• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

New York Times mbi lidhjet e dyshuara të presidentit Vuçiç me krimin e organizuar

Revista javore e gazetës New York Times, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç. Kolegu Artan Haraqija bisedoi me autorin e artikullit, gazetarin Robert F. Worth dhe profesorin amerikan, njohësin e hershëm të zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer të cilët thonë​ se Presidenti Vuçiç ka vënë nën kontroll gjithë levat e pushtetit në Serbi.

08:37 : 08/05/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Një artikull i gjatë, i publikuar fillimisht në faqen e internetit të gazetës New Yok Times, ngre akuza të shumta mbi lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me botën e krimit të organizuar. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021.

“Në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Veljko Belivuk tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikull.

“Ai përshkroi disa nga punët që banda pretendonte se i kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë” dhe se ishte takuar personalisht edhe me presidentin Vuçiç. Këto akuza janë hedhur poshtë nga presidenti serb, i cili megjithatë refuzoi të komentonte për akuzat me New Jork Times.

Gazetari Worth thotë se ai nuk beson se zoti Vuçiç i ka krijuar bandat kriminale nacionaliste serbe, por ai padyshim, i ka shfrytëzuar ato për forcimin e pushtetit të tij.

Lexo edhe:

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

“Nacionalizmi serb nxiti luftën e Jugosllavisë në vitet 1990. Pra, ajo ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për krimin e organizuar. Unë mendoj se ai është një politikan oportunist që dëshiron shumë të jetë në pushtet. Ai ka qenë shumë efektiv në kontrollin e pothuajse të gjitha levave të pushtetit në Serbi dhe për këtë ai ka përdorur të gjitha mundësitë në vend”, thotë për Zërin e Amerikës, gazetari i Nju Jork Tajmsit, Robert F. Worth.

Profesori i Universitetit John Hopkins dhe vëzhguesi i hershëm i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer ndan të njejtin mendim. 

“Nuk ka asnjë politikan, që në rrethanat aktuale mund të ngrihet në pushtet në Beograd, pa një lloj përshtatjeje me krimin e organizuar dhe Shërbimin e tij Sekret. Kjo është mjaft e qartë. Pyetja është nëse Vuçiç është pjesë e problemit, apo pjesë e zgjidhjes. Dhe në tërësi, jam i bindur se ai është pjesë e problemit për shkak të mënyrës se si sillet. Ai ka rivendosur autokracinë në Serbi dhe ka toleruar jo vetëm bandat e futbollit, por edhe të krimit të organizuar”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Grupi i Veljko Belivukut ishte arrestuar edhe më parë, por në të gjitha rastet kishte arritur të shmangte dënimet për shkak të lidhjeve që deri në vitin 2021 dyshohej se ekzistonin mes tij dhe shtetit serb.

“Mbështetja që Belivuk dhe miqtë e tij morën nga policia dhe ministria e brendshme gjatë dekadës së fundit është dokumentuar në dëshmitë e gjykatës, përgjimet telefonike dhe fotografitë. Sugjerimi se e gjithë kjo mund të kishte ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit shkakton të qeshura në Beograd”, shkuan New Jork Times.

Zyrtarisht kundër grupit të Veljko Belivukut rëndojnë akuza për krime të ndryshme përfshirë edhe disa krime monstruoze si prerja e gjymtyrëve të viktimave, kryesisht pjesëtarë të grupeve rivale kriminale. Pas masakrimit, pjesët e trupave të gjymtuar, siç njofton artikulli i New Jork Times, janë hedhur në një makinë për grirje mishi.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka publikuar një video në platformën “YouTube” ku thotë se përpos armëve dhe eksplozivit të grupit të Belivukut gjatë bastisjeve ka gjetur edhe makinën e mishit me ADN-në e viktimave që dyshohet se janë masakruar.

Ndërsa zoti Vuçiç, sipas artikullit të New Jork Times, ushtron kontroll mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike, arrestimi i grupit të Belivukut mund të jetë një nga vendimet e pakta që presidenti serb nuk e kontrolloi dot.

