• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi Basha-Balla/ “Dashurinë e vërtetë e lejon dhe Zoti”, reagimet e para

22:32 : 10/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Publikimi i një video të filmuar nga kamerat e sigurisë së një pallati në Tiranë, që tregon takimin sekret të ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Balla ka nxitur reagime të shumta.

Takimi në fjalë është realizuar më 3 dhjetor të vitit 2022, kohë kur pritej që të Gjykata e Apelit të vendoste fatin e Vulës së PD, ndaj interpretimet që janë ngritur lidhen me një tradhëti të Bashës ndaj demokratëve dhe pakt me Ramën.

Ndër të parët që ka reaguar pas publikimit të videos, ku Basha dhe Balla shihen duke hyrë në të njëjtin ambient, e më pas largohen njëri me ashensor e tjetri duke përdorur shkallët, është Ylli Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisës me ironi therëse shprehet: “Kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin”.

“Mund të ishin takuar në cilëndo zyrë të Parlamentit, në cilëndo kafe të Tiranës dhe s’do kishim asnjë dyshim për qëllimin politik të takimit. Po në një shtëpi të dikujt tjetër, në orë të vonë dhe, si ilegalet nuk ngjan hiç mirë. Nejse, nuk na takon të merremi me punët dhe shijet private të askujt…”, – shkruan Manjani.

Lexo edhe:

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

Ndërsa avokati dhe anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë Genc Gjokutaj, ka reaguar, duke e ironizuar gjithashtu këtë takim

“S’kemi pse ta fshehim “dashurinë”! Le të plasin te gjithe! Te thone çfare te duan! “Dashurine” e vertete e lejon edhe vete Zoti!”, shkruan Gjokutaj krahas videos.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka reaguar për videon duke e cilësuar takimin e kryer skutave sipas tij, të neveritshëm.

Ai nënvizon se kjo provon pabesitë që Basha ka kryer në kurriz të demokratëve.

“Takimi sekret Basha-Balla, skutave si banditë! Të neveritshëm! Për këdo që kishte një dyshim sado të vogël, ja ku është prova! Pabesia, tradhëtia, poshtërsia dhe thika pas shpine ndaj popullit opozitar ka një emër!”, shprehet Blushi.

Më tej, Blushi kërkon që qytetarët të mos gënjehen nga kandidatët që garojnë për PD e Alibeajt në këto zgjedhje, pasi video e provon që janë opozitarë “kukulla”.

“Mos u gënjeni më nga kandidatët kukulla të Edi Ramës në këto zgjedhje që gjoja garojnë si “opozitarë”! Shihni kush i ka emëruar: Basha-Balla! Më 14 Maj votë për të ndëshkuar korrupsionin e “Rilindjes” që varfëroi dhe shpopulloi Shqipërinë! Më 14 Maj votë për të ndëshkuar pabesinë ndaj 750 mijë opozitarëve të ndershëm, që kanë sakrifikuar gjithçka në 10 vite për lirinë dhe demokracinë!

Më 14 Maj votoni vetëm për kandidatët e Primareve dhe për koalicionin “Bashkë Fitojmë”! Do të fitojmë padiskutim për të pastruar politikën dhe Shqipërinë nga ky “llum” që ka marrë peng të ardhmen e vendit!”, thekson ai më tej.

Ndërkohë, ish-deputeti democrat Myslim Murrizi teksa e komentoi videon për SyriTV tha se fsheh pazarin Rama-Basha për të marrë peng opozitën.

Murrizi tha se dyshon për dakordësinë që mund të jetë arritur aty, pasi Lulzim Basha ishte ai që akuzoi Taulant Ballën për 3.4 mln eurot e fshehura në “Toyota Yaris”, e që u zbuluan sapo mbërritën në Portin e Durrësit.

Më pas kjo dosje u harrua dhe opozita e drejtuar nga Basha nuk e përmendi më asnjëherë, pavarësisht se deklarata e Bashës në Kuvend ishte sinjalizim për grupet e trafikut.

