• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/ Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Fshati të bojkotojë zgjedhjet e 14 majit!

11:02 : 07/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Banorët e Bërxullës kanë dalë sot sërish në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre, dëmshpërblimin për pronat e tyre sipas çmimit të tregut.

Një prej tyre ka deklaruar se sot e kësaj dite nuk ka një projekt të qartë për rrugën që do ndërtohet, ndërsa paralajmëroi se i gjithë fshati nuk do marrin pjesë në votimet e 14 majit, duke bojkotuar zgjedhjet lokale.

Banori shtoi se ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e opozitës në zonë, si edhe kryebashkiakun, por deklaroi se projekti është bërë “pa pyetur” bashkinë dhe është marrë në dorë nga Ministria e Infrastrukturës që kryesohet nga ministrja Belinda Balluku.

“Jemi ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada. Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me vlerë tregu apo me marrëveshje.

Avokati i Popullit është një nga institucionet që nuk e ka vendosur ujin në zjarr. I vetmi institucion që nuk ka dhënë përgjigje. Projekt rruge nuk ka as sot e kësaj dite. Që ditët e para kemi kontaktuar me avokatë dhe para dy ditësh, nga një vendim i gjykatës së Apelit toka duhet të shpronësohet me vlerën e tregut.

Lexo edhe:

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

Fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet. Shteti ka 8 muaj që hesht dhe nuk na jep zgjidhje, atëherë dhe ne nuk duhet të marrim pjesë në votime sepse shteti nuk na njeh. Unë e kam takuar kandidatin e opozitës si dhe kryebashkiakun aktual të zonës, por këtu nuk është pyetur bashkia por ka hyrë ministria e infrastrukturës vetë. Kontrata e parë ka qenë me privat dhe e dyta me koncesionarin. Balluku ka thënë se shteti nuk investon asnjë qindarkë për këtë rrugë, por e merr pas 35 vitesh, atëherë pse shteti merr pjesë në shpronësime”, u shpreh një prej banorëve.

 

  • Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Po bëhet një maskaradë administrative!

Për mediat, disa nga banorët shprehet se rruga e nxjerr tërësisht janë funksionit fshatin pasi nuk jep asnjë zgjidhje për banorët.

“Rruga e nxjerr fshatin jashtë funksionit. Duhet të bëjmë 10-15 km për të ardhur në banesat tona. Të jesh mirë e bukur në shtëpinë tënde në rrugë që janë prej kohës, ekzistuese.

Sot i shkatërrojnë pa dhënë asnjë lloj zgjidhje për fshatin si do të jetë e aksesueshme edhe brenda fshatit. Nuk ka as nënkalime, as mbikalime dhe as rrugë dytësore. Ty të bën që me këtë projekt të fluturosh në hënë. Sot nuk dimë ku të shkojmë. Nuk na japin asnjë lloj zgjidhje.

Thonë këtë situatë po e studiojmë dhe po e shohim edhe njëherë në studiot tona si do zhvillohet. Këtu bëhet një maskaradë në këtë njësi administrative. Ata që janë ngarkuar për t’i dhënë zgjidhje, nuk i dalin llogaritë. Distanca 100 metra me ne, është rruga e aeroportit”, shprehen banorët.

 

  • Banorët e Bërxullës prej 8 muajsh në protestë

Banorët e Bërxullës prej 6 muajsh kundërshtojnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor ‘Thumanë-Kashar’ i cili prek banesat e tyre.

Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi ata nuk janë dakord me skemën e shpronësimit të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategorikisht.

Edhe këtë të dielë, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje, ndërkohë kujtojmë që më herët kanë paralajmëruar se nuk ju jepet një përgjigje, do ta zgjidhin me vetëgjyqësi.

Etiketa: Banorët e BërxullësbojkotProjekti i rrugësprotesteThumanë-KasharZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Presidenca kërkon moskompetencë të Kushtetueses për ankimimin e Veliajt, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

12:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pensionistët protestojnë para Kuvendit për minimumin jetik: Nuk e mbyllim dot muajin!

10:58 : 30/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit protestë para Kuvendit, kërkojnë rritje të pensioneve dhe kushte të mira pune

10:17 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

16:40 : 27/10/2025
AKTUALITET

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025
Para

Meta: Rama do të zëvendësojë kavajasit me bangladeshas

TË GJITHA

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025

Shkarkohet Bordin, Tirana prezanton trajnerin e ri

20:44 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

20:12 : 31/10/2025

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com