• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transporti, pasagjerët përmes ajrit rriten ndjeshëm, përmirësohen edhe portet

14:36 : 28/04/2023
në AKTUALITET

Në tre muajt e parë të vitit transporti i pasagjerëve përmes ajrit ka shënuar rritje të ndjeshme, por sektori nuk ka qenë dhe aq pozitiv sa i përket lëvizjes së mallrave nga ajri.

Ndërsa transporti i mallrave nga Porti i Durrësit është përmirësuar, sipas statistikave të transportit të INSTAT.

Transporti ajror, rritet 53.3% numri i pasagjerëve, ulen mallrat

Në transportin ajror operojnë 17 shoqëri ajrore, nga këto 15 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare.

Gjatë tremujorit të parë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 45.087 avionë.

Lexo edhe:

“Petulla” me miellin e BE

Agroturizmi garanton sukses, por çfarë kërkojnë turistët?

Numri i mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare rezultoi 36.701, duke u rritur me 38,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 449,7 tonë, nga të cilat 77,3% janë mallra të hyrë dhe 22,7% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 6,8%.

Në tremujorin e parë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.166.000 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 53,3%.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e parë 2023 është 333 tonë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është ulur me 10,2%.

Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e parë 2023 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Transporti detar, me rritje nga Porti i Durrësit

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend, prej të cilit janë transportuar 95,9% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.553 mijë tonë mallra.

Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 14,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara me det, sipas klasifikimit NST 2007, për tremujorin e parë 2023 paraqiten si më poshtë:

Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 20,7 % të mallrave të transportuara me det;
Grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 15,5% të mallrave të transportuara nga portet;
Grupi i mallrave “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 12,9% të mallrave të transportuar gjithsej nga portet.
Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 194 anije, nga këto 170 anije janë të huaja dhe 24 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është ulur me 9,3%, ku numri anijeve të huaja është ulur me 1,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e parë 2023 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 138.242 duke shënuar rritje me 13,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 79,5% e pasagjerëve, më pas vjen porti i Vlorës me 15,7%, porti i Sarandës me 4,8%.

Në tremujorin e parë 2023, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.291,9 mijë tonë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 5,5%.

Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e parë 2023 zë 44,1% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara.

Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e parë 2023 zë 68,3% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara./ MONITOR

Etiketa: Monitortransporti ajror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Petulla” me miellin e BE

14:54 : 31/03/2025
AKTUALITET

Agroturizmi garanton sukses, por çfarë kërkojnë turistët?

09:00 : 19/01/2025
AKTUALITET

Turizmi “përgjak” rrugët, aksidentet rriten me 40% në qershor, shtohen të dëmtuarit

15:26 : 29/07/2024
AKTUALITET

Liberalizimi i vizave i jep fund “turizmit patriotik”, kosovarët zgjedhin vendet e BE-së para Shqipërisë

12:21 : 16/06/2024
AKTUALITET

“66% e të pyetyrve kanë dhënë ryshfet”/ Sondazhi: Korrupsioni, alarmues dhe në rritje

08:23 : 09/06/2024
AKTUALITET

Lindjet në Berat dhe Dibër kishin përkeqësimin më të lartë pas pandemisë

14:41 : 16/05/2024
Para

Rrëfimi tronditës i shqiptares që qëndroi 2 muaj në koma pas aksidentit: Më foli Zoti

TË GJITHA

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

15:41 : 11/05/2025

Humbin 500 fletë në qendrën e votimit në Fier, gjenden vetëm 47

15:35 : 11/05/2025

I besuari i Belinda Ballukut në tavolinë me familjarin e Bledi Klosit, fsheh fletët kur kupton që po filmohej

15:29 : 11/05/2025

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:21 : 11/05/2025

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë

15:12 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

15:05 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com