• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DPSHTRR me godinë të re/ Në projekt edhe Boeri, rreth 7 milionë euro për ndërtimin

18:57 : 03/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të ketë një godinë të re.

Një procedurë e çelur këtë të mërkurë në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik me një fond limit 785 milionë lekë apo rreth 7 milionë euro ka në objekt të saj pikërisht këtë synim: “Ndërtim i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)”, objekt multifunksional, ne interes publik, për Shërbimet Qendrore te Transportit Rrugor.

Sipas relacionit arkitektonik që shoqëron projektin e shpallur në faqen e APP lihet të kuptohet që godina e re do të vendoset aty ku sot qëndron godina ekzistuese.

“Zona për të cilën realizohet ky studim, ndodhet rreth 2km larg qendrës së Tiranës, ne ambientet e tanishme te zyrave te DPSHTRR. Zona në studim paraqet interes të veçante pasi ndodhet në një hapësire ne zhvillim miks nga ana funksionale ku kemi praninë e objekteve të banimit dhe hapësirave të tregtimit. Ndërhyrja në zone nuk paraqet zhvillim vetëm për zyrat e vetë institucionit, por gjithashtu sjell zhvillim dhe rijetëzim të hapësirës përreth”, thuhet në dokument.

Objekti ekzistues sipas dokumentit ka pësuar dëmtime dhe degradime të shumta si pasojë e tërmetit dhe mbingarkesës.

Lexo edhe:

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

Përshkrimi i projektit

Në relacionin që përshkruan anën arkitekturore të projektit dhe që mban logot e DPSHTRR, studios SON dhe Stefano Boeri Architetti shpjegohet se planimetria e objekti ka formën e një katrori me dy bërthama strukturë b/a ku pozicionohet shkalla, ashensori dhe ambientet teknike.

“Kati përdhe i objektit të propozuar përveç recepsionit, hollit dhe disa hapësirave të stafit të mirëmbajtës shërben kryesisht si hapësire ekspozitori “Retro”. Ambientet e tjera si tualete dhe depo pozicionohen në krah të strukturës b/a. Përveç dy shkallëve antizjarr në katin përdhe pozicionohet dhe një tjetër shkallë rrethore e hapur që shërben për të shkuar në katin e parë për qytetarët. Sipërfaqja e katit përdhe është 647 m2.

Kati nëntokë -1 aksesohen nga një rampë e drejtë e jashtme në lindje të objektit. Ky kat akomodon 14 poste parkimi. Në këtë kat ka ambiente për mirëmbajtën dhe dhoma zhveshjeje, gjithashtu ndodhen dhe hapësirat teknike.

Kati nëntoke -2 aksesohen nga një rampe e brendshme. Ky kat akomodon 25 poste parkimi, një hapësirë për larjen e makinave dhe hapësirat teknike te nevojshme.

Kati i parë përfshin kryesisht ambientet për stafin si kafeteri, mensë, salla konferencash, një ambient trajnimi dhe nyjet h/s. Gjithashtu në këtë kat ndodhet arkiva e institucionit dhe zyra e protokollit. Lëvizja në këtë kat, ashtu si dhe katet e tjera organizohet me anë të një korridori rreth një atriumi qendror që del deri në tarracë. Zyrat dhe ambientet e tjera janë të shpërndara rreth atriumit. Lëvizja për në katin e dytë përveç shkallëve antizjarr dhe ashensorit, behet nëpërmjet shkalles me një rampë përgjatë atriumit. Sipërfaqja e katit pare është 885m2.

Kati i dytë, i tretë dhe i katërt i dedikohet zyrave dhe drejtorive të ndryshme që ky institucion mbart. Lëvizja horizontale në këto kate, ashtu si dhe katin e parë organizohet me anë të një korridori rreth atriumit qendror, ndërsa lëvizja vertikale përveç shkallëve antizjarr dhe ashensorit, bëhet nëpërmjet një rampë. Këto kate kanë sipërfaqe të njëjtë 821 m2.

/Monitor.al/

Etiketa: DPSHTRRtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
Para

Itali/ Shqiptari vjedh makinën dhe përplaset me portën e burgut gjatë ndjekjes

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com