• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DOKUMENTI/ Tenderin pa garë 600 mijë € për shkollën “Papa Kristo Negovani” e mori era

16:13 : 02/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një erë e fortë, tipike dhe aspak e habitshme për Kolonjën, rrëzoi këtë fundjavë fasadën termoizoluese të shkollës së mesme të qytetit, “Papa Kristo Negovani”, e bashkë me të ngriti pikëpyetje edhe mbi tenderin mbi 600 mijë euro për rikonstruksionin e godinës arsimore vetëm 6 vjet më parë.

Ky incident ndodhi vetëm pak orë para se kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Kolonjë, në prani të kryebashkiakut-gaztor, Erion Isai.

Godina e shkollës që mban emrin e patriotit dhe atdhetarit të madh, Kristo Negovani, u rikonstruktua plotësisht në vitin 2018.

Lexo edhe:

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

Në atë kohë, bashkia e drejtuar nga një tjetër socialist, Ilia Stefo, zhvilloi tenderin me fond limit 68.784.105 lekë të reja ose diçka më shumë se 600 mijë euro, me kursin e kohës.

Tenderin e fitoi shoqëria “Kthella”, me qendër në Mirditë, në një garë në dukje fiktive, megjithëse janë regjistruar tre konkurentë.

Dështimi 600 mijë euro

Ilia Stefo u zgjodh kryebashkiak i Kolonjës në Dhjetor 2016, në vijim të zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara në qytet, pasi ndërroi jetë në detyrë ish-titullari i mëparshëm lokal.

Stefo përfaqësonte Partinë Socialiste të Edi Ramës. Pak muaj pas emërimit në detyrë, Bashkia vendosi të rikonstruksojë shkollën e qytetit, “Papa Kristo Negovani”.

Procedura e prokurimit publik u mbyll në shtator 2017.

Sipas dokumentave zyrtare, rezulton se në garë janë regjistruar si pjesëmarrës 3 operatorë ekonomikë. Shoqëria “Kthella” shpk ishte e vetmja që kishte paraqitur një ofertë ekonomike për këtë tender, e konkretisht 68.426.834 lekë të reja ose 99.5 përqind të fondit limit.

Në garë morën pjesë, ose më saktë regjistruan emrin edhe dy kompani të tjera; “Elektro Therm” dhe “Vllaznia Ndërtim I.S” shpk.

Të dy këto kompani u skualifikuan, pasi nuk paraqitën asnjë ofertë ekonomike, duke shtuar edhe më tej dyshimet se e gjithë procedura ishte e paracaktuar.

Rikonstruksionin “e pagëzoi” Rama

Në fund të shekullit të XIX, rilindasi i vërtetë Papa Kristo Negovani, një figurë episkopale e shumëvlerësuar në zonën e Ersekës, por edhe më gjerë, pagëzonte fëmijët e zonës dhe u jepte atyre bekimet e Zotit.

Rreth 120 vjet pas vdekjes tragjike të tij, një tjetër rilindas, por kësaj radhe fals, Edi Rama, pagëzonte rikonstruksionin e shkollës që mbante emrin e klerikut të njohur.

Në Shtator 2018, Rama publikoi në rrjete sociale një mesazh propagandues, tipike të tij: “MIRËMËNGJES! Dhe me këtë shkollë të transformuar rrënjësisht, e cila dje hapi dyert për 480 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë!

Mesazhi shoqërohej me video, ku tregohej se si ishte shkolla më parë dhe se si ajo u rilind nga dora e Edi Ramës dhe e vartësve të tij.

Por, ndërkohë që emri dhe puna e Papa Kristo Negovanit ka mbetur në historinë e këtij kombi dhe është lartësuar, puna e këtij rilindasit socialist përfundoi në tokë, sapo fryu era e fortë, që nuk është aspak e rrallë për zonën e Kolonjës.

Etiketa: Edi RamaersekeIlia Stefokolonjerikonstruktimshkolla 'Papa Kristo Negovani”takim elektoraltender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rama në delir: Demokracia në Shqipëri dhe Komisioni i Venecias, shokë materniteti

15:23 : 20/10/2025
AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025
Para

Liga e Kombeve për femra/ Hidhet shorti, Shqipëria mëson kundërshtarët e saj

TË GJITHA

Plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, dënohet me 21 vite burg autori

13:05 : 21/10/2025

Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

12:57 : 21/10/2025

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë

12:44 : 21/10/2025

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari në Fier

12:36 : 21/10/2025

Çështjet që sipas Celibashit duhen adresuar urgjentisht nga Reforma Zgjedhore

12:33 : 21/10/2025

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com