Provat në këtë rast erdhën nga një ekip belg i EUROPOL-it i cili pas dy vjetësh përpjekjeje arriti të dëshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë. Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut, një gjë që autoritetet në Serbi nuk mund ta shmangin më. Gazetari amerikan thotë se ai pret që hetimi i EUROPOL-it i cili ende vazhdon, të zbulojë lidhje kriminale ndër grupe të ndryshme etnike në Ballkan.

“Ky hetim evropian i drejtuar nga Europoli zbuloi vërtet këto rrjete kriminale në një mënyrë që nuk ishte bërë kurrë më parë. Ata ende po i hetojnë mesazhet që i deshifruan. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende. Një gjë që vlen të përmendet është se këto dallavere kriminale e tejkalojnë shpesh politikën. Njerëzit mund të jenë në anë të ndryshme etnike, por kur bëhet fjalë për para, ata do të bashkëpunojnë. Unë mendoj se ne do të zbulojmë më shumë me kalimin e kohës për mënyrën se si funksionojnë këto rrjete kriminale”, thotë gazetari Worth.

Artikulli i tij thotë se deri më tani shumica e të dhënave nga Ballkani kishin të bënin me grupin serb. Artikulli i New Jork Times disa herë përmend edhe rrezikun që presidenti serb mund të nxisë një luftë me qëllim krijimin e Botës Serbe, ideja nacionaliste e kontrollimit të gjitha territoreve ku jetojnë serbët. Kjo nënkupton edhe dërgimin e ushtrisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Sipas New Jork Times, ky shqetësim mban zgjuar natën diplomatët evropianë. Sidoqoftë, evropianët, krahas zyrtarëve amerikanë, sipas analistit, Daniel Serwer, vazhdojnë të ofrojnë përkrahje të palëkundur për qeverinë serbe dhe në përgjithësi autokratët në Ballkan.

“Zyrtarët perëndimorë janë duke mashtruar veten dhe këtë po e bëjnë për një qëllim. Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodh”, thotë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer.

Gazetari amerikan Robert F. Worth thotë se ka serbë që mendojnë se situata në përgjithësi është edhe më keq se sa në kohën e Slobodan Milosheviçit.

“Disa serbë më ka thënë që në disa forma situata është më keq se si ishte në kohën e Millosheviçit. Drejtësia është më e politizuar se sa ishte në atë kohë. Nuk ka luftë civile të përgjakshme më dhe kjo është një gjë e mirë, por Serbia tani është një vend ku policia, në disa nivele dhe në kohëra të ndryshme ka qenë e përfshirë në aktivitete kriminale”, thotë zoti Worth.

Gazetari thotë se ai nuk është ndaluar asnjëherë sa ishte në Serbi, ndonëse nuk e përjashton mundësinë që të jetë përgjuar pa e kuptuar.

“Nuk e kam përmendur këtë në artikull, por kam patur një takim me një ish funksionar të lartë të policisë serbe, i cili donte të më jepte disa informacione, por ishte shumë i frikësuar për pasojat. U takuam në një kafeteri dhe brenda pak minutash ai tha se po na vëzhgojnë dhe nuk jemi të sigurtë. Bëra përpjekje ta kontaktoja sërish dhe t’i ofroja siguri që të fliste, për të më treguar ato që kishte për të thënë, por ai vendosi të mos fliste më”.

Të njejtën ndjenjë përgjimi, tregon gazetari, pati edhe ish presidenti Boris Tadiç i cili në një takim me të, iu afrua pranë duke i përshpëritur “disa miq të Belivukut mund të jenë ulur pranë nesh”./VOA

Etiketa: Aleksander Vucickrimi i organizuarlidhje te dyshimtaNew York TimesSerbiZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

SPORT

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

16:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025
AKTUALITET

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës

08:14 : 08/05/2025
BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
RAJONI

Tragjedia në Novi Sad/ Incidente gjatë protestave, makina tenton të marrë para protestuesit

18:24 : 01/05/2025
Para

Studimi: 30 minuta në telefon në javë mund të rrisë rrezikun e tensionit të gjakut

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com