatës ishte Tirana, por xhevahiret në këtë kurorë ishin fushatat e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Korçës, Lushnjes, Gjirokastrës, Sarandës. Pra, nuk mund të veçosh. Nuk kam gjetur ndonjëherë qytetarë më të kënaqur nga alternativat e paraqitura se në këtë fushatë. 14 maji, kjo është dita e kurorëzimit të plotë të pluralizmit politik në Shqipëri, e triumfit të ndryshimit dhe të kandidatëve tanë” tha Berisha.

Etiketa: arrestimFredi BeleriPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 2.2 miliardë euro të vjedhura nga agjencitë e Ballukut, Tuneli i Llogarasë simbol i abuzimit

13:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Për opozitën Dumani është armik i votës së lirë dhe avokat i korrupsionit

20:10 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha: 1 miliard euro të humbura nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ, Dumani “avokat” i vjedhjeve

19:50 : 27/10/2025
Para

Shkarkohen nga detyra prokurori i Tiranës dhe gjyqtari i Durrësit

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com