• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Udhëtim me Fezollarin? Telashe të reja për Arben Ahmetaj pas privatizimit të “Buka”

12:45 : 03/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, njëkohësisht ish-zv.kryeministri socialist, Arben Ahmetaj, mund të përballet me telashe të reja përballë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsion (SPAK), e cila po heton privatizimin kontravers të aksioneve dhe aseteve të ndërmarrjes publike “Buka” sha.

SPAK e ka aktualisht nën hetim Ahmetajn për çështjen e inceneratorëve. Në kuadër të këtij hetimi janë kryer kontrolle në banesat e njerëzve të lidhur me të, si edhe janë kryer disa sekuestrime.

Por, afera e inceneratorëve nuk është e vetmja çështje që lidh Arben Ahmetajn me godinën e qelqtë të SPAK-ut.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Pak kohë më parë, prokurorët e posaçëm morën një kallëzim nga trashëgimtarët e një ish-pronari, të cilët kanë pretendime mbi truallin e “Buka” sha., i cili i është shitur me ankand biznesmenit Lirim Fezollari.

Në foto: Lirim Fezollari rezulton ende aksioneri kryesor i “Buka” sha

Kallëzuesit kanë vënë në dijeni SPAK-un se ata kanë fituar të drejtën e pronësisë nëpërmjet vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Por, pavarësisht kësaj, Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK-u ka siguruar informacion se, pas procedurës së privatizimit, Arben Ahmetaj dhe Lirim Fezollari kanë udhëtuar në një të njëjtin avion drejt një vendi të Bashkimit Europian.

Prokurorët kanë nisur letër-porosi drejt këtij shteti për të kuptuar më shumë nëse fluturimi në të njëjtin avion ka qenë rastësor apo dy burrat kanë udhëtuar së bashku.

Në rast se konfirmohet një udhëtim i përbashkët ndërmjet biznesmenit dhe politikanit të lartë, atëherë SPAK-u do të vlerësojë nëse privatizimi i aseteve të ndërmarrjes shtetërore është një histori korrupsioni.

Historia e skandalit qeveritar

Në fillim Arben Ahmetaj, më tej Shkëlqim Cani dhe në fund Erion Veliaj, kanë ndërmarrë një seri aktesh, në kundërshtim me vendimet e gjykatave, madje edhe asaj Kushtetuese, për t’i dhënë biznesmenit Lirim Fezollari prona publike, të cilat u ishin njohur pronarëve.

Dhe më tej, këto prona u shndërruan në asete tejet fitimprurëse për biznesmenin, duke shënuar një skandal shumë të rëndë financiar dhe ligjor, ku e shohin veten të përfshirë më së paku tre bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Rasti doli në sipërfaqe pak javë më parë, kur Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), thirri si “person që ka dijeni” Shkëlqim Canin, ish-ministrin e Financave në mandatin e parë qeverisës së Edi Ramës.

Cani u paraqit para prokurorëve, pas kallëzimit të përfaqësuesve të një familjeje të vjetër tiranase, të cilat panë me sytë e tyre se si prona e trashëguar po u tjetërsohej në favor të Lirim Fezollarit dhe askush nga qeveritarët nuk pranoi t’i dëgjonte.

“Boldnews.al” ka siguruar detaje mbi këtë çështje, të cilat gjenden në vendimet e formës së prerë të gjyqësorit shqiptar.

Ankandi i rrëzuar

Në Korrik të vitit 1995, një vendim i Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KPPP), i saktësuar nga një vendim gjyqësor i asaj kohe, i ka njohur një familjeje të vjetër tiranase pronësinë në një sipërfaqe 8980 m2 në zonën e “5 Majit”, nga e cila 4890 m2 ishte ndërtesë e fabrikës shtetërore të Bukës.

Dy muaj më pas, në Tetor 1995, është regjistruar shoqëria tregtare anonime “Buka” sha, në pronësi absolute të shtetit shqiptar, nëpërmjet Ministrisë së Financave. Pjesë e aseteve të kësaj shoqërie ishte edhe trualli, i cili i ishte njohur familjes tiranase.

Në vitin 1996, Ministria e Financave vendosi shitjen e 49 përqind të aksioneve të saj, duke vijuar të ruajë kontrollin mbi shoqërinë “Buka” sha.

Në vitin 2000, Ministria e Financave ka llogaritur kuotat që i takojnë ish-pronarëve në shoqërinë “Buka” sha. Për ish-pronarët e truallit të kësaj shoqërie është akorduar vlera prej 8.8 milionë lekë të reja, që i korrespondon një pakete prej 3.1 përqind të aksioneve.

Në vitin 2004, Ministria e Ekonomisë vendos të shesë aksionet e saj në shoqërinë “Buka” sha, në shifrën 47.65 përqind

Trashëgimtarët e truallit kanë kundërshtuar në rrugë gjyqësore, si vlerën e kuotave që u është përcaktuar nga Ministria e Ekonomisë, po ashtu edhe procedurën e ankandit, derisa të sqarohet përfundimisht sasia e aksioneve në “Buka” sha.

Ndër të tjera, vendimi i Ministrisë së Ekonomisë për numër minimal kuotash, u hiqte të drejtën atyre jo vetëm të një vlerësimi të drejtë, por edhe të përfshirjen në ankand me të drejtën e parablerjes së aksioneve qeveritare.

