• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekspertët: Grupi Wagner mund ta përkeqësojë konfliktin në Sudan

23:41 : 29/04/2023
në BOTA

Disa njoftime të reja të publikuara këtë javë, tregojnë se grupi Wagner mund të jetë duke furnizuar me armë njërën nga palët e përfshira në konfliktin e Sudanit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Salem Solomon, ekspertët paralajmërojnë se përfshirja e grupit mercenar rus të mbështetur nga Kremlini mund të sjellë më shumë mizori për civilët.

Sipas njoftimeve të reja, mercenarët e mbështetur nga Kremlini të grupit Wagner, mund të jenë duke ndihmuar me armë njërin nga dy gjeneralët rivalë sudanez.

Ndërsa dhuna në vend përshkallëzohet, zyrtarë të lartë amerikanë shprehen të shqetësuar se përfshirja e grupit mund ta përkeqësojë situatën.

“Ne nuk duam të shohim zgjerimin e këtij konflikti dhe sigurisht që nuk dëshirojmë të shohim përfshirjen e fuqive shtesë të zjarrit; gjë që thjesht zgjat dhunën dhe përshkallëzimin e tensioneve”, thotë për Zërin e Amerikës John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

Në Sudan, dy gjeneralë po luftojnë për pushtet: Gjenerali Abdel Fattah Burhan, udhëheqësi i Forcave të Armatosura dhe Gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti, kreu i grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Gjeneral Hemedti ishte në Rusi vitin e kaluar, ku kërkoi mbështetjen e grupit Wagner.

“Hemedti dhe Forcat e tij të Mbështetjes së Shpejtë kontrollojnë kryesisht rajonet e minierave të arit në Sudan dhe ka shumë mundësi që janë bashkëpunëtorë të kontrabandës së arit për vite me radhë. Grupi Wagner mban anën e atyre që ndihmojnë këto interesa, në veçanti kundër çdo qeverie civile”, thotë Jacqueline Burns nga organizata “RAND Corporation”.

Aktivitetet e grupit Wagner në Sudan datojnë nga qeveria e mëparshme e Omar al-Bashirit. Udhëheqësi i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin, kishte marrëdhënie të ngushta me ish-udhëheqësin autokratik.

Pasi al-Bashir u largua nga pushteti për shkak të një kryengritjeje popullore, grupi Wagner vazhdoi marrëdhëniet e ngushta me ushtrinë sudaneze, veçanërisht me forcat paraushtarake të kryesuara nga Hemedti. Kjo është një praktikë e njohur thonë analistët.

“Grupi Wagner duket se angazhohet me vendet afrikane sipas një modeli të parashikueshëm. Normalisht fillon me grupet elitare, ose të paktën një nëngrup elitash dhe kjo pasohet nga një marrëveshje teknike ushtarake dhe formale mes shteteve. Pra, Rusia do të furnizojë me armë në këmbin të koncesioneve që e lejojnë atë të shfrytëzojë minierat dhe sigurojë burime të tjera”, thotë Ben Dalton nga organizata “Amerika e Re”.

Nga fillimi i luftimeve në prill, ka pasur njoftime të pakonfirmuara se merceneraët e grupit Wagner po mbështesin Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, duke i furnizuar me armë dhe mjete të blinduara.

Rusia e sheh Sudanin si një vend strategjik me pasuri të mëdha mineralesh. Moska është e etur të ndihmojë në vendosjen e një udhëheqësi miqësor me të, thonë analistët.

“Kemi parë gjatë muajve të fundit përpjekjet e Rusisë për të fituar një port në Detin e Kuq në Sudan, përmes marrëdhënieve zyrtare ushtarake. Ata kanë nënshkruar edhe marrëdhënie të tjera zyrtare ushtarake me vendet e rajonit”, thotë Cameron Hudson nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Përfshirja e grupit Wagner në pjesë të tjera të kontinentit, si Libia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Mali, ka qenë në shumë raste problematike, thotë analist Ben Dalton.

“Kudo që shkojnë, sheh vdekje civilësh dhe mizori të ndryshme. Dihet se interesat e Rusisë janë shfrytëzimi i burimeve të kontinenteve, në mënyrë që ajo të forcojë pozicionin e saj dhe t’u rezistojë sanksioneve ndërkombëtare. Ata nuk duan t’ia dinë për interesat e afrikanëve”, thotë ai.

Ndërsa konflikti vazhdon, civilët janë ata që paguajnë çmimin./VOA

Etiketa: grupi "Wagner"luftesudan

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
BOTA

Tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit, SHBA ndalon me raketa anijen

12:21 : 31/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
Para

Ministri i brendshëm turk lëshon "bombën": Perëndimi mund të bëjë grusht shteti në 14 maj

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom