• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Të festojmë titullin kampion”, Temitope mban pezull Skënderbeun: Kam marrë oferta

11:07 : 07/05/2023
në SPORT

Skënderbeu ka arritur objektivin minimal dhe kjo erdhi përmes një rikuperimi të frikshëm, ku nga vendi i shtatë u ngjit në të parin.

Një meritë të madhe ka edhe sulmuesi kryesor i korçarëve, Abdul Temitope, i cili kryeson listën e golashënuesve me 12 gola.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, 28-vjeçari nigerian rrëfen emocionet e këtij sezoni me fanellën bardhekuqe dhe planet që ka për të ardhmen.

Abdul, në sezonin e parë me Skënderbeun, ia dolët të bëheshit protagonist në realizimin e objektivave të klubit. E prisnit?
Jam ndierë mirë, pasi Skënderbeu ka arritur objektivin që i kishte vendosur vetes, duke plotësuar gjithçka këtë sezon. Gjithashtu, jam shumë i lumtur edhe për performancën time, që u shoqërua me gola dhe paraqitje të mira, gjithmonë në ndihmë të ekipit. Veç objektivave të klubit, edhe unë i kam vendosur vetes synime personale dhe e them me bindje të plotë se jam shumë pranë përmbushjes së tyre.

Çfarë ambienti keni gjetur në Korçë?
Unë ua kam thënë me plot gojën edhe shokëve, që kemi një grup shumë të mirë lojtarësh, të cilët kanë cilësi dhe talent. Ata kanë sakrifikuar në maksimum për të arritur objektivin e klubit. Në Korçë kam gjetur një ambient fantastik dhe këto plotësojnë njëritjetrin. Tifozët na kanë mbështetur në çdo moment, qoftë në të mirë apo të keq. Falë këtyre komponentëve, kemi arritur të ngjitemi në elitë.

Lexo edhe:

Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës

Kontratë dy vjeçare, talenti i akademisë së Skënderbeut transferohet te Llapi

Le të ndalemi në aspektin personal. Kryesoni listën e golashënuesve…
Pa dyshim që jam i lumtur, jo vetëm për golat, por për të gjithë paraqitjen time këtë sezon. Në pjesën e dytë të sezonit unë kam luajtur shumë dhe kam zhvilluar ndeshje mjaft të mira, që dua t’i veçoj. Është pak e sikletshme të flasësh për veten, por kam asistuar dhe shënuar gola me peshë, që kanë ndihmuar ekipin në arritjen e rezultateve. Për këtë jam shumë i kënaqur. Momentalisht po kryesoj renditjen e golashënuesve me 12 gola dhe kjo më bën krenar, por më motivon njëkohësisht që të vijoj edhe në ndeshjet e mbetura të jap më të mirën për të mbajtur kreun e klasifikimit të golashënuesve.

Çfarë prisni nga e ardhmja, për më tepër që Skënderbeu tani është rikthyer në Superiore?
Për momentin mund të them se jam i fokusuar te dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Dua që t’i mbyllim me sukses edhe këto dy javë dhe të festojmë titullin kampion në këtë kategori, që është i pari për mua me Skënderbeun. Sa i përket së ardhmes sime në futboll, asnjëherë nuk ka parashikime dhe garanci. Nga njëra anë Superiorja më tundon shumë, pasi e di që është një nivel më i lartë dhe një provë në tërësi për mua. Unë jam në kulmin e karrierës dhe dua që të shijoj emocione të mëdha, ashtu siç i kam ambiciet. Ndaj kam dëshirën që të vijoj të luaj në nivele të larta dhe të shijoj konkurrencën me lojtarë të një niveli superior. Tri vite më parë luaja në futbollin gjysmëprofesionist, ndërsa tani jam gati të shpallem kampion me Skënderbeun. Me besimin te Zoti, gjithçka është e mundur ndaj do të vazhdoj të ëndërroj.

Merkatoja po afron, a kanë filluar kontaktet e para për Temitopen?
Po, kam marrë ofertat e para, por unë preferoj të jem i fokusuar te Skënderbeu dhe te ky sezon që dua ta mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të jap maksimumin tim për shokët e ekipit, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, në mënyrë që të mbyllim gjithçka me sukses.

Skënderbeu është një mundësi për ju që të vazhdoni karrierën?
Gjithçka është e mundshme, pasi në futboll asnjëherë nuk ka garanci se çfarë mund të ndodhë. Unë jam duke e shijuar në maksimum këtë aventurë me Skënderbeun dhe jam shumë i lumtur që mbaj veshur këtë fanellë. Jam duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të kësaj kategorie në futbollin shqiptar. Gjithçka sa i përket së ardhmes ia kam lënë në dorë menaxherëve, prandaj nuk dua të shpërqendrohem. Jam i bindur se do të bëjnë më të mirën për mua. Dua vetëm të shijoj momentin.

Etiketa: kategoria e parëSkenderbeuTemitope

Lajme të lidhura

SPORT

Skënderbeu nis përgatitjet për sezonin e ri, ja kush do të jetë kapiteni i ri i skuadrës

18:40 : 25/06/2025
SPORT

Kontratë dy vjeçare, talenti i akademisë së Skënderbeut transferohet te Llapi

20:07 : 20/06/2025
SPORT

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025
SPORT

Sulmuesi largohet nga Skënderbeu, vesh fanellën e klubit kampion

18:41 : 11/06/2025
SPORT

Kapiteni i dha lamtumirën Skënderbeut, pritet zyrtarizimi në klubin kryeqytetas

17:15 : 10/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Tjetër “firo” nga Burreli, mbrojtësi brazilian njofton largimin

19:40 : 03/06/2025
Para

Rama shpërblen aktorët e “Podcast-it” me central fotovoltaik. Rasti i Agim Xhindolit

TË GJITHA

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com