• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Siguruan ngjitjen në Superiore, gati revolucioni te klubi i Kategorisë së Parë

18:32 : 27/04/2023
në SPORT

Sezonit të Dinamos i ka mbetur vetëm një ndeshje, ajo me Luzin në transfertë, ku mund të jetë ose jo në lojë titulli i Kategorisë së Parë. Varet nga rezultati i Skënderbeut javën e 25-të, kur blutë do të shtojnë pa luajtur 3 pikët e Tërbunit në tabelë.

Klubi kryeqytetas ka përpara gjithë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e duhura për një paraqitje ndryshe në elitë, por piketat kanë filluar të hidhen që tani. Gazeta mëson se te Dinamo do të ketë ndërhyrje të fuqishme në merkaton e verës.

Do të ketë një revolucion të vërtetë, që do të jetë i treti radhazi për këtë skuadër. Kujtojmë që dy vjet më parë, kur blutë u kthyen në Superiore pas shumë vitesh, u ndryshua thuajse i gjithë grupi i lojtarëve, me përjashtim të Bakajt, Diogos dhe Berberit. U ndryshua po ashtu edhe stafi teknik, në krye të të cilit erdhi Bledi Shkëmbi.

U morën mbi 20 lojtarë të rinj, por Dinamo nuk mundi të mbijetonte në elitë. Një vit më parë, revolucioni ishte më i vogël, sepse nga skuadra e Superiores qëndroi një grup lojtarësh, ku mund të përmenden Bakaj, Imami, Prodani, Lilaj, Bardhi, Denison dhe disa lojtarë të rinj. Edhe këtë radhë ndryshoi stafi teknik, në krye të Dinamos u emërua Nevil Dede.

Tani është radha e revolucionit numër 3, por ndryshimi është se nuk ndryshon stafi teknik. Dritan Mehmeti është konfirmuar nga presidenti Adrian Bardhi për sezonin e ardhshëm. Në grupin e lojtarëve ndryshimet janë të pashmangshme dhe duket se në merkato do të ketë më shumë lëvizje nga sa mund të ishte parashikuar.

Për momentin, kur sezoni nuk është e mbyllur ende, është e vështirë të flasësh me siguri dhe me emra konkretë, por ata që kanë më shumë kuota të qëndrojnë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Lexo edhe:

“Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO)

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

Këtu fjala është për titullarët, pasi grupi i lojtarëve të rinj do të mbetet te Dinamo, që synon të investojë tek ata. Hoze Denison është lojtari i parë që do të qëndrojë te blutë. Braziliani ka udhëhequr skuadrën në Kategorinë e Parë me 12 golat dhe lojën e tij. Është i ri në moshë dhe llogaritet pjesë e Dinamos së re.

Karamba Gasama dhe David Ivan, të cilët erdhën te blutë në merkaton e janarit, kanë po ashtu shanse të mëdha qëndrimi. I pari konsiderohet një talent, kurse i dyti një lojtar që i shërben Dinamos me përvojën që ka, nëse dëmtimet nuk do ta bezdisin.

Pastaj vijnë Indrit Prodani, Alesio Mija dhe Asion Daja. Ky është grupi, që sipas burimeve të gazetës pritet të vazhdojë me Dinamon në Superiore. Këtij grupi i shtohet Albion Marku, mbrojtësi i huazuar te Teuta, disa të rinj, si Alisio Preloshi, Oresti Kasmollari, Jordi Jaku dhe Dejvi Duro apo dhe ndonjë tjetër.

Pjesa tjetër e Dinamos së re do të plotësohet gjatë merkatos së verës. Përforcimet do të prekin të gjithë repartet që kanë nevojë për lojtarë me kualitet. Më e vështirë do të jetë për të gjetur sulmues kalibri, por edhe lojtarë të tjerë për role kyçe. Emrat do të zbulohen me kalimin e kohës.

Etiketa: Dinamokategoria e parëSkenderbeu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO)

13:22 : 02/09/2025
SPORT

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025
SPORT

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

16:59 : 15/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kush janë të rinjtë që rrahën keq sulmuesin e Skënderbeut, i shkaktuan plagë në kokë

11:27 : 15/08/2025
AKTUALITET

Dy të rinj bëjnë për spital futbollistin e Skënderbeut, i shkaktojnë plagë në kokë

08:26 : 15/08/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025
Para

Ekzekutimi i biznesmenit, Karamuço: Ardian Nikulaj nuk u vra për gjakmarrje

TË GJITHA

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025

Ju garantohet nga ligji, por personave me aftësi të kufizuara nuk u jepet asistenca personale

18:19 : 09/09/2025

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

18:11 : 09/09/2025

Sulmi në Doha, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

17:58 : 09/09/2025

Gazetari: Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion, bandat kanë buxhet më të madh se Ministria e Brendshme

17:55 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com