• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ra në koma nga mjekimi i gabuar, flasin sërish familjarët e Jani Rustemit: I dhanë shumë metadon

22:13 : 05/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Lulzim Mehmeti është kunati i Jani Rustemit, të riut që u arrestua më 12 Prill nga Komisariati Nr.2 në Tiranë, për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve. Ai tregon, se Jani ka qëndruar në dhomat e paraburgimit dhe pas 72 orëve iu dha masa e arrestit.

E ëma, Pranvera Rustemi, shprehet për emisionin “Stop” se në 29 Prill i shkojnë 2 policë civilë në shtëpi, të cilët i thanë se djali ishte shtruar në QSUT për ftohje. Por Pranvera tregon se në spital ajo pa se djali ishte në gjendje kome, pasi sipas saj, i kishin dhënë metadon.

Lulzim Mehmeti: Jam i afërmi i Jani Rustemit. Më datë 12 djali është arrestuar nga Komisariati Nr.2 për vjedhje. Nga ajo datë ka kaluar tek dhomat e paraburgimit. Pas 72 orësh djali ka kaluar në gjyq. I është prerë fletë-arresti për vjedhje. Akuzohej për një tapet dhe një palë atlete. Në atë datë që është kapur djali ka ardhur kontroll policia te shtëpia dhe kanë kërkuar, a ka sjellë Jani një palë atlete dhe një tapet. Këtë dimë ne nga policia. Nga data 12 i ka shkuar nëna e vetë që quhet Pranvera Rustemi. Më datë 29, dy civila i kanë vajtur nënës te shtëpia edhe i kanë thënë që djalin tuaj e keni në spital te QSUT. Por nuk ka ndonjë gjë të rëndë, thjesht ka ftohje. Folëm me doktorin, na thanë që i kanë dhënë metadon, ka pirë shumë metadon. Ka marrë dozë të lartë tha. Kush ia ka dhënë metadonin?

Pranvera Rustemi: Shkova te djali, i mora një paketë, i mora një bidon ujë, ca byreçka. Pas 2-3 ditëve më merr djali në telefon, o ma sille pasaportën se pa pasaportë nuk më regjistrojnë.

Lexo edhe:

Artan Lame nuk ka vdekur? Fevziu: Ndodhet në koma cerebrale, është ende në jetë

Në burg për një pale atlete, familja: E izoluan në gjendje të rëndë dhe vdiq në qeli

I thashë unë mos ka djali ndonjë gjë të rëndësishme. Jo thanë ata, vetëm me ftohje e ke më tha. Meqënëse djali ka pirë metadon, ka kaluar në gjendje kome.

Familjarët thonë se kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr.3 për mjekim të pakujdesshëm.

Lulzim Mehmeti: Vajta te 302, pyeta më doli një oficer roje më tha Jani Rustemi është i regjistruar këtu por fizikisht nuk ka ardhur këtu. Komisariati 2 na tha në momentin që arrestojmë, bëjmë procedurat edhe e kalojmë mbrapa 302 ku janë dhomat e 72 orëshit. Ne, tha, atje e kemi dërguar. Vajtëm te komisariati 3 të bënim një denoncim.

Pranvera Rustemi: Metadoni nuk pihet si karamele. Por ja ka bërë mjeki metadonin.

Lulzim Mehmeti: Mjeku i ka bërë ndonjë vizitë djalit? I ka marrë analizat? Atij i kanë bërë ndonjë gjë në burg. Ose i kanë bërë gjilpërë, ose i kanë dhënë ndonjë metadon. Për këtë arsye bëj denoncim për mjekim të pakujdesshëm te Komisariati Nr.3.

Lulzim Mehmeti: Është akoma në koma, nuk i jep shpresë as doktori asnjë. Po bën 20 e ca ditë.

Avokati i familjes thotë se nuk janë zbatuar procedurat.

