• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A pihet uji i çezmës në Tiranë? Veliaj që rriti 20% çmimin ia “ngec” përgjegjësinë qytetarëve

08:52 : 01/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE, Zgjedhje Vendore 2023

Tetë vite si kryebashkiak i Tiranës, por në të tretat zgjedhje lokale që i kërkon votat banorëve të kryeqytetit, Eriom Veliaj ka si premtim elektoral furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm në rubineta dhe investimet në rrjetin e Ujësjellësit.

Tirana e tij, që e shet si kryeqytet i rinisë ende nuk ka ujë të rrjedhshëm në çezma, e aq më tepër t’a mendosh që ato pak orë kur uji është i aksesueshëm, të jetë edhe i konsumueshëm apo të mund të përdoret për gatim, edhe nëqoftëse qytetarët vendosin filtra në pallatet e tyre.

Por, më absurd është fakti që Veliaj në kulmin e fushatës ka zgjedhur t’ia faturojë përgjegjësinë për cilësinë skandaloze të ujit të pijshëm që shkon në rubinetat e qytetarëve, administratorëve të pallateve të zgjedhur po prej tij.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Review”, Veliaj tha se “fajtorë” janë administratorët e pallateve që nuk i ndërrojnë filtrat e depozitave.

“Kjo varet shumë nga lagjja dhe administratori që ka atë depozitë. Në disa pallate kjo punë bëhet shumë mirë, në disa pallate të tjera një administratori është komplet neglizhent dhe nuk i ndërron filtrat. Bashkia e Tiranës ka një kontratë ta sjellë deri tek dera e pallatit, nga ai moment është përgjegjësi e administratorit. Sot në 3 mijë nga 5 mijë pallate kemi administrator, tani sfida është të bëhen të gjithë të përgjegjshëm. Kjo ndodhe në çdo vend të botës,”- tha Veliaj.

Lexo edhe:

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

Por, kryebashkiaku i Tiranës harroi të përmendte se ishte ai që e premtoi ujin e rrjedhshëm 24 orë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 2015, e po ashtu në 2019.

Ndërkohë, dy vite para se të merrte mandatin e dytë si kryebashkiak, në vitin 2017, Veliaj miratoi rritjen me 20% të çmimit të ujit të pijshëm duke premtuar se kjo do të përkthehej në investime për rrjetin e UKT dhe rritjen e kapacitetit të ujëmbledhësit të Bovillës, duke bërë që Tirana të kishte ujë 24 orë falë shtrenjtimit të së mirës së domosdoeshme.

“Duam që brenda 5 viteve, Tirana të ketë ujë 24 orë. E morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën”, thoshte Veliaj.

Por ku kanë kaluar 6 vite nga ky premtim dhe nga rritja e çmimit të ujit, qytetarët e Tiranës vijojnë të kenë të njëjtin shqetësim.

Në media dhe takimet me kandidatin e opozitës ata janë shprehur se e paguajnë dy herë ujin, njëherë në faturën për bashkinë e Tiranës dhe për herë të dytë kur e blejnë në autobote ose dyqane me çmime që arrijnë deri në 120 lekë të reja për bidonë.

Ndërkohë kryebashkiakiut, i cili që në 2017 pretendonte se kryeqyteti furnizohej 14 orë në ditë me ujë, qytetarët ia kanë rrëzuar propagandën sa herë kanë mundur, duke thënë se kanë ujë kryesisht 7 orë në ditë, sipas orarit: 6:00-8:00, 12:00-13:30, dhe 19:00-20:30.

Por ai çka vjen në rubineta shpeshherë është llum i zi, e të tjera herë mban aromë klori dhe nuk mund të konsumohet. Uji moçalor që vjen në rubinetat e banorëve të Tiranës, është rrezik serioz për shëndetin, por ekspertët që Veliaj nxjerr në studio sa herë kritikohet puna e bashkisë në këtë drejtim kanë arritur deri sa të shprehen se: “Uji është i pijshëm por kjo nuk do të thotë që është i mirë. Mund të kesh probleme shëndetësore por nuk është se është vdekjeprurës. Ndaj qëllojnë në linjën e hollë, bëjnë analizën, del i pijshëm”.

Sakaq në verë, shumë lagje kryesore të Tiranës si ‘Ali Demi’, ‘Myslym Shyri’, ‘Astiri’ e ‘Fresku’ janë furnizuar me ujë vetëm 2 orë në ditë ose në raste të caktuara kanë vuajtur ditë të tëra pa ujë në rubinetat e tyre.

Etiketa: Bashkia e TiranesErion Veliajuji i pijshemzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

13:16 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
Para

ALARMI/ Rritet numri i të infektuarve me HIV në Shqipëri, 8 raste brenda 1 muaji në 2023

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com