• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimi 685 milionë lekë, Vokshi kërkon hetimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

15:09 : 27/04/2023
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani është vendosur sot në qendër të akuzave nga selia blu, ku deputetja demokrate Albana Vokshi i ka kërkuar dy ministrave Çcuçi dhe Manja nisjen e hetimeve për shkeljet me detyrën që ai ka kryer së bashku me administratorin e Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.

Vokshi tha se kërkesa vjen pas një denoncimi të bërë nga sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso për vjedhjen e një shumë 685 milionë lekë.

DEKLARATA:

PD nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, z. Flamur Noka, u është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja dhe të Brendshëm, z. Bledi Çuçi, për fillimin e hetimit për shkeljet e kryera nga kryetari Bashkisë së Vaut dejës, Mark Babani dhe administratori i Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.

Kerkesa vjen pas një denoncimi të bërë nga kjo foltore, nga Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, z. Ivi Kaso, të dokumentuar gjerësisht, për një vjedhje në shumën e 685 milion lekëve.

Lexo edhe:

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

Sipas dokumenteve, që disponojmë dhe ua kemi vënë në dispozocion medias dhe zotërinjve ministra, më 17 qershor 2022, koncesionari privat që administron landfillin e Bushatit, i është drejtuar Gjykatës së Shkodrës, me një kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017–Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Gjyqtari, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, më 13 shtator 2022, e pranoi kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën 685 milionë lekë.

(Prova nr. 1 – Vendimi gjyqësor).

Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë Ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.

Siç rezulton nga llogaritë bankare të Ndërkomunalja Bushat sh.a., të 12 faturat kanë qenë plotësisht të shlyera.

(Prova nr. 2 – Nxjerrjet e llogarisë bankare)

Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhërit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte. Por, më 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani (Prova nr. 3 – Marrëveshja) nëpërmjet të cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, gërma “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak

(Prova nr. 4 – Buxheti i bashkisë 2023).

Jo vetëm miratimin e këshillit bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi për ekzistencën e detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau Dejës, për një detyrim që nuk ekzistonte.

(Prova nr. 5 – Urdhëri).

E gjitha nuk është gjë tjetër, vecse një skemë e paligjshme me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vaut Dejës.

Partia Demokratike u kërkon Ministrise së Drejtësisë dhe të Brendshme, në cilësinë e organeve të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji, për hetimin e veprimtarive të paligjshme, me pasoja të rënda ekonomike për qytetarët, fillimin e mënjehershëm të hetimit të shkeljeve të kryera nga administratori i Ndërkomunales Bushat sh.a., shtetasi Agron Ceka dhe kryetari i Bashkisë Vau Dejës, shtetasi Mark Babani.

Etiketa: albana Vokshibashkia e Vaut të DejësMark Babanitendera abuziv

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje

11:21 : 22/09/2025
AKTUALITET

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Nuk ishin në seancën e kaluar, betohen 4 deputetë të PD-së

10:21 : 16/09/2025
Para

Partitë pro-serbe në Mal të Zi, të zemëruara për mbështetjen e Kosovës për Këshillin e Evropës

TË GJITHA

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com