• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përdhunoi shkrimtaren, gjykata dënon Donald Trump me 5 mln dollarë gjobë

22:12 : 09/05/2023
në AKTUALITET, BOTA

Një juri në një gjykatë të Nju Jorkut ka zbuluar se ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka abuzuar seksualisht me kolumnisten E Jean Carroll në dhomën e zhveshjes së një dyqani 27 vite më parë.

Vendimi për herë të parë e cilëson ligjërisht një ish-president të SHBA-së si një agresor seksual. Por duke qenë se është rezultat i një çështjeje civile dhe jo penale, i vetmi sanksion ligjor me të cilin do të përballet Trump është ai financiar.

Juria diskutoi për më pak se tre orë për vendimin final, duke vendosur që Trump t’i paguajë Carroll-it rreth 5 milion dollarë dëmshpërblim.

Ndëshkimi për ish-Presidentin e SHBA-ve konsiston në rreth 2 milion dollarë gjobë për akuzën e abuzimit seksual dhe afro 3 milion dollarë për shpifje, pasi ai e ka etiketuar Caroll si gënjeshtare dhe akuzat e saj i ka quajtur “mashtrime”.

Përpara se të lexohej vendimi për çështjen, gjyqtari, Leëis A Kaplan, paralajmëroi ata që ishin në sallën e gjyqit: “Jo të bërtitura. Nuk ka kërcime lart e poshtë. Asnjë të kërcitur dere”.

Lexo edhe:

SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

Trump kryeson në sondazhet për nominimin presidencial republikan në vitin 2024 me diferenca të mëdha, por verdikti i shton problemet e tij ligjore. Muajin e kaluar, ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza penale për falsifikimin e të dhënave të biznesit lidhur me pagesën e parave për yllin porno Stormy Daniels gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në mënyrë që ajo të heshtte.

Trump gjithashtu duket se do të përballet me akuza penale për përpjekjet e tij për të falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Georgia.

Ai është gjithashtu objektiv i një hetimi federal për veprimet e tij gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 dhe pasojat e tyre, duke përfshirë sulmin në Kapitol dhe fshehjen e dokumenteve sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago.

Trump po lufton gjithashtu një padi civile në shtetin e Nju Jorkut, mbi biznesin e tij dhe çështjet e taksave.

Në çështjen Carroll, një juri prej tre femrash dhe gjashtë meshkujsh u bind nga dëshmia e sigurt e Carroll-it gjatë tre ditëve në tribunë, ndërsa ajo përshkruante sulmin seksual në dhomën e zhveshjes së një dyqani në Nju Jork në vitin 1996.

Avokati i Trump, Joe Tacopina, tha se ai do të përdorte vetë fjalët e Carroll për të hedhur poshtë pretendimet e saj. Tacopina tha gjithashtu se do t’i tregonte ish-kolumnistes së revistës Elle, se së bashku me miqtë e saj ka ngritur akuza të rreme për ish-presidentin sepse ata “e urrenin” Trump dhe politikën e tij.

Por pas shtatë ditësh dëshmi, ai nuk arriti të fitonte çështjen me argumenta dhe prova, ndaj juria mbajti anën e Carroll, e cila dëshmoi se sulmi e la atë të paaftë për të pasur një marrëdhënie romantike.

Ajo tha se Trump “i shkatërroi reputacionin” duke mohuar sulmin kur doli publikisht në vitin 2019.

Etiketa: #perdhunim#boldnewsdonald trump

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

14:41 : 19/10/2025
BOTA

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025
BOTA

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

18:20 : 18/10/2025
BOTA

Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti

20:38 : 17/10/2025
BOTA

Trump konfirmon takimin me Xi Jinping në Korenë e Jugut

19:22 : 17/10/2025
BOTA

Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, raketat “Tomahawk” në qendër të bisedimeve me Trump

11:49 : 17/10/2025
Para

VIDEO/ Supergoli ndaj City-t, Vinicius Junior në gjurmët e Leo Messit

TË GJITHA

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, spitali del me njoftim zyrtar

14:34 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

14:23 : 20/10/2025

“Jam skllav modern, dua azil”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli

14:22 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com