• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Degradimi i mëtejshëm i shqipes në një propozim qeveritar; dhe një problem më i gjerë

09:11 : 08/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish ministër e deputet

Së fundmi qeveria Rama miratoi dhe i përcolli Kuvendit një projekt-ligj që eliminon më tej kushtin e “njohurisë së gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë  bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë” për një kategori personash të huaj që marrin shtetësinë shqiptare. Dokumentet shoqëruese të p/ligjit nuk japin asnjë shpjegim për këtë ndryshim specifik. Ministri i Brendshëm dhe propaganda qeveritare e kanë prezantuar p/ ligjin si lehtësim të kushteve të talenteve sportive të huaja që përmes shtetësisë “do të gjallërojnë jetën sportive e do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare”. Kjo e fundit duhet të debatohet nëse është udha e dëshiruar, e dobishme apo edhe më e përshtatshme për të fituar medalje olimpike. Por amendimi i mësipërm nuk është në kategorinë e rasteve të veçanta ku “ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit” (neni 9) por vlen për rastet e përgjithshme (neni 8).

Kategoria e të huajve që marrin pasaportën tonë sipas këtij amendamenti përfshin prindërit e të miturve të huaj kur këta të fundit tashmë kanë përftuar shtetësinë shqiptare; nuk është e qartë pse të tërë këta prindër, të cilët me mesatare demografike në përgjithësi do të jenë në moshë të mesme, nuk do të kenë nevojë të mësojnë shqipen dhe as të dinë se kush ishte Skëndërbeu dhe Ismail Q. Vlora. Ndoshta mund të ishin bërë përjashtime për raste individuale pamundësie. Por qeveria me këtë ligj ka dashur një përjashtim toptan. Dikush që mund të mendojë se kategoria më lart është e vogël në numër dhe do mbetet pa qeder duhet të mësoje se ligji për shtetësinë përjashton tashmë nga kushti i njohjes së gjuhës e historisë por edhe nga kushte ligjore të mëtejshme kategori të tjera qytetarësh të huaj. Ligji për shtetësinë është miratuar dy herë në Kuvend nga mazhoranca rilindiste dhe opozita jeniçere në v. 2020. Herën e dyte mbasi Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim sepse  e gjeti në mospërputhje me Kushtetutën e disa konventa ndërkombëtare. Problemet e këtij ligji meritojnë një shtjellim të detajuar më vete. Por me amendimet e radhës qeveria don të shtojë problemet që ky ligj sjell për vendin. Fillimisht duke mohuar pjesërisht gjuhën shqipe që ka qenë kordoni identitar kryesor në mos i vetmi i popullit shqiptar në shekuj; dhe që u bë baza e formimit të ndërgjegjes kombëtare në shek. 19. Dhe që prandaj duhet te mësohet nga gjithë ata të huaj që duan të bëhen shqiptarë.

Pastaj duke mundësuar që shtetësia të blihej me pará në dorë për mes një PPP-je edhe nga “derri e dosa” (të më falin ata që nuk e shohin kontekstin e ri) dmth. nga njerëz me probleme që nuk duan të lidhin jetën me Shqipërinë dhe as me kulturën shqiptare por vetëm të përdorin e të keqpërdorin atributet e shtetit tone; duke udhëtuar lirshëm në Europë. E ndërkohë që “pasaportat e arta” janë bllokuar nga Bashkimi Europian efektin e tyre mund t’a shohim paralel me lejet e punës për “bangladeshasit”. Siç ishte e parashikueshme këta puntorë nga Azia punojnë dy-tre muaj këtu e pastaj zhduken pë t’u shfaqur në Austri dhe Europën e kamur ku ose kërkojnë azil ose punojnë në të zezë.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Prandaj një detyrë e opozitës në këto rrethana është jo vetëm të kundërshtojë “amendamentin anti-shqip” me argumenta e me votë por edhe të angazhohet se ditën që do të jetë mazhorancë do të fshijë këto devijime nga Fletorja Zyrtare dhe do e rishqyrtojë tërësisht legjislacionin e shtetësisë.

Etiketa: Edi Ramagenc pollogjuha shqipeqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
Para
Foto ilustruese

Në kërkim për vrasje, arrestohet 45-vjeçari (Emri)

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com