• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Dy afrime për çdo repart”, Gvozdenoviç: Skënderbeun e gjeta në gjendje të çuditshme, e transformova

19:53 : 02/05/2023
në SPORT

Ivan Gvozdenoviç “zbërthen” Skënderbeun. Erdhi me ide të qarta në Korçë dhe diti ta çonte ekipin drejt suksesit.

I gjeti në vendin e 7-të të renditjes dhe sot që flasim jo vetëm që nuk e njohin humbjen prej 15 ndeshjesh me radhë, por i ngjiti në elitë tri javë para fundit.

Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, trajneri rrëfen gjithë rrugëtimin te bardhekuqtë. Jo vetëm momentin që pranoi ofertën e Ardjan Takajt, por edhe te merkatoja, problemet që gjeti, ndryshimet që ndodhën dhe vështirësitë që hasën gjatë garës.

Evidenton se ky klub e ka në “ADN” suksesin dhe ndoshta kjo është një pikë që e bashkon. Nuk e dëshiron ndarjen dhe pret që nga momenti në moment të rinovojë kontratën. E di se çfarë kërkon nga sezoni i ardhshëm në elitë, aq sa zbulon se i ka piketuar edhe lojtarët që dëshiron të afrojë në merkato.

I suksesshëm si futbollist në tri vite në Korçë dhe po aq si trajner. A është bërë ndopak “korçar” Ivani?

Lexo edhe:

Njoftoi “divorcin” me Laçin, braziliani Melo “piketohet” nga Partizani dhe Tirana

Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë

Ajo dashuri që kam përjetuar si futbollist, më bëri që të rikthehem edhe si trajner te Skënderbeu. Është një emocion i madh. Unë e njoh ambientin edhe qytetin. E di që vlerësojnë sportin dhe mbi të gjitha futbollin. E duan shumë Skënderbeun dhe kjo ndihet në çdo cep të qytetit. Më falënderojnë për punën dhe e dinë se çfarë duan nga ekipi i tyre. Kjo më mbush patjetër…

U ngjitët në elitë, por Skënderbeu i artë është ende larg…

Është e kuptueshme. Ishte shumë e vështirë të përshtateshim dhe këtë unë e ndjeva menjëherë, sapo erdha këtu. Ekipi kishte humbur pak atë mentalitetin që kishte si fitues. Efekti i Kategorisë së Parë bënte të veten. Nuk kishim besim te forcat tona dhe ishim përfshirë nga një dilemë për të ardhmen. Më habiti pak kjo gjendje, pasi këtë klub e kisha lënë si kampion dhe nuk e prisja kështu. Ishte e çuditshme.

Kur mbërritët këtu, Skënderbeu ishte në vendin e shtatë. A patët dilema që të pranonit postin e trajnerit?

Jo, asnjëherë. Edhe pse ishim tetë pikë pas Flamurtarit dhe Dinamos, nuk dyshova kurrë. E pranova me guxim ofertën, pasi unë e njoh mirë “ADN”-në e Skënderbeut. Isha i bindur që bashkë do të ringriheshim atje ku na takonte. Skënderbeu ishte një aventurë dhe me besim mora përsipër ta pranoja.

Çfarë ju bindi?

Më mjaftoi oferta e Takajt. Duke e ditur punën dhe vizionin e tij dhe familjes së tij, u tregova i gatshëm për të marrë përsipër këtë detyrë për të plotësuar kërkesat e klubit.

Fillimisht iu kërkoi Apolonia, pse kjo “kthesë”?

Po, e vërtetë. Fillimisht më kontaktoi Apolonia dhe unë erdha për të takuar fillimisht Koço Kokëdhimën. Por kur më mbërriti oferta nga Skënderbeu, ndryshoi gjithçka. U nisa me mendjen që do t’i thosha “po” Skënderbeut. Pavarësisht se njihja vetëm pak lojtarë dhe pjesëtarë të klubit.

Më pas vjen merkatoja. Çfarë keni kërkuar?

Pasi kemi rënë dakord për bashkëpunimin, kemi filluar merkaton dhe kemi vënë piketat e lëvizjeve së bashku. Presidenti më dha letër të bardhë për lojtarët që do të merrnim në ekip. U ndjeva komod dhe krijova bindjen se me Idrizajn, Randin dhe Moraesh isha i sigurt për vijimin e sezonit.

Ndryshimet taktike te Skënderbeu ishin puna juaj e parë. A ishte e vështirë?