Kërkesa e tyre pranohet nga Gjykata e Apelit në vitin 2006 dhe Ministria e Ekonomisë detyrohet nga gjykata që të anulojë ankandin, si edhe të vlerërojë trashëgimtarët e pronarit me vlerën e tregut.

Në foto: Në vendimin e Gjykatës Administrative sqarohet historiku i aksioneve të “Buka” sha

Ministria e Ekonomisë anuloi procedurën e ankandit, por për vite me radhë nuk zbatoi pjesën e vendimit për ri-llogaritjen e aksioneve të trashëgimtarëve dhe vlerësimin e tyre.

Në vitin 2014, Ministri i Ekonomisë së kohës, Arben Ahmetaj, shpall sërish ankandin për shitjen e 47.6 përqind të aksioneve shtetërore në “Buka” sha.

Këtu është momenti kur shfaqet biznesmeni Lirim Fezollari. Në shtator 2014, ai fillimisht kishte blerë 15 përqind të aksioneve. Brenda tre muajve, deri në nëntor 2014, Fezollari arrin të blejë 40 përqind të aksioneve nga moria e ortakëve në minorancë (kryesisht ish-punonjës të “Buka” sha).

Pra, në momentin e shpalljes së ankandit, Lirim Fezollari rezultonte efektivisht aksioneri i dytë më i madh i “Buka” sha, pas Ministrisë së Ekonomisë.

Por, kjo situatë e aksionerëve nuk kishte reflektuar vendimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2006, e cila kërkonte ri-vlerësimin e kuotave në shoqëri të trashëgimtarëve të truallit, ku gjendeshin godinat e “Buka” sha.

Ankandi i paligjshëm

Në Shtator 2014, Ahmetaj shpall procedurat e ankandit për shitjen e aksioneve të qeverisë në “Buka” sha., ndërkohë që nuk ishte zbatuar ende vendimi i formës së prerë, të marrë nga i Gjykata e Apelit në vitin 2006, për ri-llogaritjen e kuotave të ish-pronarëve në “Buka” sha.

Në foto: Ahmetaj shpall ankandin për shitjen e aksioneve

Në Qershor të vitit 2015, Komisioni i Ankandit, i ngritur pranë Ministrisë së Financave, e cila në atë kohë drejtohej nga Shkëlqim Cani, nënshkruar një marrëveshje paraprake me biznesmenin Lirim Fezollari, ku përcaktohen modalitetet e procedurës.

Pra, duket qartë që në ankand nuk janë thirrur trashëgimtarët e ish-pronarit të truallit.

Në Gusht 2015, Ministria e Financave shpall biznesmenin Fezollari fitues të ankandit për blerjen e aksioneve (rrjedhimisht edhe aseteve) të shoqërisë anonime “Buka” sha.

Ndërkohë që zhvilloheshin këto procedura, trashëgimtarët e ish-pronarit i drejtohen sërish gjykatës, ku kërkohej anulimi i ankandit të shpallur rishtazi, si edhe rivlerësimin e pronës me çmimet e përcaktuara, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2001 dhe akteve pasuese të tij.

Në foto: Rezultatet e ankandit për aksionet e “Buka” sha

Ministria e Financave u tregua e paduruar për të mbyllur ankandin, ndërkohë që institucioni ishte i paditur në gjykatë dhe procesi gjyqësor ishte në vijim.

Në tetor 2015, vetëm dy muaj pas shpalljes së rezultateve të ankandit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë u jep të drejtë ish-pronarëve, duke vendosur gjithashtu anulimin e pasojave të procedurës.

Çështja shkon në Apel, me ankimues Ministrinë e Ekonomisë, si institucioni që kishte urdhëruar zhvillimin e ankandit.

Ndërkohë që çështja priste vendimin në Apel, rezulton se biznesmeni Lirim Fezollari, si aksioneri maxhoritar i “Buka” sha, shet asetet e shoqërisë, konkretisht trojet e saj, tek kompania “Tobbaco Holding”, e cila ishte gjithashtu në pronësi të saj.

Në foto: Ekstrakti i QKR-së për kompaninë “Tobacco Holding Group”

Në nëntor të vitit 2017, Gjykata Administrative e Apelit u jep përfundimisht të drejtë ish-pronarëve, si për anulimin e ankandit, ashtu edhe për rivlerësimin e kuotave në shoqërinë “Buka” sha.

Por, tashmë, një pjesë e aseteve të saj, kryesisht në zonën “5 Maji” dhe tek “Pallati me Shigjeta”, Lirim Fezollari ia kishte shitur Lirim Fezollarit (shoqërisë “Tobbaco Holding”).

Në këto prona, biznesmeni Fezollari ka marrë leje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar një qendër tregtare (në zonën e “5 Majit”), si edhe ka ndërtuar një kompleks lojërash (tek “Pallati me Shigjeta”).

Redaksia e “Boldnews.al” kërkoi një qëndrim nga kompanitë e përfshira në këtë transaksion. Por, përpjekjet për një koment nëpërmjet e-mail dhe telefonit drejtuar bizmesnenit Fezollari, si edhe shoqërive “Buka” sha e “Tobacco Holding Group” nuk morën përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Etiketa: "Buka" sha.arben ahmetajErion VeliajIsh-ministri i Financave dhe EkonomisëKPPPLirim FezollariShkëlqim Canispakzv.kryeministri socialist

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

Zotërojnë hotele e karburante, GJKKO konfiskon pasuritë e Altin Çuçaj dhe vëllezërve

TË GJITHA

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com