“Besoj se ka qenë dekonspirim kontigjentesh, do i them këtij për inatin e këtij që ta thotë në Parlament, që ata të lajmërohen që të mos shkojnë të marrin ngarkesën se do të kapen nga policia. Si ndjehen ndërkombëtarët që janë prerë në besë, janë shitur. Unë isha aty kur e tha, doli Balla në replikë dhe ka lënë një dosje aty kur ka denoncuar 20 mln euro km në Unazë dhe i ka lënë dosjen e makinës 111 EN, të Benzit dhe i ka thënë Lulzim kur të vish këtu ja ku e ke dosjen e plotë të asaj firmës që përmende dhe anatemon për tenderin, Victoria Invest, që makina që i hipën ti është në pronësi të atij. Dhe ky i shkoi atje afër, më përmende emrin e vajzës, po të mos ishim këtu do të t’i bëja turinjtë përshesh. Pastaj u harrua 20 mln euro, u harrua dekonspirimi, u harrua edhe emri i vajzës që i përmendi Balla se ia ke vënë në nder të kësaj firme. Nuk di pse janë takuar. Dyshoj se s’ka ndonjë gjë tjetër përveçse pazare politike… Sepse këta në pazaret politike, kanë qenë të hapura të gjitha aferat korruptive dhe tenderat. Ky takim është pisllëk, pse si qen, fshehurazi, vetëm pisllëku të takon fshehurazi…Shkojnë dhe takohen për një pazar të pisët, pazar, marrje peng opozite apo pazar lekësh? Shqiptarët kanë të drejtë të mendojnë që ky takim mban erë e qelbur nga koka deri te këmbët“, tha Murrizi.

Për analistin Mentor Kikia, takimi sekret i ndodhur në shtëpinë e një bashkëpunëtoreje të Bashës, është bërë në ditët kur vendosej se kush do të merrte vulën e PD-së, ndaj padyshim të çon të hamendësosh në diskutime, marrëveshje dhe pazare politike.

“Në historinë e këtij takimi ilegalësh, ne mund të flasim vetëm politikisht, se ligjërisht askush nuk mund të ngresh një akuzë se pse janë takuar këta të dy. Këtu nuk besoj se ka prokurorë të thotë se këta të dy kanë bërë vepër penale. Unë këtu nuk shikoj shkelje ligjore.

Jemi në zonën ku mund të analizojmë se çfarë ndodh politikisht në raport mes dy forcave politike, asaj opozitës që quhet zyrtare, kjo në pikun e përplasjeve brenda PD-së, në vigjiljen e Gjykatës së Apelit për vulën se kujt do ti shkojë, ishte historia kur Berisha bënte primaret, caktonte kandidatët për zgjedhjet vendore.

Ajo periudhë ka qenë pika kulmore në aktivitetin politik në pjesën e PD-së që sot ëhstë në zgjedhje, tek opozita dhe të gjitha debatet në çdo studio, përfshirë edhe këtu ishin debatet për vulën, kujt do të ja japë.Parë në kontekstin kohor dhe të ngjarjeve që ndodhin në ato kohë, po këtu një takim mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, padyshim që përbën lajm.

Takimi në atë periudhë ku çështje dite në politike ishte pikërisht fati i opozitës, padyshim të çon të hamendësosh në diskutime, marrëveshje, pazare”, tha Mentor Kikia.

Etiketa: Lulzim Bashatakimi Basha-BallaTaulant Ballaylli manjani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

17:03 : 18/06/2025
AKTUALITET

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

09:20 : 14/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës: E pabazuar në prova

10:22 : 12/06/2025
AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

‘GPS në zarfet e votimit…’, Balla përplaset me Nokën: Kjo që thua ti është vepër penale

10:54 : 05/06/2025
Para

VIDEO/ Milan-Inter, shtylla i mohon golin Tonalit

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com