Jo, nuk mund të them se ka qenë e vështirë. Taktika e çdo ekipi dhe vendosja në fushë varet nga secili trajner. Unë kisha mbetur te Skënderbeu i artë dhe vendosa ta filloj ashtu, me një Skënderbe ultraofensiv për të marrë maksimumin. Vendosa që në fillim t’i besoja rreshtimit 4– 1–4–1, tejet ofensiv. Lojtarët më kuptuan dhe suksesi është i gjithi meritë e tyre për këto arritje. Statistikat na japin të drejtë. Kemi shënuar 25 gola dhe kemi pësuar vetëm 4. Duke ditur mentalitetin e klubit dhe tifozëve, vendosa të luaj kështu. Por, duke pasur parasysh edhe balancën në dy fazat e lojës.

Cila është shkolla e futbollit që vlerëson Gvozdenoviç?

Për mendimin tim, shkolla më e mirë është ajo ish-jugosllave. Dhe kjo më karakterizon për shumë lëvizje. Por me kursin UEFA-Pro jam tërhequr edhe nga futbolli italian. Pra, mund të them se jam një miks mes këtyre dy shkollave.

Si ishte Kategoria e Parë?

Për mua ka qenë një nivel i lartë dhe shumë i vështirë. Kam parë shumë emra të mëdhenj të futbollit, që dikur i kam hasur në Superiore. Ka lojtarë cilësorë dhe mund të them se rezultoi mirë kështu.

Po momenti më i vështirë për ju në këtë sezon?

Patjetër që ka pasur edhe momente të tilla. Ishte një periudhë, ku nuk po prodhonim si duhet futboll dhe nuk ishim në kërkesat tona. Nuk kam një ndeshje, por tri ndeshje bashkë. Fitorja me Tomorin, barazimet me Burrelin dhe Besëlidhjen, kanë qenë momentet që e kam parë veten në vështirësi për shkak se nuk kemi dhënë atë që kërkohej nga ne.

Zyrtarisht në Superiore. I plotësuar tani?

Jo, ende jo. Kemi mbyllur objektivin e parë sezonal, por duam të mbyllim sezonin si kampion. Kemi dhe dy ndeshje dhe mund të bëjmë shumëçka. Gjithçka kalon nga ndeshja me Besën në datën 7 maj. Ajo është më kryesorja për ne. Ne nuk kemi prishur garën dhe jemi të qetë. Ne jemi Skënderbeu dhe mendojmë vetëm për ekipin tonë. Nuk jemi palë me askënd dhe mendojmë vetëm për veten. Kjo ka qenë motoja jonë.

Kemi edhe një çështje rinovimi, deri në çfarë pikë janë bisedimet?

Unë personalisht jam gati të vazhdoj. E gjitha tani varet nga Takaj. Unë jam gati dhe i disponueshëm që të bëj maksimumin tim edhe në Superiore. Kam guximin të them që do të jem i gatshëm për Skënderbeun në çdo moment. Kam një grup shumë të mirë dhe pjesa më e madhe e tyre dua që të jenë me mua edhe sezonin e ri, nëse do të më besohet ekipi.

Çfarë i duhet kësaj skuadre që të jetë gati për Superioren?

Unë kam planet e mia dhe dua që të kem një grup të fortë. Mund të them se kam piketuar lojtarët që duan t’i shtohen Skënderbeut dhe jemi në rrugë të mbarë. Presim pak sa të arrijmë zyrtarisht rinovimin dhe më pas flasim sërish. Kemi vendosur që të kemi nga një apo dy afrime në çdo repart. Por është shpejt për të folur, sepse kam edhe një trofe për të fituar dhe jam i përqendruar atje.

Etiketa: GvozdenovicMerkatoSkenderbeu

Lajme të lidhura

SPORT

Njoftoi “divorcin” me Laçin, braziliani Melo “piketohet” nga Partizani dhe Tirana

17:19 : 09/05/2025
SPORT

Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë

15:38 : 07/05/2025
SPORT

Volejboll/ Humbën titullin kundër Tiranës, trajneri Orlando Koja dorëhiqet nga Skënderbeu

11:35 : 03/05/2025
SPORT

Volejboll femra/ Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, zbret nga froni Skënderbeun

08:58 : 03/05/2025
SPORT

Nis merkato për Skënderbeun, largohet mesfushori i afruar në janar

17:39 : 01/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Florian Wirtz mund të largohet në verë, Leverkusen firmos me talentin 19-vjeçar

16:05 : 01/05/2025
Para

“Në Evropë rrugët ndërtohen me 3 mln, tek ne 24 mln €”, Berisha: Rama kryeson një organizatë kriminale

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com