• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i FRPD-së: Nxënësit në Durrës detyrohen të marrin pjesë në takime elektorale

18:02 : 25/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i FRPD-së, Shyqyri Myrtollari, ka hedhur akuza drejt drejtuesve të PS në Durrës, pasi sipas tij po detyrojnë nxënësit e disa shkollave të marrin pjesë në disa takime elektorale së bashku me Kryetaren aktuale dhe kandidaten për zgjedhjet e ardhshme, Emirjona Sakon.

Myrtollari thotë se kanë marrë denoncime të ndryshme, në lidhje me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri”, dhe  “Olsi Lasko”, sakaq thotë që është një shkelje në bazë të nenit 328a paragrafi dytë i kodit penal.

Kreu i FRPD-së, Shyqyri Myrtollari: Deklaratë për shtyp.

Të nderuar qytetarë të Durrësit,

Jemi këtu për të denoncuar atë që po ndodh në Durrës, në shkelje të plotë të ligjit, në mënyrë të përsëritur, duke e bërë këtë fushatë zgjedhore të pabarabartë dhe të pandershme.

Lexo edhe:

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Dita-ditës, kjo fushatë po fakton që regjimi i Ramës do të përdorë çdo mjet për të mos e humbur pushtetin.

Kemi marrë denoncime të ndryshme, në lidhje me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri”, dhe  “Olsi Lasko”, në takimet elektorale të kandidates, Emiriana Sako.

Me urdhër të drejtueses së Zyrës Vendore Arsimore Durrës, Amarilda Thërrmija, drejtues e mësues të gjimnazeve të lartëpërmendura kanë cënuar proçesin mësimor, duke hequr nxënësit nga mësimi, për t’u bërë pjesë e takimeve elektorale në mbështetje të kandidates së Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrës, Emiriana Sako, e në sfidim të hapur të kodit penal janë publikuar nga vetë kandidatja në rrjetet sociale.

Pa anashkaluar faktin që ky është një urdhër i përsëritur i drejtueses së arsimit të Durrësit, e cila vetëm pak kohë më parë, u denoncua në një emision investigativ televiziv, për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të ligjit të arsimit parauniversitar.

Në bazë të nenit 328a paragrafi dytë i kodit penal:

Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.”

Në këto kushte, ju bëjmë me dije se kemi informacion dhe pamje filmike, që tregojnë drejtues dhe punonjës të arsimit publik parauniversitar, të cilët kanë  organizuar këto takime elektorale. Këto materiale që shërbejnë për të dëshmuar se kemi të bëjmë me një krim zgjedhor do të depozitohen pranë autoriteteve përkatëse.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje mësuesve të arsimit publik parauniversitar në Durrës të distancohen menjëherë nga organizimi i takimeve elektorale,në mbështetje të Emiriana Sakos, në kundërshtim me ligjin.

Këto shkelje të kryera  me vetëdije janë tregues i frikës që i ka pushtuar, Durrësi ka zgjedhur për kryetar të bashkisë z. Igli Cara

Çdo qytetar duhet të shkojë i qetë përpara kutive të votimit. Ne do të denoncojmë çdo përpjekje që do të ndikojë në tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve dhe shkelësit e ligjit do të mbajnë përgjegjësi penale.

 

Etiketa: Durrestakime elektoralezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025
AKTUALITET

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
Para

E rëndë në Spanjë/ Vritet 30 vjeçari shqiptar, braktiset në dyert e spitalit

TË GJITHA

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese/ Veliaj “prek në sedër” trupën gjykuese: Mbroni demokracinë (LIVE)

11:33 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

11:25 : 31/10/2025

Bardhi shkresë Peleshit: Anuloni votimin për Komisionin Rregullator, keni shkelur Kushtetutën

11:19 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com