Avokati Franc Terihati: Në datën 15 është marrë vendimi i gjykatës i cili ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj këtij shtetasi dhe në datë 16 Prokuroria ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit. Është kërkuar që nga blloku i sigurisë ky shtetas të transferohet pranë IEVP 313, por ky institucion nuk e ka pranuar për shkak të mbingarkesës që ka pasur ky institucion dhe është kthyer sërish te blloku i sigurisë pranë Drejtorisë Vendore Tiranë. Ndërkohë që ligji parashikon në mënyrë të shprehur që në rast se kemi një vendim gjykate, vendimi duhet të ekzekutohet dhe shtetasi të akomodohet pranë IEVP-së dhe ligji parashikon procedura të sakta si pranohet në institucion, të gjitha ekzaminimet mjekësore që kryhen ndaj një shtetasi dhe të gjitha këto bëhen me synim që t’i garantohet edhe shëndeti gjatë qëndrimit pranë institucionit përkatës.

Familjarët e Jani Rustemit kërkojnë që personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.

Lulzim Mehmeti: Të mbajë përgjegjësi kushdo që e ka bërë këtë krim.

Pranvera Rustemi: Është djalë 26 vjeç, e kam rritur me 500 halle djalin tim. Unë e dua djalin siç e ka kapur policia, shëndoshë e mirë, kështu e dua djalin. Djali im nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje. Kush ia ka bërë djalit tim? Do dali e drejta e djalit tim.

Stop bisedoi me Drejtorin e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, i cili thotë se pretendimet e familjarëve do të ndiqen me seriozitet dhe për mjekun do të vendosë mjekësia ligjore.

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj: Ne kemi bërë një deklaratë për shtyp shteruese për të gjitha veprimet e policisë. Ne kemi pranuar të gjitha pretendimet, që nëna e këtij personi ka paraqitur në polici. Janë administruar të gjitha! Janë pyetur punonjësit e policisë, është sekuestruar kartela mjekësore që ne mbajmë tek dhomat e paraburgimit. Po merret Prokuroria me këtë çështje. Kush ia ka dhënë metadonin dhe a i takon metadon? Do ta përcaktojë Mjekësia Ligjore. Ne kemi staf mjekësor permanent aty, i cili kontrollon të gjitha llojet e ilaçeve. Nuk i lihen ilaçet në dhomën  e paraburgimit. Atij i jepet doza e pranueshme. I jepet nga mjeku. Konsumohet në prezencë të punonjësve të policisë dhe çdo veprim është i evidentuar në kartelën mjekësore, që administrohet nga ana jonë. Mjeku, është mjek i emëruar në strukturat e policisë, është i Drejtorisë së Tiranës. Unë nuk po ta them se si quhet. Nuk është anonim. Të paktën ka 15 vjet, që punon në të njëjtën punë.

Etiketa: Jani Rustemikomametadonmjekim i gabuar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Artan Lame nuk ka vdekur? Fevziu: Ndodhet në koma cerebrale, është ende në jetë

21:24 : 22/05/2025
AKTUALITET

Në burg për një pale atlete, familja: E izoluan në gjendje të rëndë dhe vdiq në qeli

22:12 : 05/03/2025
AKTUALITET

I dënuar për shitje heroine dhe pilula metadoni, kapet në Francë Elton Beqiraj

15:01 : 20/01/2025
AKTUALITET

Vdes pas 6 ditësh në koma e mitura shqiptare që u aksidentua në Itali! Doli natën fshehurazi prindërve

19:11 : 17/01/2025
BOTA

Zgjohet nga koma dhe beson se është ende në vitet ’80, historia e italianit që humbi 39 vite nga jeta

17:22 : 22/10/2024
AKTUALITET

Vodhi brenda Poliklinikës një sasi metadoni, arrestohet i riu në Berat

11:37 : 21/08/2024
Para

Rusia dhe Ukraina dështojnë të merren vesh për eksportin e drithërave

TË GJITHA

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom