Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Nga Berati, Berisha denoncoi skemën e vjedhjes së energjisë elektrike. Berisha u shpreh se Shqipëria prej dy vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj.
Kryedemokrati u shpreh se dyshja Rama dhe Balluku zbrazin digat dhe iua shesin sekserëve të tyre.
“Energjia është shndërruar sot në një kamxhik do zbresë ashtu si e kanë pasur përpara. Ajo strategjia e ndërtimit të HEC-eve ka përmbysur situatën energjetike të Shqipërisë. Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj. Në vend që t’i kthehen biznesit dhe ju, ato shfrytëzohen, vidhen nga dyshja Rama Balluku. Çfarë bëjnë këta hajdutë!? Gjithë verën zbrazin digat, ua shesin sekserëve të tyre. Këta i shesin në bursë dhe ato janë paratë e Ramës dhe Belindës dhe thërrime për sekserët e tyre. Këtë kanë dy vite që e bëjnë. Asnjëri prej jush nuk gëzon asgjë nga kjo pasuri e madhe publike që kemi. E shisni me 7 lekë te ju. Nuk kishte asnjë problem. Këta e kaluan në 95 lekë dhe te bizneset 220 lekë. Pra, duhet t’i japim fund kësaj, të votojmë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja”, deklaroi ai.
Mes të tjerash Berisha sfidoi Ramën, duke pohuar se nga vendi i tij i origjinës, Mbreshtani, kanë një shprehje ‘gusht dhe gunë’, ndërkohë që ish-kryeministri ironizoi duke shtuar se ato do i thotë; gusht e vija, duke nënkuptuar largimin nga pushteti të kryesocialistit.
“E ftoj të dalë këtu me doktor Zijain, të shkojë në Velabisht, në Otllak, në Sinjë, të tregojë se çfarë ka bërë për ta. braktisje, braktisje, dhe vetëm braktisje. Vota juaj për doktor Zijain, do të jetë votë për veten tuaj. Ai do të bëjë gjithçka për t’ju ofruar juve shërbime më të mira. Zoja Ismaili u zotua këtu për ulje të ndjeshme të tarifave vendore. Programi ynë i taksave të ulëta mbetet synim. Duhet t’i japim fund kësaj, të fitojmë ndryshimin, ai është në dorën tuaj. Ça ka pësuar ky rreth? Janë shtruar këto kalldrëme? Është përfunduar rruga Berat-Lushnjë, që ishte në përfundim. Po të tjerat? Deklaruan se nuk merren me boshtin e jugut. Fundi fundit unë thashë, le ta ndërtojnë. Por sa km kanë ecur për atë rrugë? Zero! Po Berati ka potenciale të jashtëzakonshme, prodhimet më cilësore. Plantacionet e pemëve në Berat kanë frutat më cilësore. Priten, s’ka kush i vjel. Është shkatërruar çdo gjë. Kosova subvencionon 400 euro për hektarë të grurit dhe 1000 euro për hektarë të serave. Kurse këta japin 43 euro. A ka braktisje më të madhe? Unë ju garantoj ju, se këto vërtetë janë zgjedhje lokale, pas fitores, se ja thashë dje në Kukës, se jam poshtë fshatit të tij, në Shpirag…
Ai e mohon se është nga Mbreshtani. Aty i thonë; gusht dhe gunë, se është zonë barinjsh, zonë kullotash, edhe unë i them se pushteti yt është; gusht dhe vija. Këto janë zgjedhje për të ndaluar shpopullimin e vendit. pse u ngjitëm në vitin 2013 me rrogat më të larta në rajon. E bëmë këtë se Shqipëria është vendi më i pasur i rajonit. Shqiptarët e meritojnë që të jenë në krye të rrogave. I garantoj ata se do të jetë gara jonë, rrogat më të larta në të gjithë gadishullin e Ballkanit. Shumë kanë ikur, dhe të gjithë ata janë një detyrim madhor, dhe i bëjmë thirrje që të vijnë, të votojnë ndryshimin më 14 maj.”, tha Berisha.
- “Rrugët ndërtohen me 24 mln euro, në Evropë me 2-3 mln”, Berisha: Rama ka vendosur “tiraninë e varfërisë”
Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama sot “nuk ka kampe përqëndrimi apo skuadra pushkatimi”, por ka vendosur në vend “tiraninë e varfërisë”, pasi sipas tij kreu i qeverisë “vjedh ditë e natë qytetarët”.
Berisha shtoi më tej se vjedhjet kryhen pasi “rrugët ndërtohen me 24 milionë euro, kur në Europë ndërtohen me 2-3 milionë”, dhe se “kryeministri udhëton me avion privat me dhomë gjumi duke shpenzuar 22 milionë euro”.
“Në mbarë vendin po fryn flladi i fitores, era e ndryshimit dhe rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ftoj qytetarët më 14 të votojnë për veten e tyre. Votat për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe vendit. Votoni kundër pushteteve në duart e një njeriu, që edhe engjëll po të jetë shndërrohet në djall, po lëre kur është djall çfarë bëhet siç është Edi Rama.
Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi apo skuadra pushkatimi por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve duke i përzënë çdo ditë nga vendi i tyre. Ky njeri nuk ka burgje përqendrimi, por ka vendosur tiraninë e varfërisë. Varfëria po boshatis qytetet tona, varfëri që nuk vjen nga natyra por nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët sepse ndërton rrugën me 24 milionë euro kur në Evropë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Ndërton shkollën me 6 milionë, kur në botë bëhet me 700 mijë euro. Vjedh sepse udhëton me avion privat me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro. Vjedh sepse ministrat e tij marrin prona publike si investitorë strategjikë në kundërshtim me ligjin. Pushteti i tyre përdoret për tendera familjarë dhe kjo sepse Edi Rama prin me këtë frymë”, u shpreh Berisha.