• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e euros prek tjetër rekord historik, kursi po “rrokulliset” drejt 110 lekëve

14:00 : 25/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë ditën e martë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 111.34 lekë, në rënie me 0.47 pikë krahasuar me ditën e hënë dhe duke prekur një minimum të ri historik.

Që nga fillimi i vitit, kursi i euros ka rënë me 2.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e euros ka arritur në 7.6%.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor dëshmojnë për ofertë shumë të lartë të valutës së huaj dhe sidomos të euros.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Oferta e bollshme e valutës ka qenë një tipar konstant në tregun valutor që prej vitit të kaluar, por në javët e fundit kjo ofertë po rritet edhe më shumë.

Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me një shtim të të ardhurave nga turizmi, efektin e përvitshëm sezonal të festave të Pashkëve, por ndoshta edhe me fushtën për zgjedhjet lokale të datës 14 maj.

Sipas tyre, periudhat para zgjedhjeve shoqërohen me flukse të shtuara të euros në tregun valutor, ndonëse është e vështirë të identifikohet burimi i këtyre prurjeve.

Rënia e kursit të euros dhe mbiçmimi i monedhës vendase ka ndikime të rëndësishme në ekonomi.

Euro është monedha mbizotëruese në këmbimet e tregtisë së jashtme të vendit dhe mbiçmimi i lekut kundrejt saj i bën më të lira importet dhe po vazhdon të amortizojë një pjesë të shtrenjtimit të mallrave nga tregjet e huaja.

Leku i fortë është një nga faktorët pse Shqipëria ka nivele të inflacionit krahasimisht më të ulëta me ekonomitë fqinje dhe ato të vendeve të Bashkimit Europian.

Leku i fortë ka një efekt pozitiv edhe në importet e shëbrimeve dhe sidomos të turizmit, duke e bërë më të leverdisshme për shqiptarët të udhëtojnë dhe të pushojnë jashtë vendit.

Një segment tjetër që po përfiton ndjeshëm nga forcimi i lekut është ai i huamarësve në valutë të huaj.

Sidomos në segmentin familjar, shumica e tyre i kanë të ardhurat në lekë dhe kjo bën që mbiçmimi monedhës vendase të ulë shpenzimin e tyre për këstin mujor të kredisë.

Një familje që ka kredi në euro me normë interesi fikse sot paguan pothuajse 8% më pak nga sa paguante një vit më parë.

Një nga huamarërsit më të mëdhenj përfitues është vetë qeveria shqiptare.

Banka e Shqipërisë llogariste se vitin e kaluar forcimi i lekut e uli me 37 miliardë lekë stokun e borxhit në valutë të huaj dhe me pothuajse dy pikë përqindje raportin e borxhit publik ndaj PBB-së. Një tendencëe tillë po vazhdon edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Por, forcimi i lekut po bëhet një kërcënim gjithnjë e më i madh për bizneset eksportuese dhe sidomos për ato që e kanë vështirë të rrisin çmimet për të kompensuar efektin e humbjes nga kursi.

Nëse një subjekt me të ardhura në lekë dhe shpenzime në euro ka fituar rreth 8% brenda një viti, për një subjekt me të ardhura në euro dhe shpenzime në lekë efekti është i përmbysur dhe përkthehet në humbje me pothuajse 8% nga kursi.

Një ndryshim i tillë përbën një trysni të konsiderueshme mbi marzhet e fitimit të bizneseve, sidomos në sektorët e fasonerisë.

Ky efekt po prek edhe bizneset e sektorit turistik dhe sidomos hotelerinë, që i shet shërbimet e veta kryesisht në euro. Sektori turistik shqiptar ka pasur një lloj avantazhi konkurrues në tërhqjen e turistëve të huaj, falë çmime relativisht më të lira krahasuar me destinacionet konkurruese në Europë. Por, rritja e çmime për shkak të forcimit të lekut dhe rritjes së kostos së punës mund ta zbehin këtë avantazh.

Forcimi i lekut po ushtron një ndikim negativ në vlerën e kursimeve të qyetetarëve shqiptarë në monedhë të huaj. Në vitet e fundit, euro po bëhet gjithnjë e më dominuese në strukturën e depozitave bankare, pavarësisht nënçmimit të ndjeshëm që ka pësuar kundrejt lekut.

Në teori, kjo bën që vlera e kursimeve, e shprehur në lekë, të ulet, por depozituesit nuk duken shumë të ndjeshëm ndaj këtij efekti, ndoshta edhe për shkak të euroizimit të ekonomisë së brendshme dhe faktit që shumica e aseteve me vlerë të qëndrueshme në kohë kuotohen në euro./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:19 : 09/05/2025
Para

Afera e Unazës/ ARRSH: 4.2 mln euro shtesë për Lotin 3 se u ndërtua gabim

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com