• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zifti elektoral i Veliaj/ Nga Salillari te Geci, si u nda torta miliona euro

19:30 : 08/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Temperatura e ajrit në Tiranë është rritur ndjeshëm këto ditët e fundit, për shkak të nxehtësisë që lëshon zifti elektoral i hedhur nga Bashkia e Tiranës në rrugica të ndryshme të qytetit, në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023.

Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj ka shpenzuar mbi 10 milionë euro vetëm në javët e fundit, në përpjekje për t’i treguar qytarëve se administrata e tij është në krye të punëve.

Kontratat e ziftit elektoral janë të gjitha  me afat 1-mujor, gjë që forcon gjithnjë e më shumë dyshimet se i gjithë ky shpenzim është në funksion të propagandës elektorale të Veliajt, i cili tenton të marrë një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Këto lloj punimesh, në të shkuarën kanë rezultuar jo cilësore dhe, natyrisht, edhe kësaj radhe nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim, nisur sidomos nga shpejtësia e veprimeve.

Lexo edhe:

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

Megjithatë, dhjetra tenderat e asfaltit elektoral të Veliajt janë një mënyrë e mirë për t’u dhënë qindra milionë lekë edhe kompanive të ndërtimit, sidomos atyre që janë “klientë të rregullt” të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

“Boldnews.al” ka kryer nje verifikim mbi fituesit e tenderave të ziftit elektoral, të zhvilluar në dy muajt e fundit nga administrata e Erion Veliajt.

Në listën e fituesve kryesorë gjenden, ndër të tjerë, edhe kompania “Salillari” e Pëllumb Salillarit, si edhe “Arb-Trans 2010” e familjarëve të zyrtarit bashkiak, Arben Maloku, të cilat u kapën në flagrancë nga vetë qeveria duke ndërtuar kate pa leje në godinat e tyre, përkatësisht në Liqenin e Thatë dhe në rrugën “Myslym Shyri”.

Por këto dy kompani, në vend që të përballen me përgjegjësi penale për ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi, ato renditen në grosistët kryesorë të tenderave për ziftin elektoral të Veliajt.

Më poshtë gjendet lista e plotë e kompanive që kanë përfituar nga “torta e ziftit” të Erion Veliaj. Renditja është bërë sipas vlerës monetare të përfituar nga kompanitë.

  1. Bashkimi i operatorëve “Ndërtimi” & “Ndregjoni” & “Elmazaj Konstruksion” ka fituar 10 kontrata me emërtim “sistemim-asfaltim rruge” në Tiranë, për një vlerë totale prej 148.873.926 lekë të reja.
  2. Kompania “Albstar” ka fituar 15 kontrata për “ziftin elektoral” të Erion Veliaj, me një vlerë totale prej 131.696.845 lekë të reja.
  3. Bashkimi i operatorëve “Shpresa -Al” dhe “Stërkaj” ka fituar 8 kontrata për “zift”, me vlerë totale 100.692.152 lekë të reja.
  4. Kompania “Salillari” e Pëllumb Salillarit ka fituar 8 kontrata në tenderat për zift elektoral të zhvilluar nga Erion Veliaj, për një vlerë totale prej 92.345.886 lekë të reja.
  5. Kompania ndërtuese “Geci”, e cila po ndërton edhe një kullë në qendër të Tiranës, ka përfituar 8 kontrata për zift elektoral të Veliajt, me një vlerë totale prej 89.998.380 lekë të reja.
  6. Kompania “Bami” ka fituar 13 kontrata për zift elektoral, për një vlerë totale prej 82.952.824 lekë të reja.
  7. Bashkimi i operatorëve “Kronos Konstruksion” & “Mane/S” & “Arb-Trans 2010”, kjo e fundit në pronësi të familjarëve të zyrtarit bashkiak, Arben Maloku, kanë përfituar 11 kontrata për zift elektoral të zhvilluar nga institucioni i drejtuar prej Erion Veliaj. Vlera totale e përfituar prej tyre në këto tendera është 75.559.005 lekë të reja.
  8. Top-listën e tenderave të Veliajt me objekt “sistemim-asfaltim rrugësh” të zhvilluar në këto javët e fundit e mbyll kompania “GPG Company”. Ajo ka fituar 7 kontrata për zift elektoral, për një vlerë totale prej 56.080.350 lekë të reja.
Etiketa: Arben MalokuBashkia e TiranesErion Veliajpellumb salillarizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Hetimi/ Pushtet për shoqet e Ajolës. Bushka te Ligjet, Llagami e KLGJ drejt Kushtetuteses, Deliu te Taksat

12:07 : 04/08/2025
Para

Berisha sfidon Ramën nga Saranda: Hajde ballafaqohemi! Pse ke frikë

TË GJITHA

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com