• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

(VIDEO) Zgjedhjet në Turqi, Rama mesazh mbështetje për Erdoganin

10:52 : 09/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në të njëjtën ditë me Shqipërinë dhe Turqia zhvillon zgjedhjet presidenciale.

Kreu i qeverisë Edi Rama, nëpërmjet një video–mesazhi ka dalë hapur në mbështetje presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Arnavutluk Başbakanı Edi Rama, Türkiye Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan’ın ülkesi için olağanüstü bir iş yaptığını vurgularken yaklaşan seçimlerde Cumhurbaşkanı Erdoğan’ı desteklediğini açıkladı. pic.twitter.com/tht7KQsFm0

— Time Balkan (@TimeBalkan_) May 8, 2023

Ai e ka cilësuar Erdogan si një mik i mirë i shqiptarëve në kohë të vështira si tërmeti apo edhe pandemia. Rama shtoi se me presidentin Erdogan në krye, Turqia mbështeti vendin tonë në tërmetin e nëntorit ndërsa njohu dhe Kosovën si shtet i pavarur.

“Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, jo vetëm për edhe për Ballkanin dhe Europën. Është padiskutim detyrë e popullit turk të zgjedhë liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di e ta bëjë këtë më mirë se ata, por në respekt të secilit prej tyre unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për presidentin Erdogan. Vizioni, kurajo dhe puna e palodhur, e ktheu Turqinë në sytë e gjithë botës në transformimin e një shembulli fantastik. Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdije të re te forca e kombit dhe shtetit turk nuk sollën të mira vetëm për shtetit turk, por krijuan edhe vështirësi të mëdha, kundërshti të forta që kulmuan me vënien në pikëpyetje të integritetit të institucioneve të Turqisë, madje edhe vetë jetës së presidentit. Unë e di që presidenti Erdogan ka kritikë të fortë, ashtu si kurse ka edhe mbështetës dhe të dyja palët kanë arsye për të cilat po zhvillon një ballafaqim shumë të zjarrtë.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Mirëpo unë dua vetëm t’ju them se në kohë kaq të vështira, eksperienca dhe karakteri i tij, roli i tij në lehtësimin e barrës së madhe të konfliktit në Ukrainë mbi rrugët e furnizimit me grurë dhe shumë vende të tjera të rrezikuara nga pesha e atij konflikti apo pesha nga kërcënimi me vatrat e terrorizmit janë aset i çmuar për t’u marrë parasysh për të gjithë ata që të dielën e ardhshme do të vendosin se nga kush do të drejtohet Turqia.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët Presidenti Erdogan është një mik i mirë i ditëve më të vështira, që nga dita e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, që Turqia ishte e para e cila e deklaroi sapo Kuvendi i Kosovës shpalli republikën, tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët ishin shumë të zënë me hallin e tyre. Për mua personalisht Presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, po edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

Disa mendojnë se ai është shumë rigjid dhe i prerë! Mbase kanë të drejtë, po  mbase për këtë fazë të historisë së Turqisë dhe në këtë botë kaq të paparashikueshme, mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia. E cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa! Duke i uruar Turqisë dhe popullit turk të gjitha bekimet e Zotit, uroj megjithë zemër që qytetarët turq të kenë parasysh në zgjedhjen e tyre edhe rolin e pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë në ekuilibrat e brishtë të kësaj kohe të vështirë për Ballkanin, e për krejt Europën”, tha Rama.

Etiketa: Edi RamaErdoganzgjedhjet ne Turqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025
Para

Eurovision 2023/ BBC: Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com