• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet roli dhe itinerari i britanikëve të “grupit të vdekjes”

10:23 : 28/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Zbardhen rolet e 3 britanikëve në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Nga burimet e grupit hetimor janë mundur të sigurohen lëvizjet e 3 britanikëve që mbërritën në Shqipëri për të marrë pjesë në vrasjen e Nikulajt.

Më 3 prill në orën 22:35 kanë mbërritur nga Londra, Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan. Sipas kamerave të sigurisë, ata i mori një mjet me karakteristika të njëjta me atë që Edmond Haxhia kishte marrë me qira, tip “Volkswagen Golf 5”.

Mjeti i ka pritur në Rinas pranë lokal “T…” . Në të njëjtin vend Edmond Haxhia është filmuar duke marrë në makinë më 14 shkurt portugezin Saraiva.

Pas Rinasit, dy britanikët mbërritën në Shëngjin në orën 1:30 dhe janë akomoduar në hotel “L…” në pronësi të vëllait të Ardian Nikulajt. Në datë 5 prill në dhomën e tyre në hotel “L…” shkon anglezi tjetër Steven Paul Hunt. Ata qëndrojnë për 3 orë së bashku. Atë pasdite, Thomas Mithan largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit.

Me Steven Paul Hunt, në dukje si një çift, 28-vjeçarja britanike Bridgeman në orën 11:30 të datës 6 prill shkojnë në lokalin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulaj, në të njëjtin ku ndodhi dhe vrasja.

Lexo edhe:

Vrasja e Nikulajt/ Dërgohet për gjykim portugezi Ruben Saraiva

Vrasja Nikulajt/ Interpol Tirana gati për të ekstraduar 4 britanikët dhe shqiptarin Edmond Haxhia

640-0-644b784bd09e1
asdcds
vfds
asfse
rgrd
zasd
WhatsApp-Image-2023-04-27-at-21.15.42-2-430x375

Kamerat e lokalit i kanë fiksuar deri në orën 14:30. Ata konsumojnë pije, hyjnë dhe dalin disa herë nga lokali, duke kryer veprime të dyshimta dhe duke filmuar me aparate celulare. Gjatë kësaj periudhe kohore në lokal ka qenë edhe Ardian Nikulaj. Të nesërmen ata janë larguar nga Rinasi në mëngjes me avion për në Athinë.

Britaniku tjetër, Harry James Simpson, i cili ka patur rolin e vëzhguesit të afërt, është me 27 precedentë penalë për drogë e vjedhje në Britani. Ai ka mbërritur në 11 prill dhe pranë lokal “T…” në orën 00.56 hipën në makinën “Volkswagen” dhe lëviz për në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit shihet në shëtitoren e Shëngjinit dhe në orën 03:09 shkon te hotel “R…..”. Të nesërmen deri ditën e vrasjes ka qëndruar në hotel “B…”. Sipas dëshmisë se recepsionistit, tre ditë ka paguar nga 30 euro dhe 5 ditët e tjera nga 30 mijë lekë nata. Pagesën e ka kryer çdo ditë. Recepsionisti, që fliste mirë anglisht, e ka kuptuar theksin britanik të klientit. Por nuk e ka regjistruar me pasaportë.

Harry James Simpson ka patur një valixhe me vete dhe ka shtyrë qëndrimin çdo ditë deri pasditen e 19 prillit. Sipas dëshmisë së recepsionistit, ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë dhe ka kërkuar një taksi. Me taksi është nisur në orën 14:30 dhe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 15:30. Është filmuar nga kamerat e aeroportit të hyjë në tualet e të ndërrojë rrobat. Ka bërë check-in dhe në 21:34 është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Është thirrur nga policët dhe më pas është regjistruar.

Dëshmitë e kamarierit dhe banakierit të lokalit “Coral” dhe pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë se në 19 prill, Harry ka qëndruar në lokal nga ora 11:33 deri në momentin kur ndodhi vrasja. Ai shihet të konsumojë disa birra, dhe të luajë bilardo me një të mitur. Ai flet shpesh në telefon, hyn e del nga lokali. Në orën 13:17, pesë minuta para ngjarjes e deri në 13:23 fiksohet duke folur shpesh dhe shumë gjatë në telefon.

Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhia ka hyrë në Shqipëri në 24 nëntor e ka dalë në 20 prill nga Rinasi.

Anëtarët e grupit që kreu vrasjen:

Autori që kreu ekzekutimin është shtetasi portugez Ruben Ribeiro Saraiva, i lindur në vitin 1995.

Bashkëpunëtorët janë:

Edmond Ernest Haxhia – i lindur 1985, shtetas shqiptaro-britanik,

Harry James Simson – shtetas britanik i lindur në 1991,

Harriet Bridgeman – shtetase britanike, e lindur në 1995,

Thomas Mithan – shtetas britanik, i lindur në vitin 1988

Steven Paul Hunt – shtetas britanik, i lindur në 1974.

/KlanNews/

Etiketa: Ardian NikulajEdmond HaxhiaRuben Saraivavrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Dërgohet për gjykim portugezi Ruben Saraiva

15:45 : 07/03/2025
AKTUALITET

Vrasja Nikulajt/ Interpol Tirana gati për të ekstraduar 4 britanikët dhe shqiptarin Edmond Haxhia

20:04 : 03/03/2025
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhet dëshmia e parë e vrasësit portugez: Mund të kem udhëtuar me Edmondin

15:34 : 02/02/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për autorin Ruben Saraiva

14:45 : 06/12/2024
AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulaj, shtyhet seanca ndaj Ruben Saraivës, avokati: Kërkuam ndryshimin e masës

12:17 : 09/10/2024
AKTUALITET

“I pritëm vrasësit në hotel”/ Gruaja e Nikulajt për Daily Mail: Ardiani iu pagoi drekën

20:59 : 27/08/2024
Para

Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në Rinas, procedohen dy shtetas turq

TË GJITHA

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025

Arminia Bielefeld dorëzohet në finale, Stuttgart fiton Kupën e Gjermanisë

22:01 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com