• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ulim taksat për biznesin e vogël”, Këlliçi ndan 5 prioritetet me sipërmarrëset në Tiranë

18:38 : 29/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

“Ulje taksash dhe lehtësira në shërbime, për të nxitur suksesin e grave dhe vajzave sipërmarrëse në Tiranë”.

Ky ishte angazhimi i Belind Këlliçit gjatë një takimi që ai zhvilloi me gra sipërmarrëse në kryeqytet. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, prezantoi planin për uljen e taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të prekin 45 mijë biznese të vogla në Tiranë, shumë prej të cilave drejtohen nga gratë.

“Kam premtuar dhe do të jetë realitet pas 14 majit, zerimi i taksës së infrastrukturës arsimore. Një taksë mjaftë e rëndësishme për t’u përmendur, për vetë faktin, që të gjithë zonjat këtu sipërmarrëse e dinë shumë mirë se këtë taksë e paguajnë dy herë: e paguajnë një herë si biznes dhe një herë si familje. Gjithashtu do të heqim taksën për tokën bujqësore, për pjesën që i takon bashkisë. Do të reduktojmë katër taksa të tjera në masën 30%: taksën e fjetjes në hotel, taksën e tabelës informuese, taksën e truallit, taksën mbi ndërtesën. Ndërkohë, për tarifat do të reduktojmë dy tarifat kreysore: tarifën e pastrim gjelbërimit, që është një tarifë e cila shpesh herë rëndon xhepat tuaj, po nga ana tjetër ju nuk e merrni shërbimin e pastrimit në bizneset tuaja. E kam marrë këtë shqetësim nga një pjesë dërrmuese e bizneseve. Dhe tarifën e hapësirës publike, e cila është shpesh herë një linjë e drejtpërdrejtë e korrupsionit tatimor nga administrata tatimore në Bashkinë e Tiranës”-u shpreh Belind Këlliçi.

Ai tregoi gjithashtu, se ulja e taksave dhe tarifave vendore do të formalizojë shumë biznese, të cilat aktualisht përdorin forma korruptimi ndaj administratës tatimore, për të mos paguar taksat. Sipas Belind Këlliçit, raportet ndërkombëtare të Bankës Botërore tregojnë që bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj ka një numër prej 38% të biznesit që nuk ja vjel taksat, tregues ky i nivelit të lartë të abuzimit.

Lexo edhe:

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

 

 

“Për shkak të rritjes pa asnjë logjikë të taksave dhe tarifave vendore, gjatë këtyre 8 viteve, informaliteti, që do të thotë numri i bizneseve që nuk paguajnë taksa dhe tarifa, është rritur ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, të bëra publike vitin e kaluar, sot që ne flasim të paktën 38% e taksave në kryeqytet nuk mblidhen nga bashkia. Kjo tregon për informalitet dhe nivel shumë të lartë korrupsioni. Kjo ka prodhuar një situatë krejt të pazakontë, ku nga njëra ana bizneset që paguajnë taksat shkojnë në kufijtë e mbijetesës, ndërsa bizneset që u shmangen taksave përpiqen të korruptojnë administratën tatimore, ose të shkojnë drejt falimentit. Plani im për uljen e taksave dhe tarifave do të bëjë të mundur që të gjitha bizneset realisht ta kenë mundësinë t`i paguajnë taksat”-u shpreh Belind Këlliçi.

Për këtë arsye, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e grave dhe vajzave në Tiranë, për t`i dhënë fund modelit korruptiv të Erion Veliajt në bashkinë e kryeqytetit.

“Jo më larg se para dy javësh, pesë nga dhomat kryesore të tregtisë në Tiranë, në Shqipëri, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane, Dhoma Italiane, Franceze dhe Konfindrustria, dolën për herë të parë në një deklaratë të përbashkët ku shprehën shqetësimin për nivelin e korrupsionit, informalitetit dhe për klimën armiqësore në tërësi ndaj biznesit në Shqipëri, por në Tiranë në mënyrë të veçantë. Unë besoj se ju kanë mjaftuar 8 vite për të testuar se çfarë është i aftë të bëjë ai që sot na drejton në krye të bashkisë Tiranë. E keni parë deri më sot modelin e tij dhe nuk do të keni asgjë njëlloj nga çkeni parë deri në këto 8 vite prej Erion Veliajt në bashkinë që pret qytetarët e Tiranës pas 14 majit”-u shpreh Këlliçi.

Gjatë takimit, Belind Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, t`i jepet fund selektimeve politike në dhënien e kredive të buta për familjet në Tiranë, ku shpesh mbeten pa përfituar shumë gra e vajza që vijnë nga kategori vurnerabël të shoqërisë.

“Nuk duhet të bëhet kualifikim politik apo selektim politik kur vjen puna te një çështje kaq e rëndësishme, saç është kredia e butë për strehim, sidomos kur flasim për zonja që mund të jenë të veja, sidomos kur flasim për familje në nevoja ekstreme ekonomike në vështirësi shumë të thella ekonomike, apo dhe kur flasim për familje që nuk kanë asnjë njeri të punësuar, apo nuk kanë asnjë mundësi për të përballuar jetesën në Tiranë”- tha Këlliçi.

Gratë sipërmarrëse në Tiranë, kanë mirëpritur dhe shprehur mbështetjen për programin e Belind Këlliçit, ndërsa kanë treguar se nga viti në vit, qeveria e drejtuar nga Edi Rama dhe bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, po çon drejt falimentit biznesin në kryeqytet.

“Në fund të vitit 2019, ishin në fakt 25.4 % gratë sipërmarrëse nga totali i ndërmarrjeve aktive, flasim gjithmonë. Pra kemi një rënie të numrit të grave që drejtojnë. Do ju them vetëm një fakt: as pandemia nuk mbylli aq biznese sa mbylli inflacioni dhe rritja e kostos këtë vit në 2022-in, në Tiranë, po Tirana mban kampion, edhe në gjithë Shqipërinë. Taksa progresive që këta kërkojnë të miratojnë me këtë ligj që ata duan të miratojnë për profesionet e lira, të jeni të bindur  se kjo kategori e profesioneve të lira që janë të formalizuara në treg do të falimentojnë shumë shpejtë”-u shprehën disa nga pjesëmarrëset në takim.

Gjatë takimit me gratë dhe vajzat sipërmarrëse në Tiranë, Belind Këlliçi prezantoi edhe 5 prioritetet e tij për drejtimin e bashkisë si: Tranpsorit publik falas, ulja e taksave, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej” apo dhe ndërtimi i 500 oazeve të gjelbra, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit. Sipas Këlliçit, ky program i paraqitur prej tij, ka në thelb uljen e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës.

Etiketa: Belind KëlliçibiznesePDtaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

15:30 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Lulëzojnë bizneset e parasë elektronike, 270 mijë shqiptarë me portofol elektronik

13:40 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, rezultati i rinumërimit në Tiranë deri tani

17:15 : 26/06/2025
Para

Edi Rama para, Erion Veliaj nga pas. Pse u pëlqen kaq shumë “N’oc Rroku”?!

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com